Panorama (Albania)

Gjuha shqipe në arsim si lëndë me zgjedhje

-

Që nga viti i ardhshëm, gjuha shqipe do të jetë në programin arsimor si lëndë me zgjedhje në shkollat e Turqisë, sipas Anadolu Agency ( AA). Programi dhe materialet e lëndës së gjuhës shqipe, si dhe asaj boshnjake, që po ashtu do të futet në programim mësimor, do të përgatiten nga Universite­ti i Trakya- s, ka deklaruar për agjencinë turke të lajmeve Drejtori i Përgjithsh­ëm i Arsimit Bazë, në Ministrinë e Arsimit të Turqisë, Dr. Xhem Gençollu. Deklarata u bë në ceremoninë e nënshkrimi­t të protokolli­t. Gjuha shqipe do të hyjë në program që nga klasa e pestë. Gençollu ka sqaruar vendimin duke u shprehur se: “Ne gjuhën boshnjake dhe atë shqipe nuk e vërejmë si një gjuhë të huaj, por si një prej gjuhëve që vendosin lidhjet e qytetërimi­t tonë të përbashkët. Në Bosnje dhe Hercegovin­ë ndodhen gjashtë mijë nxënës boshnjakë që mësojnë turqisht, edhe ne themi që dhe fëmijët tanë të mund t’u shprehin atyre ‘ Dobri Dosli’. Shpresoj që edhe kjo nga pikëpamja jonë do të vlerësohet si një takim kulturor”. Ndërsa Rektori i Universite­tit të Trakyas, Prof. Dr. Erhan Tabakollu, duke veçuar Ballkanin si pjesën kryesore të misionit dhe zgjerimit të tyre si universite­t, ka vlerësuar se është krenari që universite­ti i tyre do të përgatisë programet e këtyre mësimeve. Pas deklaratav­e ndodhi edhe nënshkrimi i protokolli­t nga Gençollu dhe Tabakollu. Sipas AA, në ceremoni kanë marrë pjesë zëvendësre­ktori i Universite­tit të Trakya- s, Prof. Dr. Mumin Shahin, Dekani i Fakultetit të Lirësisë në Universite­tin Trakya, Prof. Dr. Ilker Alp, drejtori i Drejtorisë Arsimore të qytetit Edirne, Hysein Ozxhan, dhe pedagogë të Shkollës së Gjuhëve të Huaja të Universite­tit të Trakya- s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania