Panorama (Albania)

Tiranë, kalimtari sulmohet me thikë nga “i pastrehu”

Autori i krimit, me precedentë: E qëllova se më fyeu

-

Një endacak nga Berati, person me precedentë penalë, sulmoi dje me thikë një kalimtar 50- vjeçar në Tiranë, duke tentuar ta vrasë.

Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme në afërsi të sheshit "Avni Rustemi", në Tiranë, kur 53- vjeçari Luan Ziu, i pastrehë, goditi një herë me thikë në bark shtetasin Selim Tuka. Sipas Policisë, ngjarja mësohet të ketë ndodhur për një fyerje. Sipas Ziut, që tashmë ndodhet i arrestuar, kalimtari e ka sharë dhe për këtë arsye ai e ka goditur me thikë. Fatmirësis­ht një patrullë e Komisariat­it nr. 1, që ndodhej pranë vendngjarj­es, ka arritur të ndërhyjë në kohë, duke arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes. Burimet thanë se edhe pas ndërhyrjes së efektivëve të Patrullës së Përgjithsh­me, endacaku vazhdonte të shante kalimtarin, të cilin e kishte goditur me thikë. Sipas Policisë, ai synonte ta godiste sërish, por u mbajt me forcë nga shërbimet e rendit. Nga ana tjetër, i plagosuri i transportu­a me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë, të cilëve u ka sqaruar se nuk e ka fyer autorin e sulmit, por thjeshtë i ka kërkuar që të lirojë rrugën ku ai po kalonte.

PERSONAZHI

I arrestuari, Luan Ziu, është një endacak nga Berati, i cili ka qenë i proceduar edhe më parë, por njëkohësis­ht është bërë edhe objekt kronikash televizive, pasi preferonte të flinte rrugës, edhe pse kishte mundësi strehimi. Në vitin 2008, Ziu, banor i lagjes "Çlirim", në Berat, u arrestua pasi dyshohej se kishte vjedhur një biçikletë para një lokali. Grupi i gatshëm i policisë, që ndodhej në vendin e quajtur, ka pikasur në rrugë biçikletën e vjedhur dhe menjëherë ka ndaluar personin që po i jepte, shtetasin Luan Ziu, i cili rezultoi autor i vjedhjes. Një vit më parë, Ziu u intervistu­a nga gazetarët, teksa flinte në dimër në stolat e një parku në Berat. Ai thoshte se e kishte zgjedhur vetë këtë mënyrë jetese dhe se familjarët nuk e kishin braktisur, madje kishte edhe shtëpi për të jetuar. Ndërsa personat që e njihnin, shpreheshi­n se zakonisht ai është njëri i qetë, që pranon lëmoshat që i lënë pranë vendit ku fle, por ka raste që bëhet edhe i dhunshëm, pa ndonjë arsye konkrete.

 ??  ?? Luan Ziu, autori i plagosjes
Luan Ziu, autori i plagosjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania