Panorama (Albania)

Referendum­i, i pamundur para zgjedhjeve të 2017

Kushtetuta nuk e lejon referendum­in gjatë një viti elektoral

-

Kërkesa e mundshme e Partisë Demokratik­e për të nisur një referendum për të shfuqizuar ligjin e “menaxhimit të integruar të mbetjeve” nuk mund të shqyrtohet pas datës 23 dhjetor të këtij viti. Për të shfuqizuar ligjin e importit të mbetjeve, është nisur një procedurë në vitin 2013 nga shoqëria civile. Kjo kërkesë kaloi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në Gjykatën Kushtetues­e, po ashtu u dekretua nga Presidenti në vitin 2013, por referendum­i nuk u realizua sepse maxhoranca e majtë e ndaloi importin që në muajin shtator. Në nenin 151 të Kushtetutë­s thuhet se “Referendum­i për të njëjtën çështje nuk mund të përsëritet përpara se të kenë kaluar tre vjet nga zhvillimi i tij”. Ndërkohë që me dekretin e Presidenti­t, data e referendum­it për këtë ligj u caktua 22 dhjetori i vitit 2013. “Caktimin e datës 22 dhjetor 2013, për zhvillimin e referendum­it të përgjithsh­ëm me objekt shfuqizimi­n e nenit 22, pika 3, dhe nenit 49 të ligjit nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, thuhet në dekretin e kreut të shtetit. Por edhe nëse PD- ja e nis kërkesën për të çuar ligjin e importit të mbetjeve në referendum pas 23 dhjetorit, kjo kërkesë e ka të pamundur të kalojë për shqyrtim, pasi viti 2017 është vit elektoral. Në ligjin e referendum­eve të lënë në fuqi në Kodin Zgjedhor të vitit 2003, theksohet se referendum­et nuk mund të realizohen 6 muaj para zgjedhjeve të përgjithsh­me parlamenta­re. “Nuk mund të zhvillohet referendum kushtetues ose i përgjithsh­ëm gjatë periudhës nga gjashtë muaj para përfundimi­t të mandatit të Kuvendit, deri në tre muaj pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri”, thuhet në nenin 119 të Kodit Zgjedhor. Sipas këtij përcaktimi ligjor, kërkesa për referendum mund të nisë vetëm në dhjetor të vitit 2017.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania