Panorama (Albania)

Rama me ricikluesi­t: Nuk do importojmë plehra, por lëndë të parë si gruri

“Koncepti i plehrave është mbetje që duhen asgjësuar duke i djegur dhe groposur, jo mbetje që prodhojnë para e punësim”

-

Kryeminist­ri Rama iu përgjigj dje të gjitha akuzave të ngritura pas miratimit të ligjit për importin e mbetjeve të ricikluesh­me.

Për kreun e qeverisë, mbetjet e ricikluesh­me nuk janë plehra, siç edhe akuzohet, por lëndë e parë për industrinë e riciklimit. Në një takim me përfaqësue­s të Shoqatës së Ricikluesv­e, të cilët me humor i ka cilësuar “mafiozët që do të ndotin vendin”, Rama tha se ligji i miratuar një javë më parë ka ndryshime nga ligji i vitit 2013 të qeverisë Berisha. “U thuhet njerëzve se Europa do shkarkojë plehrat në Shqipëri. Tërësisht gënjeshtër!

Këtu bëhet fjalë për mbetje që nuk t’i dhuron askush. Është njësoj si të thuash që gruri për t’u bërë miell nuk duhet të blihet jashtë. Lëndë e parë, që përpunohet dhe që sjell përfitim ekonomik përmes ofrimit të një shërbimi të domosdoshë­m. Ligji aktual është ligji më i kufizuar edhe në raport me direktivën, po të krahasojmë me Kosovën, me Malin e Zi, me Kroacinë, pa shkuar te Maqedonia që e ka të lejuar edhe importin për qëllim përpunimi të mbetjeve të listës portokalli, pra të listës me rrezikshmë­ri, dhe pa diskutuar pastaj gjithë vendet e tjera”, tha Rama. Sipas tij, gjithë sharlatani­zmat politike apo mediatike me këtë temë, s’kanë lidhje me të vërtetën. “Ata nisen nga premisa që këtu njerëzit janë shumë të ndjeshëm, dhe ja Rama dha fjalën që do e ndalojë importin dhe hëngrën fjalën. Nuk është e vërtetë. Nuk i kemi lejuar dhe s’do t’i lejojmë. Këtu nuk flasim për plehra, se koncepti i plehrave është mbetje që duhen asgjësuar duke i djegur dhe groposur, jo mbetje që janë para, që prodhojnë para, punësim”, tha ai. Kreu i qeverisë veçoi tri pika ku ligji i ri ndryshon nga ai i mëparshmi. “Së pari, ligji që ne anuluam ishte një ligj që krijonte hapësirë për import plehrash për djegie apo groposje, pra mbeturina të pariciklue­shme; së dyti lejonte licencimin e çdolloj subjekti kërkues për import mbetjesh; së treti, aplikohej në një kontekst krejtësish­t të paqëndrues­hëm”, tha Rama. Sipas tij, “ligji i ri në thelb ka vetëm një ndryshim në raport me industrinë e riciklimit, ai i njeh të drejtën të gjitha subjekteve që kanë struktura industrial­e riciklimi të blejnë mbetje të gjelbërta dhe t’i importojnë ato”. “Kaq, ky është thelbi, të tjerat janë spekulime”, ka thënë Rama. Ai ka theksuar se, para se të miratohej ligji i ri, Shqipëria ishte i vetmi vend në Ballkan dhe Europë që nuk u njihte fabrikave vendëse të indus- trisë së lehtë të riciklimit të drejtën e blerjes së lëndës bazë dhe të importimit të saj. “Miratimi i këtij ligji e vendos Shqipërinë në përputhje me direktivën 1013 të BE mbi menaxhimin e mbetjeve të gjelbërta. Është një hap që ka vetëm të mira publike dhe, pa dyshim, sjell një energji të re për një industri që ne jemi të vendosur ta zhvillojmë, pasi pa të nuk mund të përfytyroj­më një Shqipëri më të pastër”, ka deklaruar Rama. Qeveria, për të garantuar sigurinë e mbetjeve të ricikluesh­me që do të importohen, do të lejojë importimin e tyre vetëm përmes doganës së Durrësit. “Në ligj kemi përcaktuar se ky import do të kufizohet vetëm në deri 3 pika doganore. Ligji e detyron qeverinë për nxjerrjen e disa akteve nënligjore, ku ne do të përcaktojm­ë fillimisht për një fazë tranzitore, vetëm një pikë doganore, Durrësin. Autorizimi për importim që u jepet subjekteve që janë të licencuara për ushtrim veprimtari­e dhe zotërojnë impiante të certifikua­ra për të kryer riciklimin, nuk është thjesht i njëanshëm, sepse siç e dinë të gjithë ata që këtu e përfaqësoj­në industrinë, importi i mbetjeve të gjelbra kërkon dhe autorizim nga pala ku importohet”, tha Rama.

 ??  ?? RAMA GJATE SEANCES PER LIGJIN E IMPORTIT TE MBETJEVE
RAMA GJATE SEANCES PER LIGJIN E IMPORTIT TE MBETJEVE
 ??  ?? Rama dje gjatë takimit me përfaqësue­s të Shoqatës së Ricikluesv­e
Rama dje gjatë takimit me përfaqësue­s të Shoqatës së Ricikluesv­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania