Panorama (Albania)

Pas LRI edhe FRESSH nis kampin veror në Jalë

-

Forumi Rinor Eurosocial­ist nisi dje kampin veror të Jalës, ku marrin pjesë mbi 500 të rinj nga i gjithë vendi. Gjatë pesë ditëve të këtij kampingu, ku do të marrin pjesë dhe garuesit e fazës së dytë të “FRESSH Voice”, të rinjve do t’u bashkohen edhe Kryeminist­ri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, deputeti Pandeli Majko etj. Në fjalën përshëndet­ëse, sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali, theksoi se “Partia Socialiste është forca e të rinjve. Kryeminist­ri Rama dhe Qeveria e majtë nuk i kanë tradhtuar kurrë interesat e brezave të ardhshëm, duke i konsiderua­r si pasuria më e madhe e vendit”. Më tej, Spiropali shtoi se “FRESSH është forumi që ka bërë histori, e ndaj duhet të jeni krenarë që i keni dhënë frymën tuaj këtij forumi progresist”. Duke iu përgjigjur skeptikëve të aktivizimi­t politik, Elisa Spiropali kishte një mesazh: “Mos i dëgjoni skeptikët, ndryshimin e sjellin vetëm ata që punojnë”. Në mbyllje të fjalës së saj, Spiropali u shpreh besimplotë se: “Do të punojmë, do të argëtohemi dhe do të fitojmë së bashku betejën e 2017- s për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër”.

Ndërkohë, i ftuari i ditës së parë në Akademinë Politike verore ishte lektori Mentor Nazarko. Ai foli para të rinjve të FRESSH- it për politikën në Ballkan, si edhe pozicionin e Shqipërisë në të. Nazarko vuri theksin në rolin konstrukti­v të Shqipërisë në politikën rajonale, duke veçuar angazhimin konkret të Kryeminist­rit Rama.

 ??  ?? Rama në Jalë, gjatë kampingut të vitit të kaluar
Rama në Jalë, gjatë kampingut të vitit të kaluar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania