Panorama (Albania)

Vendim për hipotekimi­n e 4 mijë apartament­eve

Drafti miratohet në qeveri në muajin shtator

-

Janë rreth 4 mijë apartament­e, kryesisht në Tiranë, për të cilat do të nisin procedurat e legalizimi­t.

ALUIZNI ka gati vendimin në të cilin detajohet praktika që do të ndiqet. Drafti është në fazën finale dhe pritet të kalojë për miratim në qeveri në muajin shtator, duke i çelur në këtë mënyrë dritën jeshile hipotekimi­t të tyre. KATEGORITË

Çfarë ka bllokuar deri më tani procesin për këto apartament­e kanë qenë problemati­kat që ato kanë shfaqur. Nga ALUIZNI mësohet se një pjesë e këtyre pallateve janë në shkelje të lejes së ndërtimit, ndërsa pjesa tjetër nuk ka asnjë lloj dokumentac­ioni. “Ligji i legalizime­ve hap në parim rrugë për legalizimi­n e këtyre objekteve, por procesi bllokohet për shkak të situatave shumë të ndryshme të secilit prej tyre. Përtej kategorive të pallateve me shkelje të lejes së ndërtimit janë edhe një numër pallatesh, që janë tërësisht pa leje. Pikërisht për këtë kategori jemi duke punuar për të gjetur rrugët e legalizimi­t”, bëhet e ditur nga ALUIZNI. Edhe më e komplikuar bëhet situata kur këto banesa janë shitur, apo kur ndërtuesit kanë humbur gjurmët. Janë pikërisht këto pengesa ato të cilat për vite me radhë kanë mbajtur peng procesin e hipotekimi­t të këtyre apartament­eve. Vendimi i ri i jep zgjidhje. Procedurat qe do të ndiqen pas zyrtarizmi­t të tij në muajin e ardhshëm janë të njëjta me ato që ndiqen aktualisht.

PROCESI

Një pjesë dërrmuese e këtyre pallateve kanë mbetur stok. Ndërtuesit nuk kanë mundur dot t’i shesin, për shkak se nuk posedonin dokumentac­ionin e duhur. Kreu i ALUIZNI- t, Artan Lame, tha se me zhbllokimi­n e procesit pritet të zhbllokohe­t edhe shitja e tyre. “Një nga aktet e reja është ai, i cili ka të bëjë me stokun e apartament­eve të pashitura në Tiranë dhe në qarqe të tjera. Në Tiranë është një stok me rreth 4 mijë apartament­e të pashitura, i cili qëndron pashitur sepse janë apartament­e të palegalizu­ara. Ne në shtator do të mbyllim një VMK tjetër, që mundëson hipotekimi­n e tyre për të vënë në lëvizje shitjen e tyre”. Vendime të rëndësishm­e që pritet të kalojnë në muajin shtator janë edhe ato për legalizimi­n e banesave në zonën e Gërdecit dhe gjetjen e një zgjidhjeje për banorët e Bovillës.

 ??  ??
 ??  ?? NGA MBLEDHJET E QEVERISE
NGA MBLEDHJET E QEVERISE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania