Panorama (Albania)

Muça: Tirana e vjetshme, më e mirë se kjo aktuale

- Shkëlqim Muça

Shkëlqim Muça ka rikujtuar edhe një herë Tiranën e një sezoni më parë, në lidhje me skuadrën aktuale në këtë start sezoni. Për ish- trajnerin e skuadrës kryeqyteta­se, bardheblut­ë kanë qenë një ekip më cilësor në ndeshjet e para të edicionit të kaluar, sa u përket lojtarëve që kanë qenë të gatshëm për të zbritur në fushë, në krahasim me skuadrën aktuale.

- "Tirana e vjetshme ka qenë më e mirë se kjo në këtë startsezon­i. E them këtë nisur nga lojtarët që kanë zbritur në fushë. Fukui, Gilman Lika dhe Gjergji Muzaka janë futbollist­ë që mund të bëjnë diferencën, ndryshe nga këta që janë aktualisht te Tirana në këtë fillimviti", është shprehur Muça në emisionin "Rubrika Sportive" në TVSH.

Të kuqtë - Gjatë analizës së tij për derbin, ai ka folur edhe në lidhje me të kuqtë dhe, sipas tij, është e njëjta logjikë edhe për Partizanin. "As ky Partizan nuk është më

Diferenca

i mirë se ai i sezonit të kaluar. Është më i dobët", ka vijuar Shkëlqim Muça.

- "Edhe në kohën kur luanim ne, derbi ishte një përballje që nuk varej nga forma aktuale e ekipit apo renditja. Megjithatë, në periudha të ndryshme ka pasur

Derbi

edhe luhatje të formës së ekipeve në këtë përballje. Një pikë nuk është asnjëherë pozitive për ekipet që janë pretendent­e. Përkundraz­i, duhet konsiderua­r si humbje, pasi u jep shans rivalëve direkt të shkëputen", ka deklaruar Shkëlqim Muça.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania