Panorama (Albania)

Bakaj: Derbi përgatitet me shumë presion, ja pse s'fiton Tirana

-

Elis Bakaj nuk është më pjesë e futbollit shqiptar, por ka gjetur kohën dhe mundësinë për të ndjekur derbin e radhës mes Partizanit dhe Tiranës. Ish- mesfushori i bardhebluv­e, i cili më parë ka veshur edhe fanellën e të kuqve, ka bërë krahasimin për mënyrën se si përgatitet kjo sfidë në të dyja kampet. Në emisionin "Ora Skaner", me anë të një lidhjeje me "Skype", Bakaj ka shpjeguar sjelljen e të dyja skuadrave.

Ndeshja - "E pashë ndeshjen. Nuk prisja spektakël, pasi derbi nuk ka pasur diçka të tillë, për shkak se ekipet janë të ndrojtura dhe lojtarët vuajnë emocionet e kësaj përballjej­e. Pashë një ndeshje ku në pjesën e parë dominoi Tirana, më pas pati rënie të saj nga ana fizike dhe dominoi Partizani. Një ndeshje e dyluftuar nga të dyja skuadrat në mesin e fushës", është shprehur fillimisht Bakaj.

Diferenca - Sipas Bakajt, Tirana nuk mundet kollaj për cilësitë që ka si skuadër, mirëpo në atë klub ai ka treguar defektin e përgatitje­s së një ndeshjeje derbi. "Kam pasur fatin që të luaj në të tria ekipet e kryeqyteti­t dhe për bardheblut­ë mund të them një defekt. Aty përgatitet me shumë presion ndeshja derbi. Te Partizani përgatitet shumë më lehtë. Kjo gjë i ka frenuar lojtarët e Tiranës në dy vitet e fundit që të tregojnë atë që kanë. Sipas meje, nuk ka diferenca mes lojtarëve, por te Tirana lojtarët vihen më shumë nën presion. Te Partizani, jo. Kjo është arsyeja që i ka bërë ata të fitojnë katër ndeshje, pasi të tjerat janë barazime".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania