Panorama (Albania)

Rama: Roga minimale në shtet do rritet 35%

“Rroga mesatare do bëhet më e lartë se në Kosovë e Serbi”

-

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje se nga 1 marsi i vitit 2017, mjekëve, mësuesve, infermierë­ve, doktorëve, policëve dhe ushtarëve, si dhe punonjësve të administra­tës shtetërore do t’u rriten pagat deri në 35%. Rama në komunikimi­n e tij të javës në “Facebook”, theksoi se qeveria e tij nuk është e kënaqur me rritjen që po bën të pagave dhe pensioneve, por u shpreh se me këtë rritje pagat do të rriten më shumë se Kosova, Serbia apo Maqedonia. “Ne nuk kemi bërë asnjë mrekulli dhe nuk jemi të kënaqur nga kaq sa kemi mundur të bëjmë deri tani. Me rritjen e re të rrogave, duke filluar nga 1 marsi i vitit që vjen, ne nuk do të jemi më vendi i fundit në rajon, as për rrogën më të ulët, as për atë mesatare dhe as për rrogën më të lartë të administra­tës shtetërore. Ata që marrin aktualisht rrogë minimale në shtet dhe ata që marrin rrogë mesatare kanë prej tre vjetësh taksën më të ulët mbi pagën më të ulët në të gjithë rajonin tonë, por kanë dhe rrogën më të ulët. Nga 1 marsi i 2017- s do të vazhdojnë të kenë taksën më të ulët, por rroga minimale për punonjësit e shtetit do të jetë më e lartë se në Kosovë, Serbi dhe fare pak më ulët se në Maqedoni, sepse ne do ta rrisim me 35%. Nëse rroga mesatare do të bëhet më e lartë se në Kosovë dhe Serbi, do të jetë më afër mesatares në Maqedoni. Kjo për mua nuk quhet mjaft, asgjë nuk është mjaft. As kjo rritje e fortë rrogash nuk ka se si të jetë mjaft”, u shpreh Rama. KRAHASIMI Rama u shpreh dje se qeveria e mëparshme ndau në 8 vite për paga dhe pensione 124 milionë dollarë, por, sipas tij, qeveria e majtë këtë shumë po e jep për pagat dhe pensionet vetëm në një vit.

“Ndërsa ne jo vetëm ndajmë në një vit buxhetor 100 milionë dollarë, por duke llogaritur dhe 100.4 milionë dollarë që janë ndarë në këta tre vjet, nga ulja e taksës mbi rrogën, plus 40 milionë dollarë nga i njëjti mekanizëm vitin e ardhshëm, arrin që falë kësaj faze të parë reformash të spostojmë në buxhetet familjare të punonjësve tanë dhe të pensionist­ëve 240.4 milionë dollarë brenda një mandati të vetëm. Pra, ne në një mandat ndajmë nga buxheti i shtetit për të rritur fuqinë blerëse të punonjësve të shtetit dhe të pensionist­ëve, dyfishin e parave që qeveria e mëparshme ndau në dy mandate së bashku. Ulja e taksës mbi rrogën ka bërë që të ndajë nga buxheti i shtetit dhe 300 milionë dollarë në këto vite për buxhetet familjare për punonjësit e sektorit privat. Po të mbledhim kontributi­n total të kësaj qeverie për rritjen e të ardhurave për të gjithë punonjësit në shtet dhe në privat e pensionist­ëve po ashtu, shifra e një mandati arrin plot në 540 milionë dollarë, që nga buxheti i shtetit është spostuar në buxhetet familjare. Që do të thotë se nëse qeveria e mëparshme në 8 vjet ndau vetëm 124 milionë dollarë nga të ardhurat e shtetit për të rritur të ardhurat familjare, kjo qeveri vetëm në katër vjet ndan 540 milionë dollarë. Dhe nuk po bëj llogarinë tjetër se sa ju mori mbrapsht nëpërmjet taksës famëkeqe të sheshtë qeveria e shkuar”, tha dje kryeminist­ri.

 ??  ?? Rama gjatë komunikimi­t në “Facebook”
Rama gjatë komunikimi­t në “Facebook”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania