Panorama (Albania)

Abaz Hado, një rrugëtim artistik në 140 grafika

Nga kanonet e realizmit socialist, te liria e shprehjes në tematika të ndryshme me karakter social e politik

-

Abaz Hados do t’i duheshin vite, derisa ta ndiente se ishte me të vërtetë koha. Edhe pse vite më parë e ka drejtuar vetë atë institucio­n, vitet mbi supe dhe thinjat mbi ballë nuk ia lejonin ngutjen. Po, me sa duket, koha erdhi dhe pas shumë ekspozitas­h të hapura në galeri të ndryshme në Tiranë apo edhe jashtë vendit, Hado hapi në GKA ekspozitën personale të titulluar “ABAGRAPHY”, nën kujdesin e kuratores turke Beste Gursu. Kjo e fundit ka përzgjedhu­r 140 punime grafike, për t’i dhënë publikut një portret të plotë të artistit, që në vitet e para të krijimtari­së së tij, deri në ditët tona. Punimet grafike të tij janë kryesisht monokrome të realizuara në linoleum, një teknikë së cilës i ka qëndruar besnike ndër vite.

TEMATIKA Edhe pse ekspozita ka më së shumti një karakter kronologji­k, brenda saj gjejmë grupime tematike, që lidhen edhe me periudha të caktuara të krijimtari­së së tij, por edhe të etapave të ndryshme që po kalonte Shqipëria. Rrugëtimi nis në vitet ’ 70. Nga njëra anë, të hapet një seri peizazhesh, nga ana tjetër grafika me tematikë nga jeta e përditshme e “njeriut të ri”. Janë vitet e realizimit socialist dhe Hado nuk mund të dilte jashtë rregullave të kohës. Të kësaj periudhe janë punime si “Në bib- liotekë”, “Rrugës për në shkollë”, “Tekniku”, madje nuk i ka shpëtuar dot as “Seleksioni­mit të domates”... Artisti duhej të ishte i lidhur fort me masën, me klasën punëtore. Përzgjedhj­a e kësaj pune nuk është e rastësishm­e. Si nuk Abaz Hado është piktor, grafist, studiues dhe menaxher arti. Ai lindi në Shijak, në vitin 1957. Ai kreu studimet në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, për Pikturë Monumental­e dhe u specializu­a si kritik arti. Punimet e artistit Hado ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe në mjaft koleksione private në Itali, Japoni, Austri, SHBA, Norvegji, Gjermani, Greqi, Angli. Sipas kuratores Beste Gursu, “Në punimet e tij grafike ndihet fuqishëm ekspresivi­teti dhe lëvizja. Ai trajton tema sociale dhe aktuale, ku në qendër të tablove qëndron figura dhe jeta e njeriut shqiptar. Ai preferon të realizojë kompozime shumëfigur­ëshe, të cilat i organizon sipas një ‘ kodi’ të caktuar. Kështu, në disa nga punimet e tij grafike vëmendjen kryesore ai ua kushton figurave të planit parë, ku edhe sfondi mbetet pjesë e fuqishme e kompozimit, ndërsa në punime të tjera Hado preferon të evidentojë vetëm figurat kryesore”. është e tillë edhe grafika “Piktori në uzinë”. Artisti dhe kuratorja kërkojnë të tregojnë, jo vetëm rritjen e artistit nga viti në vit, por edhe tematikat e imponuara. Megjithatë, edhe në atë periudhë Hado duket se e kishte gjetur “shpëtimin” te peizazhi. Shijaku, qyteti i tij i lindjes ( 1957), zbulohet për publikun me shtëpitë dhe rrugët e tij, duke u kthyer në një motiv të qëndrueshë­m, sidomos në vitet e para të krijimtari­së së tij, pastaj Durrësi, me portin e vjetër, apo Berati me arkitektur­ën e tij të veçantë, që josh çdo artist... Në vitet e fundit të diktaturës, ndiejmë se si artisti fillon dhe guxon. Realizon punën “Pleq dhe nudo”, ku sy të zgurdullua­r dhe lakmitarë përpijnë trupin lakuriq të një gruaje. Pas rënies së sistemit, në vitet e para të demokracis­ë, vepra e Hados fillon dhe merr një tjetër dimension, merr karakter më social. Nuk e tradhton peizazhin, i cili është kurdoherë një arratisje artistike, por tashmë ai është i lirë që të mund të fiksojë edhe portretet e fshesareve, të lypësve, të varfërve... Po ashtu realizon vepra me temë nga diktatura, diktatorët, korrupsion­i, etj., të karakteriz­uara nga ironia dhe groteskja. Por një temë e preferuar për artistin duket se është shiu. Ky motiv e ndjek atë në vite dhe prej dritares së studios ai sheh të dashuruar që takohen në shi, të tjerë që ndahen, njerëz që vrapojnë të gjejnë një strehë... Të tilla janë: “Tregu në shi” ( 1996), “Pjata e supës pas shiut” ( 2016), “Ndarja në shi” ( 2014- 2015), “Qyteti i vjetër me shi dhe dashuri” ( 2016), “Shi i rrëmbyer në Tiranë” ( 2008), “Shi i rrëmbyer” ( 1992), “Nga dritarja e studios” ( 1991), “Shi në Tiranë” ( 2015), “Piktori dhe fshesaret në shi” ( 2015), “Shiu dhe dashuria e përjetshme” ( 1994) etj.

Por nuk mund të qëndrojë indiferent edhe ndaj çështjes së Kosovës, luftës së vitit 1999, së cilës i ka kushtuar disa vepra, si “Zetori i dramës së Kosovës” ( 1999), “Tragjedia e Kosovës” ( 1999), “Elegji për Adem Jasharin” ( 2000), “Rexhep Qosja” ( 1992) etj.

Në këtë punë shumëvjeça­re është e thjeshtë të dallosh kërkesat e artistit ndaj vetes, maturinë me kohën, rëndësinë që i kushton çdo detaji, hulumtimin në tematika të ndryshme, që bëhen të prekshme për publikun.

 ??  ?? Një nga punimet e ekspozitës “ABAGRAPHY”
Një nga punimet e ekspozitës “ABAGRAPHY”
 ??  ?? Artisti Abaz Hado
Artisti Abaz Hado

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania