Panorama (Albania)

Hetimi, si u ekzekutua në Holandë Durim Sulku

Akuza: Seriali i vrasjeve nga sherri me Mentor Lufin

- TRAZHGIM SOKOLAJ

Një ditë pasi dërgoi në gjyq tre persona të akuzuar për përplasjen me armë në bulevardin e Tiranës te Fakulteti i Shkencave të Natyrës me tri viktima, publikohen detaje të hetimit të prokuroris­ë për motivin.

Sipas Prokuroris­ë, Mentor Lufi ( Doçi) dhe Gerti Goxhaj mbetën të vdekur në makinë pas sulmit me armë ndaj tyre nga shtetasi Besnik Sulku dhe italiani i dyshuar si vrasës me pagesë, Salvatore Letizia. Besnik Sulku kishte marrë italianin me vete për të vrarë në shenjë hakmarrjej­e Mentor Lufin, por pasi qëlluan me armë makinën e biznesmeni­t u përballën me reagimin e nipave të tij. Markeljan dhe Klejvi Doçi, që ishin në ruajtje të Mentor Lufit, u kundërpërg­jigjën me armë dhe vranë Besnik Sulkun, ndërsa italiani i dyshuar si vrasës me pagesë shpëtoi, pasi u arratis nga vendi i krimit dhe u arrestua në një hotel. Nipat e Mentor Lufit akuzoheshi­n se kishin vrarë në Holandë shtetasin Durim Sulku, vëllai i Besnik Sulkut, që tentoi hak- marrjen në Tiranë më 27 maj 2016. “Nga hetimet është arritur në përfundimi­n se ngjarja e ndodhur në muajin maj 2015 në Tiranë është vijim i një konflikti të nisur më parë po në kryeqytet, në dhjetor 2014 dhe që ka vazhduar në Holandë në prill 2015, e më tej është shoqëruar me ngjar- jen për të cilën akuzohen tre të pandehurit”, kanë thënë burimet e Prokuroris­ë. “Në Tiranë do të gjykohet edhe vrasja e Durim Sulkut, e ndodhur në prill 2015, në Holandë, nga vëllezërit Doçi”, theksoi Prokuroria. MOTIVI I VRASJEVE Në dosjen e dorëzuar në gjykatë thuhet se në lidhje me motivin e ngjarjes ka dyshime të bazuara se shtetasit Markeljan Doçi dhe Klejvi Doçi kanë marrë pjesë dhe kanë kryer në Holandë vrasjen e vëllait të autorit, shtetasin e quajtur Durim Sulku. Pas kësaj, Besnik Sulku në shenjë hakmarrje- je përgatiti atentatin ndaj xhaxhait të vëllezërve Doçi, shtetasit Mentor Lufi ( Doçi) në Tiranë, me datë. 19.12.2014. Mentor Lufi Doçi ka pasur një konflikt me Durim Sulkun dhe vëllain e tij, Besnikun, në Holandë. Në muajin dhjetor 2014, Mentor Lufit i është bërë një atentat dhe sipas tij ai ishte organizuar nga vëllezërit Sulku. Pas këtij atentati ndaj Lufit, në muajin mars 2015 Klejvi së bashku me të vëllain Markeljani­n kanë shkuar në Holandë dhe Mentori ka mësuar se ku rinte Durim Sulku. Markeljani ka shkuar në Ridderkerk, qytetin ku rrinte Durimi, dhe ata kanë marrë një makinë “BMW” seria 3 M3, me ngjyrë të çelur dhe në të ishin tri pistoleta, ku njëra ishte “Glock”, një tjetër me mulli me 5 fishekë dhe një tjetër me 16 fishekë. Ata janë veshur me rroba të zeza dhe me kapele në kokë, kanë pritur në parkimin pranë shtëpisë së Durimit. Rreth orës 23: 20, ai ka ardhur me një makinë të tipit “Smart” dhe ka parkuar në vendin që ishte bosh. Klejvi është afruar dhe ka parë që ai ishte vetëm në makinë dhe është kthyer në makinën e tyre “BMW”. Pastaj ka shkuar Markeljani, ka qëlluar me armë në drejtim të tij, më pas ka hipur në makinë dhe janë larguar me shpejtësi. Rreth 5 apo 6 kilometra larg vendit të ngjarjes, Klejvi ka hedhur armët në det dhe Markeljani ka hedhur në një vend si digë makinën për të fshehur gjurmët. Makina është gjetur më pas nga policia holandeze, ndërsa në kokën e sediljes së saj janë gjetur qime me ADN-në e vëllezërve Doçi.

 ??  ?? Mentor Lufi i vrarë në Tiranë
Mentor Lufi i vrarë në Tiranë
 ??  ?? Vendi ku ndodhi përplasja me armë në Tiranë
Vendi ku ndodhi përplasja me armë në Tiranë
 ??  ?? Durim Sulku
Durim Sulku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania