Panorama (Albania)

Zana Çela, kthim në kujtimet e Liceut

VJEN NË SHQIP LIBRI I DELPHINE DE VIGAN “ASGJË S’I KUNDËRVIHE­T NATËS”

-

Rikthimi përmes kujtimesh në vitet e fëmijërisë apo adoleshenc­ës, për shumë nga ne është një ndjesi e këndshme. Janë vite moskokëçar­jeje, shpengimi, naiviteti, të qeshurash pa fund dhe ëndrrash fluturake. Këtë lloj ndjesie të jep shfletimi i një albumi fotografis­h...

... Nuk ka rëndësi se ç’moshë ke, se sa e pavarur je bërë, as nëse je bërë edhe vetë prind, ajo është aty, gati e pakapshme, duke të të munduar me pakuptuesh­mërinë e saj. Aq më tepër nëse ajo nuk është një nënë e zakonshme... E zakonshme, ndoshta nuk është fjala më e përshtatsh­me, pasi të gjitha nënat janë të veçanta, por aq më tepër nëse ajo është një figurë eterike, e paarritshm­e, e paqetë, e trazuar nga ankthe të së shkuarës, që ajo nuk ka fuqi t’i ndajë me të tjerët dhe nëse e bën këtë, askush nuk do ta besojë... Dhe honi ku ajo zbret është edhe më i thellë, më i errët... Të shkruash për nënat është një sfidë e vërtetë dhe shpesh rrezikon të mbytesh në fjalët e tua. Shumë shkrimtarë e kanë provuar këtë. Disa ia kanë dalë, të tjerë jo. Me një tekst brilant, shkrimtari Ismail Kadare ka zbërthyer nënën e tij. Vetëm Kadare do të mund të thoshte aq shumë në aq pak faqe dhe të përshkruan­te nënën, atë kukull të brishtë, që kontraston­te aq shumë me atë shtëpi të madhe hijerëndë të Kadarenjve, me dhoma të fshehta e me burg.

Shtëpia e nënës së Delphine de Vigan nuk kishte sëndukë dhe dollapë të fshehur në mur, gra të ftohta e të forta që “përgjonin” me dylbi, po kishte të tjera sekrete që do të shënjonin përfundimi­sht jetët e shumë prej fëmijëve të saj, që do të gjenin si zgjidhjen më të shkurtër për t’i ikur realitetit një plumb në tëmth apo çmendurinë. Pikërisht ashtu si Lysila, që pas shumë hyrje- daljesh në spitalet psikiatrik­e, atëherë kur mendohej se e kishte kaluar errësirën, u fut përfundimi­sht në të. Ajo u vetëvra në moshën 71- vjeçare. “Asgjë s’i kundërvihe­t natës”, është një nga librat më të fundit të botuar nga shtëpia botuese “Pegi”. Një roman tronditës nga Delphine de Vigan, përkthyer nga Krenar Hadëri, përmes të cilit ajo rrëfen historinë e nënës së saj e bashkë me të edhe përpjekjet e mundimshme për të zbërthyer misteret që mbështilln­in jetën e së ëmës, Lysilës. Një vajzë e lindur në një familje me shumë fëmijë, e bukur deri në përsosmëri, aq sa revistat më në zë të kohës e kishin zgjedhur si imazhin e tyre. Në rrugë, në shkollë, në dyqane ishte imazhi i Lysilës. Një vajzë e përdhunuar nga i ati, që ishte mashkulli i adhuruar nga të gjithë. Që do të përjetonte vdekjen e tre vëllezërve të saj dhe vetëvrasje­n e një të dashuri. Një vajzë që u bë nënë dhe u martua në një moshë farë të re, por pa dalë kurrë nga vajzëria e saj. E pasigurt për jetën, e frikësuar nga e nesërmja, e çoroditur në një jetë paralele plot mistere kibernetik­e e takime të pamundura me njerëz që kishin jetuar në të tjera kohë, Lysila e bukur nuk mundi të ishte kurrë nëna e dy vajzave të saj, madje dukej sikur ato kishin ndërruar vendet. I gjithë rrëfimi i de Vigan është i dhimbshëm, çdo zbulim i saj është një dhimbje, që arrin të përcillet te lexuesi me një gjuhë të zhveshur, të drejtpërdr­ejtë dhe që mbart shumë ankth në “zbardhjen” e të vërtetave të hidhura. Ndërtimi i një historie, krijimi i një portreti kthehet në një “operacion dedektivës­h”. Çdo bisedë me të afërmit, çdo fletë ditari, copëza shkrimesh në dukje të pakuptimta, xhirime të kohëve të ndryshme, dokumentar­ë, nxirrnin në dritë gjithnjë e më shumë fakte të er- rëta që e kishin zhytur Lysilën në errësirën e saj të pakthyeshm­e. Por i gjithë ky “operacion” është i pamëshirsh­ëm, në radhë të parë për vetë autoren, e cila duhet të gërmojë jo vetëm në të shkuarën e familjes së saj, në atë periudhë kur ajo ende nuk kishte ardhur në jetë, por të ringjallte të shkuarën e varrosur në ato skuta të kujtesës, që ajo vetë nuk do të kishte dashur t’i zgjonte. E gjithë kjo shoqërohet nga ankthi i vazhdueshë­m nëse mallkimi i çmendurisë dhe vetëvrasje­s mund të vazhdonte si një zinxhir i pandërprer­ë nga një brez në tjetrin. Por edhe nga një frikë konstante se si ky rrëfim do të pritej nga vëllezërit e motrat e Lysilës. Si edhe një dilemë e asaj vetë, nëse disa të vërteta duhet t’i rrëfente faqe botës. Një dilemë, ekzistencë­n e së cilës ajo e nënvizon edhe më tepër, duke iu kthyer idesë se ajo duhet t’i shkonte deri në fund këtij misioni, sepse, në fund të fundit, kjo ishte nëna e saj. A ndryshonte diçka ky libër në dashurinë që ajo kishte pasur e do të kishte gjithnjë për të ëmën? De Vigan e ka ndërtuar librin në tri pjesë: në të parën është fëmijëria e Lysilës dhe historia e familjes së saj, me ndërkallje që kalojnë nga veta e tretë në të parën, për të rrëfyer procesin e shkrimit të historisë, ndërsa e dyta është rrëfim jo më nga burime dyta e të treta, është vetë Delphine që rrëfen për të ëmën, nisur nga njohja e saj, fillimisht me sytë e një fëmije, më pas të një adoleshent­eje e në fund si një grua e rritur, që, gjithsesi, nuk kishte arritur kurrë ta kuptonte të ëmën. Për t’u kthyer sërish në vetë të tretë, në pjesën e tretë, në vitet e ndriçimit të së ëmës e që i paraprinë fundit. Edhe pse historia e Lysilës është e hidhur, personalit­eti i saj i paqëndrues­hëm, papërgjegj­shmëria e saj është e frikshme, topitja e saj është nervaprish­ëse, gjithsesi, nuk mund të mos e duash, jo thjesht sepse ajo është aq e bukur, e brishtë, e lexuar, fluturake, por edhe sepse mbart aq shumë dhimbje dhe dashuri që nuk diti kurrë t’i shprehte. “Asgjë s’i kundërvihe­t natës” të detyron të shohësh brenda vetes, në plagët e tua, të hapura ndoshta pa dashur edhe prej vetë nënës tënde, të gjurmosh në rrudhat e saj dhe çdo psherëtimë ankthi, të trashëguar nga e shkuara apo krijuar nga ti vetë. Të shquash ngjashmëri­të gjenetike, disfatat dhe arritjet, që duket sikur përcillen nga njëra te tjetra... Sepse, në fund të fundit, asgjë s’i kundërvihe­t natës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Autorja e librit, Delphine de Vigan
Autorja e librit, Delphine de Vigan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania