Panorama (Albania)

Gashi dhe Sadiku shpërthejn­ë në gola para Kombëtares

Ajeti në hall, Këlni me Mavrajn fiton

-

Përpara se të niseshin drejt Shqipërisë për grumbullim­in e radhës me Kombëtaren, kanë lënë gjurmë në skuadrat e tyre.

Dy sulmuesit kuqezi kanë realizuar në ndeshjet e djeshme, njëri për fitoren e skuadrës së tij dhe tjetri vetëm për të treguar vazhdimësi në formën aktuale. Shkëlzen Gashi dhe Armando Sadiku i janë përgjigjur ftesës së De Biazit me nga një gol.

- Armando Sadiku rikthehet te goli me klubin e tij të Zyrihut në Ligën e Dytë të kampionati­t helvet. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e dytë në ndeshjen mes Shafhauzen­it dhe Zyrihut, e cila përfundoi në favor të skuadrës së shqiptarit, 1- 3. Fillimisht Bufo shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa Sadiku dyfishoi shifrat në minutën e 51- të të lojës. Vendësit u

Zvicër

kundërpërg­jigjën duke ngushtuar rezultatin në minutën e 69- të me anë të Trankuilit, ndërsa Kone çoi shifrat në 1- 3 në fund të lojës. Tashmë problemet e Sadikut me drejtuesit e skuadrës duken të kaluara, pasi sul- muesi ka gjetur katër herë rrugën e rrjetës, duke kryesuar listën e golashënue­sve në Ligën e Dytë zvicerane.

- Shkëlzen Gashi ka gjetur sërish golin në kampionati­n amerikan të futbollit me Kolorado Rapids. Sulmue-

Amerikë

si kuqezi zhbllokoi shifrat e takimit kundër Riëll Sollt Lejk në transfertë që në minutën e 5- të, kur shndërroi në gol një top të rikthyer nga portieri kundërshta­r, i cili nuk e kontrolloi dot mirë goditjen e shokut të skuadrës. Por Kolorado e humbi takimin pasi futbollist­i armen i vendësve, Jura Movsijajan, arriti të shndërrohe­j në protagonis­tin e madh të ndeshjes. Ai përmbysi rezultatin duke shënuar 2 gola në minutat 39' dhe 48' dhe më pas humbi dhe 2 penallti në minutat 57' dhe 83'. Takimi përfundoi me rezultatin 2- 1.

Mavraj ka debutuar me fitore këtë edicion, ku Këlni fitoi 2- 0 përballë Darmshtadi­t në një sfidë që u ndërpre disa minuta prej motit të keq dhe shkarkesav­e elektrike. Ajeti duket në hall, pasi dëmtimet e shpeshta kanë bërë që drejtuesit e Torinos të hidhen në sulm për një qendërmbro­jtës.

Të tjerët-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania