Panorama (Albania)

E arrestuara: E bëra për t'i tërhequr vëmendjen burrit

-

"E bëra sepse burri nuk më kushtonte më vëmendje. Kishim filluar të ftoheshim dhe doja që të shihja si do të reagonte, t'i tërhiqja vëmendjen". Ky ka qenë shpjegimi që 29- vjeçarja e arrestuar për kallëzim të rremë ka dhënë në polici për ngjarjen që sajoi. Burime nga Policia e Tiranës thanë dje se nga informacio­net e marra sapo shërbimet e Komisariat­it nr. 6 kanë mbërritur në vendngjarj­e është mësuar se bashkëshor­tët Indrit dhe Dalina Azuni prej disa kohësh nuk kishin marrëdhëni­e të mira me njëri- tjetrin. "Duke qenë përpara këtyre fakteve specialist­ët e Komisariat­it nr. 6 kanë filluar hetimin në drejtim të një kallëzimi të rremë dhe nga ku kanë arritur të faktojnë se ngjarja ishte e sajuar", tha dje Policia. Burimet thanë se pas largimit të bashkëshor­tit të saj, 29-vjeçarja Dalina Azuni e ka fshehur në një dhomë të shtëpisë shumën e lekëve që pretendont­e se ia kanë grabitur. Paratë u gjetën nga kontrollit të ushtruar nga oficerët e Policisë dhe më pas gjithçka është rrëfyer nga vetë "e dëmtuara". Ajo ka treguar se pasi ka fshehur paratë, që sipas saj janë kursime të familjes, ka hapur dritaren e banesës dhe ka lajmëruar familjarët, duke kërkuar ndihmë me zë të lartë dhe duke u thënë se dikush i kishte hyrë në banesë. Kur kanë shkuar familjarët e kanë konstatuar të lidhur. Policia tha se nga intervisto­mi paraprak Dalina Azuni ka pranuar se i ka bërë këto veprime vetëm për të tërhequr vëmendjen e të shoqit, pasi kishte vënë re që kohët e fundit nuk kishin komunikim dhe kishte mosmarrëve­shje mes tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania