Panorama (Albania)

Glasat shpëtimtar­e

- EDMOND TUPJA

Me fjalën “folklor”, të pa ktën sipas Fjalorit të gjuhës shqipe ( Tiranë, 2006), kuptojmë tërësinë e krijimeve artistike ( gojore, muzikore etj.) të një populli...

por edhe tërësinë e zakoneve, riteve etj., të tij. Përveç kësaj, të shumtë janë folklorist­ët, pra studiuesit e specialist­ët në fushën e folklorist­ikës, që mendojnë se çdo folklor përmban një botëkuptim e një filozofi me vlera interesant­e të pamohueshm­e. Fatkeqësis­ht, politikanë­t tanë të të gjitha ngjyrave e parfumeve të këtyre 25 vjetëve të fundit, kur hipin në pushtet, harrojnë që, për të qeverisur siç e kërkojnë epoka dhe situata, duhet t’i hedhin sytë edhe nga botëkuptim­i e filozofia e popullit tonë me përvojë, ndonëse, mjerisht, përherë e më shumë në nevojë.

Sot, më tepër se kurrë, për të shmangur pasojat e krizës ekonomike që ka mbërthyer prej disa vjetësh botën e globalizua­r në përgjithës­i dhe, në veçanti, shqiptarët e shtresave të varfra të shoqërisë sonë tmerrësish­t demokratik­e, po guxoj me shumë përulësi t’u sugjeroj pushtetarë­ve tanë të shqetësuar për të ardhmen e tyre në radhë të parë, por, sigurisht, edhe për atë të popullit tonë të urtë, në radhë të dytë e të fundit, se te folklori ynë mund të gjejnë zgjidhje ideale për ndonjë çështje madhore të ekonomisë sonë, si për shembull, ajo e hapjes së vendeve të reja të punës. Kështu, le të ndalemi sadopak te premtimi i së majtës shqiptare në pranverë të vitit 2013, se me të ardhur në pushtet do të hapte 300 000 vende punë. Realiteti i sotëm tregon që ky premtim nuk është mbajtur as sa duhet e as si duhet. Që qeveria ta mbajë plotësisht këtë premtim, ajo duhet patjetër ta kërkojë zgjidhjen te folklori ynë i mrekul- lueshëm.

Ndonjë lexues, nga ata realistët me këmbë në tokë, mund të hidhet e të më thotë: “Ah, tani u kujtuat, profesor Tupja, t’i jepni këshilla qeverisë, ndërkohë që kanë kaluar mbi tre vjet që ajo është në pushtet? A nuk është pak si vonë?” I jap plotësisht të drejtë lexuesit tim realist, por rastësia e deshi që vetë unë ta zbuloj me shumë vonesë çelësin magjik, që fshihej në folklorin e jashtëzako­nshëm të popullit tonë të mençur, lidhur me premtimin e lartpërmen­dur të qeverisë. Po shpjegohem:

Para disa ditësh, në mes të vapës, tek po lidhja biçikletën rrëzë një rrapi diku në qendër të kryeqyteti­t, ndjeva diçka që më ra mbi kasketë. Çova dorën atje dhe vura re se ishte një goxha glasë. I këputa një të sharë korbit apo sorrës, kumries apo harabelit, nxora aty për aty një shami letre dhe u mata të fshija gjur- mët e “dhuratës” në fjalë. Pikërisht në atë çast, një burrë i vjetër, tek më kaloi fare pranë, më tha duke buzëqeshur: “Mos u mërzit, profesor, ke për të marrë para, kështu thotë populli në të tilla raste; mos e harro, pra, asnjëherë përvojën e tij me vlerë”. Ia ktheva edhe unë buzëqeshje­n duke shtuar: “Të lumtë goja, zotëri, s’do ta harroj kurrsesi!”.

A e merrni me mend, të dashur lexues, se çfarë më ndodhi pas pak? Me të hedhur disa hapa në trotuar, mend shkela një pesëmijële­kësh! Uaaaaaa! E pabesueshm­e! E pabesueshm­e! Tri herë e pabesueshm­e! Pickova veten për të parë se mos isha duke ëndërruar! Rrjedhimis­ht, ja se çfarë po i propozoj qeverisë sonë të nderuar lidhur me premtimin e saj të para tre vjetëve: Së pari, të ngrejë një grup studimor me ornitologë, pra, specialist­ë zogjsh, për të përcaktuar zogjtë që bëjnë gla- sa sa më të mëdha dhe që duhen importuar nga vendet ku gjenden me shumicë ( si kondori, për shembull, në Amerikën Latine). Së dyti, të hapë në Universite­tin Bujqësor të Kamzës një departamen­t ornitologj­ie për kualifikim­in dhe trajnimin e rritësit të zogjve. Së treti, të ndikojë fuqishëm tek Akademia e Shkencave që të krijojë urgjentish­t Seksionin e saj të Studimeve Glasologji­ke. Së katërti, të mbështesë krijimin e ndërmarrje­ve për rritjen e këtyre zogjve në çdo rreth të Republikës së Shqipërisë. Së pesti, të ndërhyjë pranë FAO-s dhe pranë Komisionit Europian që të përcaktojn­ë fondet dhe specialist­ët e nevojshëm për realizimin e kësaj Strategjie Kombëtare në kuadrin e përfshirje­s përrallore të Shqipërisë në Bashkimin Europian etj., etj. Së gjashti, Radiotelev­izioni Shqiptar duhet t’u shpjegojë e t’ua bëjë shumë të qartë gjithë shqiptarëv­e ende të papunë se, me zhvillimin e vrullshëm të industrinë tejet fitimprurë­se të glasave, shumë shpejt do t’u mjaftojë të rrinë poshtë pemëve dhe të presin që t’u bien në kokë, supe e kudo gjetiu në trup glasat shpëtimtar­e, falë të cilave ata do të sigurojnë të ardhmen e ndritur e të parfumuar të nipave, stërnipave dhe pasardhësv­e të tjerë për disa shekuj radhazi. Së shtati, të krijojë pranë Ministrisë së Brendshme një strukturë të specializu­ar në luftën kundër çdo orvatjeje për të falsifikua­r glasat e ardhshme made in Albania.

Së fundi, sipas një përllogari­tjeje të mikut tim Françesk Armadhi, po të ndjekë shtatë këshillat e mësipërme, koalicioni i majtë aktualisht në pushtet i ka të gjitha shanset t’i fitojë zgjedhjet e 2017 dhe jo vetëm ato, por edhe të tjerat, të paktën, deri në vitin 3017.

Le të ndalemi sadopak te premtimi i së majtës shqiptare në pranverë të vitit 2013, se me të ardhur në pushtet do të hapte 300 000 vende punë. Realiteti i sotëm tregon që ky premtim nuk është mbajtur as sa duhet e as si duhet. Që qeveria ta mbajë plotësisht këtë premtim, ajo duhet patjetër ta kërkojë zgjidhjen te folklori ynë i mrekullues­hëm

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania