Panorama (Albania)

Shehu: Unë i vjetër? Jam bërë profesor që 22 vjeç

“Kam punuar me të rinjtë, dhe ata janë burimi i energjisë”

- TIRANE

Kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe kandidati i koalicioni­t të djathtë për Bashkinë e Dibrës kanë zhvilluar një takim me të rinjtë e Peshkopisë.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, theksoi se rinia është pararendës­e e fitores së PDsë në Dibër dhe gjithë Shqipërinë. Ashtu si në vitet ‘ 90, edhe sot është detyrë e rinisë të largojë të keqen dhe t’ua kthejnë Dibrën dibranëve. “Ju jeni paralajmër­uesit e parë të fitores sonë. Fitorja nuk është kurrë më e siguritë se sa kur është në duart e rinisë dhe fitorja në Dibër është në duart e rinisë dibrane”, tha Basha.

PËRGJIGJJA Nga ana tjetër, kandidati i PD- së për Bashkinë e Dibrës u ka dhënë përgjigje akuzave të Kryeminist­rit Rama se është i vjetër dhe në prag pensioni. Por për Sherefedin Shehun rinia është burimi i energjisë për zbatimin e projekteve të tij për Dibrën. Ai u shpreh se ka qenë profesor që në moshën 22- vjeçare dhe se ka punuar me të rinjtë. Krijimi i kushteve për arsimim dhe mundësive për punësim janë prioritet i Sherefedin Shehut. “Ju na jepni zemër. Ju jeni dëshmia që fitorja vetëm pret datën 11. Edi Rama ka thënë që unë jam pak i vjetër, por fatmirësis­ht unë jam rritur me rininë. Që në moshën 22- vjeçare unë kam qenë profesor. Ju do të jeni pjesa e ndryshimit të qytetit. Unë do t’ju mbështes që të shkollohen­i ashtu siç e meritoni ju dhe Dibra. Dibra është vendi me pasuri intelektua­le. Dibra është vendi me një trashëgimi të madhe dhe kësaj pasurie ne do t’ia rrisim vlerat, duke sjellë investime në Dibër. Flasim për investime private. Ne do të krijojmë një vizion të ri, por realizimi i tyre kërkon energji dhe atë energji do ta marr te ju. Ju do të jeni energjia e realizimit të projekteve të zhvillimit të Dibrës”, tha Shehu.

 ??  ?? Shehu dhe Basha dje në Dibër me të rinjtë
Shehu dhe Basha dje në Dibër me të rinjtë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania