Panorama (Albania)

Del formulari A1Z, Ministria: Afatet për maturantët

Maturantët, dy ditë kohë për plotësimin e formularit A1 Z

- TIRANE

Ministria e Arsimit hap sërish garën për të aplikuar në universite­te. Të gjithë maturantët që kanë shlyer detyrimet me provimet e maturës, e që nuk janë regjistrua­r për kuotat e pranimeve të raundit të parë, mund të hyjnë në sistemin e online të maturës për të qenë pjesë e garës së kuotave që do të plotësohen në raundin e dytë.

Aplikimet plotësohen nga maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2016, por të cilët kishin pasur detyrim për të dhënë provime. Në aplikime do të marrin pjesë edhe maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit, por pas njehsimit të diplomës rezultoi që ata kishin ende për të dhënë provime. Maturantët kanë dy ditë kohë të plotësojnë formularin A1 Z. “Në datat 3031 gusht do të hapet sistemi “Matura Online” për regjistrim­e. Ata kandidatë të cilët nuk kanë detyrime të provimeve të maturës, mund të regjistroh­en në këto data, duke u paraqitur në shkollat përkatëse”, bëhet me dije nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Për plotësimin e formularit, maturantët duhet të paraqesin vërtetimin nga shkolla përkatëse ku kanë dhënë provimin. Vërtetimi duhet të përmbajë vlerësimet për të gjitha provimet me detyrim të dhëna nga maturanti, si dhe provimet me zgjedhje dhe vlerësimet e shkallëzua­ra për secilin. Plotësimi i formularit ndiqet nga mbikëqyrës­i, apo thënë ndryshe nga personi i ngarkuar nga drejtoria e shkollës. Në një fazë të dytë, këta kandidatë do të plotësojnë edhe formularin e renditjes së preferenca­ve për studimet e larta, fituesit e të cilit do të shpallen gjatë muajit shtator.

 ??  ?? Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania