Panorama (Albania)

Duma: Veliaj shkeli ligjin, nuk emëroi administra­torin e landfillit

-

Partia Demokratik­e ka vijuar dje akuzat ndaj kryebashki­akut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e bërë përgjegjës direkt për vdekjen e 17- vjeçarit, Ardit Gjoklaj, në landfillin e Sharrës. Sekretarja e Marrëdhëni­eve me Publikun në PD, Grida Duma, e quajti si krim dhe skemë të pastër korrupsion­i dhënien me koncesion të landfillit të Sharrës. “Krimi në landfillin e Erion Veliajt e ka origjinën në një skemë të pastër korrupsion­i e paligjshmë­rie. E gjitha nisi në maj të këtij viti, kur Veliaj kaloi në Këshillin Bashkiak ndërmarrje­n ‘ Eco-Tirana’. Pa garë, pa konkurrenc­ë, ai i dha një kompanie italiane 49 për qind të aksioneve, ndërkohë që vetë mbajti 51 për qind të saj. E bëri firmën italiane pronare të mbetjeve të Tiranës dhe i dha asaj ekskluzivi­tetin e tregtimit, riciklimit dhe përfitimit prej kësaj industrie. Dhe, për më tepër, Erion Veliaj vendosi t’i dhurojë edhe 2.5 milionë euro vetëm vitin e parë. Shumë që, sipas planit të miratuar, do të rritet nga viti në vit. Të gjitha këto janë një grumbull me shkelje të Erion Veliajt. Por më e rënda është se ende sot që flasim, edhe pse firma e tij ka nisur punimet, nuk re-

zultontrat­orlin, pra përgjegjës­zyrtarisht personi një për që adminis- landfil-është përgjegjës për sigurinë dhe respektimi­n e Kodit të Punës”, u shpreh Duma. Ajo ka publikuar dhe ekstraktin e QKR- së, në të cilën, sipas Dumës, mungon emri i administra­torit ekzekutiv. “Këto fakte e nxjerrin direkt përgjegjës Erion Veliajn për paligjshmë­rinë e landfillit, për atë aferë krimi e korrupsion­i që mori jetën e Arditit. Këto fakte e nxjerrin direkt përgjegjës Erion Veliajn për shfrytëzim­in e të miturve e mosrespekt­imin e normave të sigurisë dhe Kodit të Punës”, tha dje Duma.

 ??  ?? Duma dje gjatë konferencë­s për shtyp
Duma dje gjatë konferencë­s për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania