Panorama (Albania)

Zhduken për 20 orë tri të mitura, dorëzohen në Policinë e Elbasanit

-

POGRADEC - Tri vajza të mitura janë zhdukur nga banesa e tyre për thuajse 20 orë, ndërsa janë vetëdorëzu­ar në Policinë e Elbasanit pa bërë të qarta arsyet e largimit. Pas alarmit nga babai i dy prej vajzave adoleshent­e dhe lajmit për kërkimin e tyre, dy motrat dhe shoqja e tyre u vetëdorëzu­an mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Ato kanë thënë se u larguan vetë, duke mos pranuar të jenë mashtruar apo ndihmuar nga persona të tjerë. Rasti është regjistrua­r në fshatin Selcë e Poshtme të rrethit të Pogradecit, ku dy motrat B. Ç. dhe L. Ç., 16 dhe 14 vjeçe, si dhe një shoqja e tyre, 16 vjeçe, me inicialet A. B. janë zhdukur pa lënë gjurmë. Sipas të dhënave, vajzat ishin fqinje dhe mbrëmjen e së premtes dy motrat kishin shkuar te banesa e shoqes së tyre për të fjetur, pasi kishin marrë lejen e babait të tyre. Sakaq, ky i fundit në orët e para të mëngjesit ka shkuar për t'i parë, por nuk i ka gjetur atje. Menjëherë ka kontaktuar familjarët dhe të afërmit, por nuk ka mësuar gjë rreth tyre, çka e ka shtyrë të kërkojë ndihmën e policisë dhe të denoncojë zhdukjen e tyre. Sipas të dhënave nga banorët e fshatit, vajzat dyshohet të jenë larguar rreth orës 02: 00 të mëngjesit të së sh- tunës. Ata thanë se kanë dëgjuar një zhurmë makine, ndërsa babai i tyre ka shkuar në banesën e fqinjëve rreth orës 03: 00 të mëngjesit, por asnjëra prej tyre nuk gjendej në banesë. Vajzat e mitura kishin një marrëdhëni­e të ngushtë shoqërore me njëra- tjetrën, dhe shpesh shkonin të flinin te shoqja. Mësohet se kjo e fundit jetonte e vetme, pasi prindërit ndodheshin në emigracion, ndërsa për të kujdeseshi­n disa të afërm që banonin në fshat. Siç rrëfen babai i vajzave të mitura, i cili i ka rritur i vetëm pas divorcit, dy vajzat i kishin marrë leje për të fjetur te shtëpia e sho- qes së tyre dhe ai i kishte lejuar, ndërsa asnjëherë tjetër nuk ka ndodhur kjo gjë me vajzat e tij. "I kam rritur i vetëm vajzat, me shumë sakrifica dhe nuk dua t'u ndodhë asgjë e keqe. U dhashë leje të flinin në shtëpinë e shoqes si gjith- monë, pasi më vinte keq që edhe ajo ishte vetëm dhe mendoja se kalonin mirë së bashku, por gjithmonë i kontrolloj­a. U ngrita natën, sepse m'u duk sikur dëgjova zhurma dhe shkova të kontrolloj. Kontrollov­a si fillim shtëpinë, se thashë mos kishte hyrë njeri dhe pastaj shkova nga shtëpia ku ishin vajzat, por kur hyra atje, pashë se ato nuk ndodheshin dhe u alarmova", u shpreh babai Bashkim Ç. Ai hodhi dyshime se vajzat mund të ishin bërë pre e ndonjë mashtruesi apo trafikanti. Në orët e mbrëmjes, të tria vajzat u paraqiten në Komisariat­in e Elbasanit, duke treguar se nuk kishin pasur persona të tjerë që i kanë shtyrë drejt këtij veprimi. Motivet e largimit pritet të zbardhen pas marrjes në pyetje nga Policia e Pogradecit.

 ??  ?? Babai i vajzave
Babai i vajzave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania