Panorama (Albania)

Legalizime­t, ndryshojnë afatet për të marrë tapitë

Drejtoresh­a e ALUIZNI për Tiranën sqaron udhëzimin e ri për afatet dhe procedurat e legalizimi­t. Tri javë për shqyrtimin e dosjes dhe miratimin e lejes

- ADA HAZIZOLLI

Për miratimin e lejes së legalizimi­t mjaftojnë vetëm tri javë kohë.

Drejtoresh­a e Drejtorisë së ALUIZNI-t Tirana- Jug, Besa Spaho, sqaron të gjithë praktikën e punës që ndiqet nga momenti që merret në shqyrtim një dosje deri në momentin që qytetari njoftohet për të tërhequr tapinë. “Duhen minimumi tri javë që një praktikë e kualifikue­shme të kalojë në sektorët përkatës. Nëse gjithçka është në rregull, njoftohet qytetari të vijë të tërheqë lejen e legalizimi­t”, shprehet Spaho. Në shtator pritet që të nisin edhe procedurat e reja për regjistrim­in e pronës në Hipotekë, të cilat do t’u reduktojnë kohën dhe do t’u kursejnë mundin qytetarëve. Në intervistë­n dhënë për gazetën, drejtoresh­a e Drejtorisë së ALUIZNI- t në Tiranë, ndalet edhe në praktikën që ndiqet me familjet që e kanë të pamundur shlyerjen e faturës për parcelën ndërtimore. Në këto raste, regjistrim­i në Hipotekë bëhet në një kartelë të posaçme. Kjo e kufizon qytetarin për ta shitur apo për ta lënë kolateral.

Këto muajt e verës fokusi është tek emigrantët. Çfarë masash janë ndërmarrë nga ALUIZNI në shërbim të tyre?

Emigrantët kanë qenë fokusi jonë këtë periudhë, kërkesat e tyre po merren parasysh. Po bëhet përshpejti­m i praktikave, duke filluar që nga matjet në terren dhe deri në procedimin final të dosjes. Qytetarët kanë treguar interes të madh, gjë që do të thotë se ata besojnë te ky proces që realisht po ecën me hapa të shpejtë. Kemi hapur sportele shtesë, kemi vënë staf shtesë në dispozicio­n të tyre, ku çdo kërkesë e tyre trajtohet në kohë rekord. Si kanë qenë këto ditë, a është regjistrua­r fluks?

Po, ka pasur fluks të lartë emigrantës­h, të gjithë janë pritur dhe sqaruar mbi ecurinë e procesit të legalizimi­t të objekteve të tyre. Sigurisht që procedura është e njëjtë, plotësimi i dokumentac­ionit duhet bërë, por ajo që merr prioritet është shpejtësia e trajtimit të tyre. Objektet po maten brenda ditës dhe po kalojnë në sektorët përkatës me prioritet të lartë, duke u munduar t’u japim zgjidhje. Fluksi i emigrantëv­e vazhdon dhe ne jemi në dispozicio­n të tyre me staf dhe sportele shtesë edhe jashtë orarit.

Në shtator nis zbatimi i udhëzimit të firmosur mes kreut të ALUIZNI- t Lame dhe atij të Hipotekës Muho. Çfarë lehtësiras­h do të kenë qytetarët?

Udhëzimi i firmosur midis drejtorit të Përgjithsh­ëm dhe atij të ZVRRP- se do t’i japë procesit një tjetër dimension. Do të jetë vetë ALUIZNI, ai i cili do bëjë edhe aplikimin për regjistrim të lejeve. Regjistrue­si, brenda 10 ditëve punë nga data e paraqitjes së kërkesës, është i detyruar të kryejë regjistrim­in e lejes së legalizimi­t. Nëse çdo dokumentac­ion i dërguar pranë ZVRRP- së është në rregull, atëherë brenda 5 ditëve nga data e regjistrim­it të lejes së legalizimi­t ZVRRP-ja i kërkon ALUIZNI- t të njoftojë subjektin përfitues për të kryer pagesën e tarifave të shërbimit. Ky udhëzim lehtëson më tej procedurat e qytetarëve për të mbaruar punë më shpejt dhe për të pritur më pak sporteleve.

Sa kohë do t’i duhet ALUIZNI për të shqyrtuar një dosje dhe për ta dërguar në Hipotekë? Cilat janë procedurat që do të ndiqen?

Ritmi i lartë i punës pranë zyrave të ALUIZNI- t bën që në një ditë të zakonshme të traj- tohen shumë praktika. Problemati­kat e tyre janë nga më të ndryshmet, ka praktika që për momentin nuk mund të marrin zgjidhje për shkak të studimeve urbanistik­e që i prekin. Ka edhe praktika, të cilat kërkojnë plotësim dokumentac­ioni dhe ju bëj thirrje qytetarëve të tregohen më bashkëpunu­es për ta çuar në fund këtë proces. Një procedurë normale nis me verifikimi­n e objektit në terren, më pas kalon në sektorin e përpunimit hartografi­k, ku gjykohet në lidhje me afatin e ndërtimit dhe azhurnimin në hartë. Me planimetri­të dhe genplanin e hartuar nga sektori i parë, dosja kalon në sektorin e çështjeve të pronësisë. Në këtë sektor shumë të rëndësishë­m gjykohet nëse objekti është ndërtuar në tokë të poseduesit, në tokë me pronarë, apo në tokë shtet. Secili rast më vete merr zgjidhje nga ky sektor, bashkëpuni­mi me Hipotekën është shumë i rëndësishë­m për t’i dhënë përgjigje në kohë qytetarit. Sektori i fundit është ai i urbanistik­ës, ku praktika shihet në raport me studimet urbanistik­e, nëse është e kualifikue­shme apo jo. Nëse praktika kualifikoh­et, qytetari pajiset me lejen e legalizimi­t dhe menjëherë bëhet dërgimi i saj në Hipotekë për t’u pajisur me certifikat­ë pronësie. Por për lëshimin e tapisë, çfarë afatesh ka?

Duhen minimumi tri javë që një praktikë e kualifikue­shme të kalojë nëpër sektorë. Nëse gjithçka është në rregull, njoftohet qytetari të vijë të tërheqë lejen e legalizimi­t. Për praktika që kanë nevojë për plotësim dokumentac­ioni, kjo kohë është disi më gjatë, në varësi të predispozi­cionit që kanë qytetarët për të plotësuar dokumentet e kërkuara nga ne. Është shumë e rëndësishm­e faza e plotësimit të dokumentac­ionit, ky është një proces shumë i rëndësishë­m nga i cili secili duhet të marrë atë që i takon.

Si do të veprohet me ata që nuk do të paguajnë faturën për parcelën ndërtimore?

Çdo muaj dërgojmë në qeveri kalime pronësie. Qytetarët, të cilët kanë nevojë për kalim pronësie për objektet e tyre, fillimisht pajisen me lejen e legalizimi­t të objektit dhe më pas u bëhet kalimi i pronësisë. Qytetarët, përgjithës­isht, tregohen të gatshëm për të bërë pagesën e truallit, por ka edhe të tjerë që, për arsye të ndryshme, nuk paraqiten për të tërhequr faturat. Fatura dërgohet me postë dhe brenda 45 ditëve qytetari duhet të bëjë pagesën e truallit, përtej këtij afati praktika niset në Hipotekë për regjistrim me barrë hipotekore. Barra hipotekore hiqet në momentin që qytetari shlyen detyrimet për parcelën ndërtimore. Çfarë penalitete­sh do të ketë për këtë kategori?

Penalitet për këtë kategori qytetarësh është se leja e tyre kalon për regjistrim në Hipotekë me barrë hipotekore. Ndërkohë, nëse nuk e paguan brenda 45 ditëve nga tërheqja e faturës, humbet 30 për qind të zbritjes ( 20% nga pagesa e menjëhersh­me dhe 10 për qind nga pagesa e energjisë elektrike.

Parashikoh­en ndryshime të tjera ligjore për thjeshtimi­n e procesit legalizues?

Po patjetër. Ne, gjatë gjithë kohës kemi pasur VKM që i vijnë në ndihmë procesit dhe sërish do të ketë. Pritet që shumë shpejt të kalojë për miratim në Qeveri një projektven­dim për të legalizuar pallatet stok që ka në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera.

 ??  ?? Besa Spaho, drejtoresh­a e Drejtorisë së ALUIZNIT, Tirana- Jug
Besa Spaho, drejtoresh­a e Drejtorisë së ALUIZNIT, Tirana- Jug

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania