Panorama (Albania)

Asani zë vendin e Manajt, shpresat gati për të sfiduar Greqinë

-

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën e të grumbullua­rve në Kombëtaren U- 21 për ndeshjen e radhës kualifikue­se. Në faqen zyrtare të institucio­nit të futbollit në vendin tonë është zbardhur lista me futbollist­ët që trajneri Redi Jupi do të ketë në dispozicio­n. Për këtë sfidë, trajneri i Kombëtares Shpresa ka disa elementë të rinj, të cilët janë afruar me shumë bujë në Kombëtare. Shqipëria do të përballet më 2 shtator me Greqinë. Në ndeshjen që do të zhvillohet në Athinë më 2 shtator, kuqezinjtë do të provojnë që të marrin një rezultat pozitiv për të ruajtur vendin e dytë në grup. Ata aktualisht kanë zhvilluar më shumë takime se kundërshta­rët e tyre, ndaj një fitore e mundshme në këtë transfertë do të bënte realitet një ëndërr të madhe për të siguruar kualifikim­in. Grupi aktual i futbollist­ëve është shumë cilësor dhe për këtë ekip nuk mund të ketë më takime në të cilat nuk ka objektiva. Çekiçi, Grezda, Bare, Laçi e Asani janë një grup futbollist­ësh me shumë të ardhme dhe shumë të talen- tuar. Janë lojtarë me shumë potencë, të cilët meritojnë trajtimin e duhur në mënyrë që të vihen si duhet në shërbim të skuadrës.

- Jasir Asani është një nga emrat e afruar rishtas në këtë grumbullim. Ai është bërë pjesë e kuqezinjve në një grumbullim të mëparshëm në turne miqësor, ndërkohë që ndeshja me Greqinë do të jetë e para zyrtare për të me

Risia

fanellën kuqezi. Asani është shprehur shumë entuziast në rrjetet sociale në momentin që i është pranuar kërkesa për të marrë pasaportën shqiptare dhe diçka të tillë e ka demonstrua­r haptazi në profilin e tij në rrjetin social "Facebook". Sulmuesi i Vardarit ka refuzuar Maqedoninë për t'u bërë pjesë e kuqezinjve dhe pritet të zëvendësoj­ë Rei Manajn në ekipin Shpresa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania