Biznesmeni: Jo kufizime në listën e mbetjeve
Një nga përfaqësuesit e shoqatës së ricikluesve tha dje se Shqipëria është vendi i fundit në rajon që miraton ligj për importin e mbetjeve të riciklueshme, ndërsa kërkoi që lista e mbetjeve të importueshme të jetë edhe më e gjatë. E kuptojmë situatën populiste dhe dezinformimit total, por për gjithë këto vende që po përmend dhe - nuk po flas për vendet e BE- së, që ka një hapësirë të pafund për riciklim mbetjesh, - por të gjitha vendet e rajonit nuk kanë asnjë kufizim të listës së gjelbër, sepse e konsiderojmë një mundësi, kush ndërton një impiant, është një aset ekonomik që i shërben atij që e ndërton, por edhe publikut. Unë personalisht në parim nuk jam dakord, praktikisht le të fillojmë në këto nivele, sepse me siguri e ardhmja, zhvillimi industrial i vendit do të kërkojë hapësira më të mëdha për riciklim. E them pa asnjë dyshim se Shqipëria kishte ngelur i vetmi vend me këtë kufizim, që ndalonte mbetjet”, tha përfaqësuesi i kësaj industrie.