Panorama (Albania)

Policët e dehur dhunojnë gazetarët e “News 24”, arrestohen

Arrestohen në flagrancë dy efektivë, ishin të alkoolizua­r. Pezullohet nga puna punonjësja e tretë e patrullës

- DHORJELA ÇULE POGRADEC/

Polici i dehur dhunon gazetarët e "News 24". Përplasja me grupin e xhirimit, i cili po kthehej nga Selca e Poshtme e Pogradecit, zbuloi një skandal në radhët e uniformave blu.

Dy prej punonjësve të Policisë në patrullë rezultuan të alkoolizua­r. Menjëherë pas denoncimit publik në media të këtij rasti, drejtori i Policisë së Korçës pezulloi nga detyra efektivët, të cilët më pas u arrestuan nga SHÇBA- ja. Nga verifikimi rezultoi se sasia e alkoolit të konsumuar ishte mbi normalen, fakt i patolerues­hëm kur punonjësit e policisë janë në krye të detyrës. Ata do të hetohen për shpërdorim detyre dhe për dhunim të gazetarëve të "News 24".

DHUNIMI I GAZETARËVE

Grupi i xhirimit të televizion­it "News 24" po kthehej nga fshati Selcë e Poshtme e Pogradecit, ku realizuan një kronikë për rastin e tri vajzave minorene të zhdukura. Në kthim, ata kanë konstatuar patrullën e policisë, të cilën e kanë filmuar për të treguar mbi masat e marra pas alarmit të familjes për zhdukjen e tri të miturave. Gazetarja Lediona Xheladinaj u shpreh se, "ndërsa po ktheheshim, një fshat më poshtë kemi vënë re makinën e policisë. Jemi ndalur për të filmuar makinën për të treguar se edhe policia ishte e pranishme në këtë zonë. Punonjësi i Policisë është drejtuar duke më tërhequr zvarrë për të më futur me dhunë në automjet". Fillimisht mësohet se punonjësi me uniformë e ka shtyrë operatorin, duke ia rrëzuar kamerën nga duart. Në momentin kur gazetarët hynë në makinë, polici filmohet me telefon celular, ndërsa u kërkon që të mos filmohet, se po e merrnin në qafë, pasi "nuk ishte mirë". Por, siç ka treguar gazetarja, punonjësi ishte i dehur. "Polici që duket në video na tha mos na filmoni se unë jam në gjendje të dehur dhe do më merrni në qafë. Në momentin kur ai ka vënë re që kamera ka qenë duke xhiruar, e ka gjuajtur dhe kamera ka rënë në tokë, dhe nuk e kemi kapur dot momentin kur na ka dhunuar mua dhe operatorin. Ka qenë edhe një punonjëse policie femër në momentin që kemi zbritur dhe na tha ju lutem mos filmoni se punonjësi i policisë është i dehur dhe s'është në gjendje t'ju kuptojë që ju po bëni punën", ka rrëfyer gazetarja. Në një prej bisedave dëgjohet polici, i cili pohon se nuk është mirë, ndërsa ndërhyn edhe kolegu i tij, duke i kërkuar grupit të xhirimit që të mos filmonin automjetin e tyre.

REAGIMI

Sapo janë bërë publike pamjet dhe dëshmia e gazetares dhe e operatorit të "News 24", drejtori i Policisë së Korçës, Ajet Zyberi, urdhëroi pezullimin nga detyra të tre punonjësve të patrullës së komisariat­it deri në përfundimi­n e procedurav­e. Ata iu nënshtruan kontrollit për konsumin e alkoolit, i cili ka rezultuar në shkallë të lartë për dy efektivët, njëri polic dhe tjetri inspektor. Pas këtij rezultati është urdhëruar arrestimi i tyre, ndërsa për punonjësen e policisë, pjesë e stafit, u vendos masa e procedimit disiplinor. Për këtë rast reagoi edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani. Ai u shpreh se dënon veprimin krejtësish­t të paligjshëm dhe në kundërshti­m me funksionet e etikën e Policisë së Shtetit të punonjësve të Policisë ndaj grupit të gazetarëve të televizion­it "News 24". "Avokati i Popullit përshëndet reagimin e menjëhersh­ëm të strukturav­e të Policisë së Shtetit, duke vepruar me forcën e ligjit ndaj veprimeve arbitrare të këtyre punonjësve të Policisë", theksoi Totozani, duke shtuar se është e patolerues­hme çdo ndërhyrje që cenon lirinë e medias.

 ??  ?? Një nga policët e arrestuar
Një nga policët e arrestuar
 ??  ?? Automjeti i patrullës së Policisë që dhunoi gazetarët
Automjeti i patrullës së Policisë që dhunoi gazetarët
 ??  ?? Një prej punonjësve të policisë i arrestuar në Pogradec
Një prej punonjësve të policisë i arrestuar në Pogradec

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania