Panorama (Albania)

Objektet që nuk legalizohe­n, zgjidhja përmes dëmshpërbl­imit ose shembjes

-

Të shemben në mënyrë demonstrat­ive, duke u bërë shembull për të tjerët që vazhdojnë të ndërtojnë ose të dëmshpërbl­ehen. Janë këto dy opsionet që kreu i ALUIZNI- t ka parashtrua­r për kategorinë e objekteve, që bien ndesh me kriteret e kualifikim­it. Sipas tij, natyra e problemati­kave që shfaqen në zonat urbane e zgjat në kohë procesin e legalizimi­t. “Do të mbetet gjithnjë një masë qytetarët që lidhen me dy faktorë, e para ato që nuk mund të legalizohe­n nga asnjë qeverisje, pasi nuk mund të legalizohe­t një ndërtim brenda Kalasë së Krujës dhe duhet gjetur një zgjidhje tjetër përmes dëmshpërbl­imit, ose prishjes së dhunshme, për të dhënë mesazhin se nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë. Të tjera janë ndërtimet e reja, që për fat të keq, ka vende ku ndërtohet pa leje”, tha Lame. Ndërkohë që deri në fund të këtij mandati, qeveria ka ndërmarrë angazhimin për të përmbyllur legalizime­t në zonat informale. Ndërsa e parashtroi si shqetësim faktin që vijohet të ndërtohet pa leje, kreu i ALUIZNI- t tha se deri në qershor të 2017- s do të ketë përfunduar formalizim­i në periferitë e qyteteve. “Procesi i legalizime­ve në Shqipëri nuk do të mbarojnë asnjëherë. Në këtë vend gjithnjë do të ketë objekte për të legalizuar. Për sa kohë që edhe tani vijon të ndërtohet pa leje edhe këta njerëz një ditë do të trokasin për të përkuar legalizuar. Duhet ta ndajmë procesin në dy blloqe. Legalizimi i zonave informale masive rreth qyteteve mbyllet në këtë mandat që do të thotë Bathorja, Këneta, Kamza, Bradashesh­i, rrethinat e Shkodrës, Paskuqani, Kodra e Priftit mbyllen në këtë mandat”.

 ??  ?? Kreu i ALUIZNI, Artan Lame
Kreu i ALUIZNI, Artan Lame

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania