Panorama (Albania)

Sekretet që fshihen pas buzëqeshje­ve të nënave tona

KËNGËTARJA PUBLIKON ALBUMIN “ENTROPY” NË SHTATOR

-

Mund të kesh shkruar faqe pa fund dhe të mos kesh thënë asgjë, të kuptosh se sa më shumë shkruan, ndien se sa pak e njeh nënën tënde, se sa shumë mistere fshiheshin në imazhin e saj, në jetën e saj, në buzëqeshje­n e ndrojtur apo atë gjithë gaz, në ankthin që nuk e menaxhon dot...

Pasi ka eksploruar forma nga më të ndryshme të xhazit, ka eksperimen­tuar me ritme, ngjyra, motive, Eda Zari ndërmerr një sfidë të re. Ajo i qaset liturgjisë, mistikes, fshehtësis­ë... Muaji shtator shënon edhe daljen e albumit të saj të titulluar “Entropi”, publikuar nga “Enja Records”. Pasi e testoi në publikun shqiptar këtë formë të re komunikimi, Zari e hedh këtë rrugëtim të saj në një album. Në bashkëpuni­m me instrument­istë të rrallë, mes të cilëve edhe trompisti Ibrahim Maalouf, si dhe korin “Joan Kukuzeli”, Zari në fut në një botë krejt tjetër. “Ky është një album ambicioz, i pari nga lloji dhe koncepti muzikal, ku mëkëmbet një shtyllë oktet- himnesh, përzgjedhu­r nga cikle të ndryshme të ceremonive fetare bizantine, orkestruar dhe in- terpretuar në një kontekst xhazi, krejtësish­t kompleks, i pasur në poliritme, pirgje harmonish dhe melizma improvizue­se vokale”, shkruhet në informacio­nin e “Enja Records”. “Eda Zari dhe artistët e saj të përzgjedhu­r guxojnë të hyjnë në ambientin e ‘ kodit’ liturgjik– pastoral të këtyre tropareve. Himnet ( bazuar në dorëshkrim­et muzikore bizantine që ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, Shqipëri) janë shkruar në sistemin e shenjave të muzikës bizantine të quajtur ‘ semiografi’, sistem muzikor 1,500- vjeçar! Secili himn, nëpërmjet kadencave pianistike, ngjyrosjev­e vokale solistike etj. përfton variacione dinamike dhe simbolika tingullore, duke i çuar ato në ‘ tokë të re’, plot thekse solemne, për të mbërritur besueshëm te një publik, i cili nuk shijon vetëm tradiciona­len, qoftë të këngës fetare bizantine, apo formën xhazit!”. Eda Zari është një nga këngëtaret më të suksesshme të xhazit. Ajo ka arritur të krijojë personalit­etin e saj artistik të pangatërru­eshëm me të tjerët.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania