Panorama (Albania)

Afat deri në nëntor për dosjet e para ‘ 94, si do llogaritet përfitimi

-

Janë rreth 1600 pronarë me vendime të viteve ’ 93 dhe ‘ 94, që kanë mangësi në dokumentac­ion. Por deri më tani, vetëm 250 prej tyre janë treguar të gatshëm për të bërë plotësimin e dosjes. Nga Agjencia e Pronave është njoftuar se afati përfundimt­ar është fundmuaji nëntor. “Aktualisht ATP-ja pret subjektet dhe administro­n çdo dokumentac­ion që sjellin subjektet për të plotësuar mangësitë e evidentuar­a dhe sipas rastit, bën korrigjime në rast të plotësimit të tyre. Deri më tani janë evidentuar dhe bërë rreth 250 plotësime në regjistrin e publikuar dhe me publikimin e vlerësimev­e të vendimeve të kompensimi­t”, bëri me dije Qato. Sipas saj, dy janë problemati­kat e vërejtura në këtë proces. Së pari, shumë prej dosjeve bazë të vendimeve që kanë njohur të drejtën e kompensimi­t që ndodhen pranë arkivit të ATP- së kanë vetëm një apo dy dokumente. Kjo për shkak se në këto vite komisionet mjaftohesh­in edhe vetëm me një vërtetim fakti juridik për të njohur, kthyer dhe kompensuar pronën. Për këtë arsye, shumë vendime të këtyre viteve është e pamundur nga ana e ATP- së për të përcaktuar zërin kadastral të origjinës. Problemati­kë tjetër është se një pjesë e madhe e këtyre vendimeve që nuk u është përcaktuar vlera, përveçse i mungon dokumentac­ioni ligjor, i mungon edhe dokumentac­ioni hartografi­k përkatës për të bërë vlerësimin financiar në bazë të zërit kadastral të origjinës. E pyetur se çfarë do të ndodhë me këto vendime pas tejkalimit të afatit, drejtoresh­a thotë se ato nuk do të skualifiko­hen. I vetmi penalitet është fakti që vlerësimi i pronës do të bëhet me çmim minimal. Kjo pritet të reflektohe­t në masën e përfitimit, e cila do të jetë më e reduktuar. “Me kalimin e këtij afati, ligji përcakton se vendimi i kompensimi­t vlerësohet financiari­sht me çmimin minimal të përcaktuar në hartën e vlerës për atë njësi administra­tive dhe për atë kategori prone, çka do të thotë se ATP-ja në bazë të atij dokumentac­ioni që disponohet në dosje, nëpërmjet verifikimi­t të dosjeve bazë të këtyre vendimeve, do të përcaktojë vlerën të përcaktuar në hartën e vlerës për atë njësi administra­tive për pronën që do të kompensohe­t. Ndaj ftojmë të gjitha subjektet apo përfaqësue­sit ligjorë të tyre të plotësojnë mangësitë e bëra publike në këtë regjistër, duke na ofruar dokumentac­ion të aftë për të përcaktuar vlerësimin ekonomik sipas skemës së ligjit të ri”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania