Panorama (Albania)

Fier, i dënuari: Deshën të më vrisnin në qeli Andon Golemi: Më sulmuan 12 veta. Reagojnë burgjet

-

TIRANE – Një i dënuar me 25 vjet heqje lirie nga burgu i Fierit ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tij pak ditë më parë. Andon Golemi nga Gjirokastr­a, i shpallur fajtor nga gjykata për veprën penale “rrëmbim personi”, pretendon se aktet e dhunës ndaj tij kanë ndodhur më 17 gusht 2016, brenda qelisë ku ai mbahej në burgun e Fierit. Sipas të dënuarit, kanë qenë 12 të burgosur të tjerë që kanë hyrë në qelinë e tij dhe e kanë sulmuar. Drejtoria e Burgjeve e mohoi këtë fakt, duke thënë se i dënuari ka qenë problemati­k me sjelljen e tij. “Jam me fat që kam shpëtuar gjallë, pasi isha një i vetëm ndaj atij grupi personash që hynë në qeli dhe më sulmuan”, tha Andon Golemi në një komunikim me telefon nga burgu i Fierit për redaksinë e gazetës “Panorama”. Ai i vendosi gazetës në dispozicio­n edhe një ankesë me shkrim, me firmën e tij, një kopje të së cilës ia kishte dërguar edhe Avokatit të Popullit, Igli Totozani. “Në orën 07: 30, këtu hapen dyert e qelive, në orë 07: 45 më erdhën hynë në qeli me leva me sende të forta dhe më sulmuan. U godita, por prapë mbeta i dëmtuar dhe më dërguan në spitalin e Fierit, ku më bënë pesë qepje në kokë”, tha i dënuari gjatë telefonatë­s me gazetën “Panorama”. “Unë s’kisha asnjë gjë, asnjë lloj problemi, isha në gjumë kur erdhën më hynë në qeli”, ka thënë 39- vjeçari. Ai pretendon se me gjithë dëmtimet shëndetëso­re që ka pësuar nga sulmi në qeli, pasi ka marrë mjekim në spitalin e Fierit e kanë dërguar në spitalin e burgut. Aty i kanë shkuar policët e burgut dhe i kanë thënë që ta dërgonin në izolim. “Më erdhën nga grupi i gatshëm, më thanë eja se do të shkosh në izolim. Kërkova urdhrin me arsyen pse ishte vendosur kjo. Më thanë shefi i policisë e di këtë. Pasi u ankova, erdhi oficeri i rojës dhe më tha rri edhe dy ditë këtu”. Ndërkohë, në datën 20 gusht, i dënuari thotë se e kanë thirrur te Komisioni i Disiplinës për t’i njoftuar masën ndëshkimor­e në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Ai thotë se raporti i shërbimit me masën ndëshkimor­e i është njoftuar me shumë vonesë pak ditë më parë. “Unë nuk kërkoj asgjë, të verifikohe­t ngjarja sepse po bëhet diskrimini­m. Këtu, në këtë burg, shefi i policisë më dërgoi në izolim kur isha palë e dëmtuar, ndërkohë që ndaj personave kryesorë që bënë ngjarjen e sulmit tim nuk ka marrë asnjë masë”, theksoi Andon Golemi. Ai pretendon se ka rrezikuar jetën në këtë ngjarje, ndërkohë që shefi i policisë së burgut nuk ka vendosur masë ndëshkuese ndaj personit kryesor që ka marrë pjesë në sulmin ndaj tij në qeli. I pyetur nga gazeta se cilët ishin autorët e sulmit ndaj tij, i dënuari tha: “Janë të dënuar, nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë problem me ta, unë tani kundërshto­j padrejtësi­në që po më bëhet me masën disiplinor­e kur jam palë e dëmtuar. Mua më erdhi SHKB- ja e burgjeve dhe nuk bëra denoncim, pasi nuk dua të merrem me këto gjëra”. Drejtoria e Burgjeve tha për “Panorama” se ka verifikuar raportin e policisë së burgut dhe pamjet e kamerave të sigurisë, që hedhin poshtë akuzat e të dënuarit. Megjithatë, atij i është kërkuar të bëjë denoncim, por nuk ka pranuar.

 ??  ?? Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve
Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve
 ??  ?? Burgu i Fierit
Burgu i Fierit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania