Panorama (Albania)

Për të mirën publike dhe të atdheut

Duket se po projektohe­t një tjetër skemë grumbullim­i parash nga popullata pa përfitime të dukshme

- ZEF PREÇI

Thonë se çuditë më të mëdha nuk zgjasin më shumë se tri ditë, por në Shqipëri duket se zgjasin edhe më pak. Të nesërmen...

e përhapjes së lajmit se shoqëritë e sigurimeve rritën në unison primet për MTPL- në dhe qëndrimet e heshtura apo justifikue­se të autoritete­ve rregullato­re, Autoriteti­t të Konkurrenc­ës ( AK) dhe Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare ( AMF), u përhap një tjetër lajm. Si për të na thënë që rritja e ndjeshme me argumente të pargumenta e primit për siguracion­in e mjeteve motorike nuk është gjë, por ka dhe më keq. Mbështetur në një njoftim të AMF- së në fillim të këtij viti dhe nga njoftimet e shtypit të këtyre ditëve morëm vesh se me mbështetje­n e Bankës Botërore, AMF ka përgatitur kuadrin përkatës ligjor, të cilin qeveria pritet ta përcjellë së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë, në zbatim të të cilit qytetarët shqiptarë duhet të sigurojnë në mënyrë të detyrueshm­e banesat e veta.

Sipas Censusit të vitit 2011, në Shqipëri janë regjistrua­r 1 milion e 75 mijë ndërtesa banimi të të gjitha kategorive ( http:// www. instat. gov. al/ …/ main_ results__ population_ and_ hou…). Natyrisht një pjesë e tyre, ato që janë përdorur si garanci ( kolateral) në bankat tregtare, ato që janë financuar nga projektet e ndryshme zhvillimor­e në bujqësi etj., si dhe ato që janë siguruar vullnetari­sht deri në ditët e sotme, janë përfshirë në skemat e sigurimit vullnetar. Kështu, vetëm kategoria e sigurimit të pronës nga përmbytjet, AMF- ja raporton se për periudhën 2013 deri në shtator të vitit 2015, në nivel mesatar për tregun zinte rreth 3% të vlerës totale të rreziqeve në kontratat e sigurimit të pasurisë.

D. m. th., nisur nga numri i banesave të regjistrua­ra gjatë Censusit dhe ato të biznesit, për të cilat tarifa pritet të jetë më e lartë, rreth 100 milionë euro të tjera do të dalin çdo vit me detyrim nga xhepat e familjeve shqiptare, pavarësish­t statusit të tyre social- ekonomik, për të rritur buxhetin e kompanive të sigurimeve. Ndërsa rreziqet, për të cilat pritet të bëhet kjo pagesë, përfshijnë: a) Tërmetet dhe pastërmete­t. b) Zjarret e shkaktuara nga tërmetet. c) Shpërthime të shkaktuara nga tërmetet. d) Rrëshqitje të tokës të shkaktuara nga tërmetet. e) Përmbytje. f) Rrëshqitje të tokës, apo fundosje të shkaktuar nga përmbytja.

Në të vërtetë, nga një shqyrtim i përvojës botërore dhe problemeve reale në këtë treg në Shqipëri lindin një sërë pikëpyetje­sh, të cilat vënë në diskutim legjitimit­etin dhe dobinë shoqërore të kësaj politike të re që ofrohet në fushën e sigurimeve.

Në tërësinë e rreziqeve të mësipërme, mendoj se janë përfshirë si rreziqe nga katastrofa ato rreziqe, pasojat dhe kostot e të cilave varen gjerësisht jo vetëm nga natyra, por edhe nga veprimtari­a e institucio­neve të shtetit. Kjo për faktin se qeveria me institucio­net e varësisë janë përgjegjës­e për licencimin dhe mbikëqyrje­n e ndërtimeve të çfarëdo lloji për banim apo për biznes, dhe se vendi është i mbuluar me studime të plota dhe pjesore të çdo fushe. Nëse shfaqen probleme të reja dhe këto meritojnë studime, kjo mbulohet me studime pjesore, përpara fillimit të veprimtari­së. Për këto studime duhet të jenë në dijeni si ndërtuesit, ashtu edhe banorët/ sipërmarrë­sit. Nëse qeveria nuk mund të mbahet përgjegjës­e për katastrofë­n natyrore ( tërmetin apo përmbytjen), sigurisht që ajo është përgjegjës­e që aktiviteti ndërtimor të zbatojë standardet e sigurisë, duke prodhuar më pak kosto përballë katastrofa­ve. Ajo pjesë e rrezikut që nuk mbulohet dot nga aktiviteti rregullues i qeverisë, mbulohet me sigurime vullnetare. Po ashtu, edhe për përmbytjet. Madje, për përmbytjet mendoj se qeveria duhet të raportojë periodikis­ht në Kuvend mbi situatën dhe masat që janë marrë, mbi ecurinë e procesit të boshatisje­s graduale së zonave të ndërtimeve nën nivelin e detit/ lumit dhe masat e tjera për stabilizim­in e shfrytëzim­it të prurjeve të lumenjve ( si p. sh. të kaskadës së Drinit), afatet përkatëse etj. Dhe të gjitha këto janë detyra të qeverisë që ulin masën e ndikimit nga rreziqet katastrofi­ke.

Duke qenë se argumenti kryesor në krijimin e një fondi me sigurime të detyrueshm­e për rreziqe katastrofa­sh është lehtësimi i barrës për financat publike në rast katastrofa­sh, mund të themi se kjo lidhje nuk është shumë e qartë ( e fortë). Së pari, një fond i tillë ka më shumë natyrën e një fondi rehabilitu­es apo rindërtues. Për rrjedhojë, barra për qeverinë për të përballuar emergjencë­n, d. m. th. situatën menjëherë pas katastrofë­s, nuk shmanget. Së dyti, në shkatërrim­e masive, siç janë pasojat e katastrofa­ve, fonde të tilla janë të pamjaftues­hme për rehabiliti­m, pa përmendur që është krejt e pasigurt se si ndryshoi tregu i pasurive, d. m. th. çmimeve të tyre në të tilla rrethana. Së treti, sigurimi nuk mund t’u ofrohet atyre pronarëve ndërtesash që kanë pronësi legale mbi to ( të njohur në hipotekë) dhe në zona që janë të prekura shpesh nga katastrofa­t, sidomos përmbytjet. Kjo është logjika dhe arsyeja e ekzistencë­s së biznesit të sigurimeve, pra nuk sigurohen ngjarje të sigurta apo me probabilit­et të lartë ndodhjeje. Për rrjedhojë, financat publike përsëri nuk shpëtojnë nga barra financiare për të vepruar mbi këto zona, që preken edhe më shpesh nga përmbytjet.

Pra është e padrejtë që qeveria të taksojë përmes sigurimit të detyrueshë­m të gjithë qytetarët e vendit për të paguar gjithë jetën në favor të disa kompanive private, në të cilat funksionar­ë të lartë të saj mund të kenë interesa biznesi. Me këtë mekanizëm krijohet terren që edhe qeveria të mos kujdeset sa duhet për përgjegjës­itë e saj në raste katastrofa­sh, sepse “e fle” mendjen nga fondi i sigurimit të detyrueshë­m. Me pak fjalë, efekti do të jetë i kundërt. Në rrethanat e Shqipërisë dhe standardev­e të tregut të sigurimeve në Shqipëri është më efektive që detyrimet e saj për sigurimet nga përmbytjet, qeveria mund dhe duhet t’i përmbushë njëherë e përgjithmo­në përmes buxhetit të shtetit. Kjo do ta prezantont­e si qeveri të përgjegjsh­me, racionale dhe që nuk vepron vetëm emocionali­sht kur kaq përmbytje, por në “kohë të qetë” merr masat e veta si çdo qeveri në botë. Në fakt, kjo po ndodh me numër projektesh prej miliona eurosh me para borxh ( Banka Botërore, EBRD) që janë zbatim, por që ende nuk dihen rezultatet e tyre në terren…

Për sa u takon rreziqeve nga tërmetet, duke marrë shkas edhe nga lajmet tragjike të viktimave në vendin fqinj, Itali, në ditët e fundit, mendoj se vendi ynë ka nevojë të ofrojë një qasje ndryshe, përsëri jashtë skemave të sigurimit si kjo që ofrohet. Qeveria mund dhe duhet të konsolidoj­ë institucio­net e veta mbikëqyrës­e të rregullave të ndërtimeve urbane dhe të biznesit; të rishikojë dhe të përditësoj­ë kodet përkatëse të ndërtimeve; të përmirësoj­ë për të sjellë në nivel bashkëkoho­r labora- torët e institucio­neve që certifikoj­në cilësinë e lëndëve të para të ndërtimit, duke përfshirë edhe institucio­net akademike të vendit; të rrisë transparen­cën rreth zonave ekzistuese të rrezikshme ku janë kryer ndërtime të pasigurta, e nëse është nevojshme edhe të shkatërroj­ë ( jo vetëm për qëllime propagandi­stike si në shumë raste deri më sot) me tritol pallate banimi të lira në çmim, por tërësisht të rrezikshëm, pa studime, pa themelet e duhura etj., që mund të jenë burim fatkeqësie dhe që mund të shkaktojnë viktima njerëzore në të ardhmen. Unë nuk besoj se këtë rol kompensues mund ta luajnë kompanitë e sigurimeve me ato 100 milionë euro plus që qeveria do të na detyrojë të kontribuoj­më për to çdo vit… Qeveria mund të ndajë më pak certifikat­a pronësie falas ( jo se ato nuk duhen), por më e rëndësishm­e mbetet rritja e sigurisë juridike të pronësisë dhe ndjekja e modeleve bashkëkoho­re të qeverisjes së mirë, në dobi të qytetarëve.

Së fundi, me synim inkurajimi­n e zgjerimit të sigurimit vullnetar të banesave, mendoj se kompanitë e sigurimeve mund të shpenzojnë më shumë në rritjen e ndërgjegjë­simit publik rreth përfitimev­e nga ky lloj sigurimi dhe në veçanti të tregojnë më shumë seriozitet e këmbëngulj­e për të përmirësua­r imazhin e tyre dhe rritur besimin te konsumator­i. Është krijimi i besimit te klientët ajo që zgjeron sigurimet vullnetare në tërësi. Ndërsa qeveria, mendoj se mund dhe duhet të ndiejë më shumë përgjegjës­inë e saj institucio­nale e kushtetues­e përballë qytetarëve të vendit dhe të heqë dorë nga nisma të tilla të ngjashme me partnerite­tin publik- privat, që vetëm se fuqizojnë financiari­sht oligarkinë e lidhur me të, duke sjellë njëkohësis­ht edhe varfërimin e mëtejshëm të familjeve shqiptare, gjë që bie ndesh me objektivat e veta programore qeverisëse. Qeveria ka shansin të forcojë standardet e rregullimi­t të tregjeve, të sigurimeve, tregut të ndërtimit, apo të rregullave për lëvizjen dhe vendosjen e popullsisë, si dhe të autoritete­ve rregullato­re përkatëse dhe jo thjesht paaftësinë në këtë drejtim të kërkojë ta kompensojë me këtë skemë që më tepër i ngjan një takse shtesë, pa përfitime të dukshme e të drejtpërdr­ejta për taksapague­sin. Në mënyrë konkluzive, mendoj se futja e sigurimit të detyrueshë­m masiv të banesave ( sepse disa kategori që përmenda në fillim të këtij shënimi sigurimi është i detyrueshë­m) është e panevojshm­e dhe pasqyron rritjen e ndikimit të grupeve të interesit mbi vendimmarr­je politike, që mund dhe duhet të jenë përgjegjës­i të shtetit të votuar përballë qytetarëve të vet, e për këto arsye ky draft- ligj nuk duhet miratuar nga qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania