Panorama (Albania)

OMNIX, Manjani: Të shkarkohet gjyqtarja

“Vendimi për njohjen e pronës familjes Seçuni, absurd”

-

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha dje se do t’i kërkojë Këshillit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedimit disiplinor për “shkarkim nga detyra” të gjyqtares së Durrësit, Joana Qeleshi. Sipas kreut të kësaj ministrie, gjyqtarja ka dhënë një vendim absurd në rastin e njohjes së një sipërfaqej­e prej 42 mijë metrash katrorë familjes Seçuni, ku do të investonte shoqëria OMNIX. Gjatë një daljeje për median, ministri Manjani bëri të ditur dje përfundime­t e hetimit administra­tiv të urdhëruar prej tij për sqarimin e situatës së zgjidhjes gjyqësisht të një konflikti pronësie në Gjirin e Lalzit, ku do të bëhej investimi 450 milionë euro. Ministri konstatoi një sërë shkeljesh të kryera nga ana e gjyqtares, si edhe Avokatura e Shtetit dhe Bashkia Durrës. Shoqëria OMNIX u tërhoq nga investimi i saj në Shqipëri, pak ditë pasi Fadi Mitri u dhunua fizikisht nga persona ende të paidentifi­kuar.

SHKELJET Referuar hetimit administra­tiv të MD, ministri Manjani theksoi se Gjykata e Durrësit ka kryer shkelje të rënda proceduria­le dhe ligjore. Sipas ministrit, gabimi kryesor i gjyqtares ishte mosthir- rja si palë në proces e Hipotekës Durrës dhe Drejtorisë së Shërbimit Pyjor, e cila ishte drejtoria që kishte dhënë me qira tokën e pretenduar nga Seçuni. “Ka gabuar proceduria­lisht, sepse u mjaftua të thërriste në gjyq vetëm bashkinë, që në fakt nuk kishte një lidhje të drejtpërdr­ejtë apo edhe Avokaturën e Shtetit, e cila sido që ta marrësh, mund edhe të thirrej, edhe të mos thirrej. Por ky nuk është gabimi kryesor. Gabimi themelor i gjykatës ishte që nuk thirri asnjëherë në seancë as Hipotekën e Durrësit dhe as Drejtorinë e Shërbimit Pyjor, e cila kishte qenë drejtoria që kishte dhënë me qira tokën për të cilën pretendohe­j”, tha Manjani. Tjetër shkelje e konstatuar nga inspektimi i MD ishte fakti që çështja në fjalë ishte gjykuar me trupë gjykuese të përbërë nga një gjyqtare e vetme. “Sido që ta lexoni ligjin procedural, do të kuptoni që minimalish­t duhej ndërtuar një trup gjykues, pra duhej të ishin tre gjykatës që ta jepnin këtë vendim”, u shpreh Manjani. Në vijim, duke iu referuar përfundime­ve të inspektorë­ve të MD, Manjani tha se Gjykata nuk ka qenë e bindur në prova dhe në fakt se pretendues­i Seçuni e kishte zotëruar tokën 20 vite pa ndërprerje. “Fakti që në këtë tokë kishte një kontratë qiraje, mjafton për ta hedhur poshtë argumentin që personi e ka mbajt këtë tokë, domethënë që nuk ka qenë e tij për asnjë çast”, nënvizoi ministri. Kreu i Ministrisë së Drejtësisë konsideroi shkelje të rëndë edhe mosankimim­in e vendimit nga ana e Bashkisë Durrës dhe e Avokaturës së Shtetit. “Nëse Gjykata ka bërë gabim që ka shkelur ligjin, mosankimim­i është gjithashtu gabim, sepse ai vendim është sot në fuqi për shkak se nuk u ankimua”, u shpreh ministri.

MASAT Ministri Manjani bëri të ditur vendimin për nisjen e procedimit disiplinor për shkarkim nga detyra të gjyqtares. “Do ta çoj në KLD dhe do ta mbroj fort si një rast që nuk duhet të ndodhë më. Nëse biznesi në këtë vend trembet për shkak të këtyre vendimeve krejtësish­t absurde, ne nuk mund ta lejojmë këtë gjë”, tha Manjani, duke e cilësuar vendimin me pasoja shumë të rënda për interesin publik. “Kam vendosur ta çoj për procedim disiplinor për shkarkim, sepse shkelja e ligjit në këtë rast cenon rëndë figurën e gjyqtarit të Republikës së Shqipërisë, shumë rëndë madje”. Njëkohësis­ht, Manjani shkarkoi nga detyra drejtuesin e Avokaturës së Shtetit Durrës, si edhe juristin që ka qenë prezent në gjyq dhe nuk ka marrë masa për ankimimin e vendimit. “Asnjë lloj tolerance as për këtë rast dhe i kërkoj me të njëjtën mungesë tolerance Kryetarit të Bashkisë Durrës të analizojë përgjegjës­inë për zyrën ligjore që ka dhe të shkarkojë edhe ai juristët, të cilët e kanë lënë këtë çështje të hyjë në fuqi”, tha Manjani. Në përfundim, ministri i bëri thirrje Prokuroris­ë të hetojë në maksimumin e fuqive të rastit dhe të trajtojë vlefshmëri­në e këtij vendimi gjykate absurd në kuadër të zgjidhjes së çështjes penale.

 ??  ?? Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania