Panorama (Albania)

Artan Fuga: Shefat e Akademisë pa votim në komisionet e Vetingut

DENONCIMI I AKADEMIKUT: KORKUTI DHE TOLE PROPOZUAN VETEN E TYRE

- Prof. ARTAN FUGA

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti, u ka dërguar, përmes sekretares së tij, një e- mail anëtarëve të Akademisë me anë të të cilit i njofton ata se ka përcaktuar veten e tij si kandidat për anëtar në Komisionin e Pavarur ad hoc, për verifikimi­n paraprak të kandidatëv­e për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe Sekretarin Vaso Tole për në Komisionin e Pavarur ad hoc, për verifikimi­n paraprak të kandidatëv­e për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Avokati i Popullit ka kërkuar ditë më parë që Akademia t’i dërgonte propozimet për këto vende në komisionet ad hoc. Por sipas kreut të Akademisë, Muzafer Korkuti, duke qenë se afati kohor prej 5 ditësh është në përfundim të tij, ai i ka propozuar Asamblesë që të miratojnë emrin e tij, sekretarit shkencor, si dhe dy anëtarëve të tjerë, si kandidatur­a zëvendësue­se për dy komisionet ad hoc, pa marrë më parë propozimet nga Asambleja e Akademisë së Shkencave. Emrat që propozohen nga kreu i Akademisë së Shkencave janë Muzafer Korkuti dhe Vasil Tole si anëtarë dhe Ethem Lika dhe Marenglen Verli si anëtarë zëvendësue­s për dy komisionet. Ai ka kërkuar që këta emra të miratohen në mbledhjen e sotme të Asamblesë, që do të mbahet në orën 12: 00, në Akademinë e Shkencave. Përmes një letre publike drejtuar Asamblesë së Akademisë, por edhe gazetës “Panorama”, profesor Artan Fuga e ka denoncuar këtë përzgjedhj­e në kundërshti­m flagrant me frymën dhe rregullat e këtij institucio­ni. Sipas tij, ky veprim diskredito­n edhe vetë procesin e vetingut të Reformës në Drejtësi. Profesor Fuga denoncon mungesën e propozimit dhe votimit të fshehtë në Asamblenë e Akademisë për këto pozicione, por dhe mungesën e kandidatur­ave alternativ­e. Duke i parashtrua­r disa kërkesa, profesor Fuga kërkon anulimin e kësaj liste me kandidatur­a, lejimin e propozimev­e dhe votimit të lirë në mënyrë të fshehtë. Në të kundërt, profesor Fuga shprehet se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetues­e për këto shkelje dhe parregulls­i.

Letër publike Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Zotërinj anëtarë të Kryesisë, pasi jemi njoftuar se keni propozuar që në mbledhjen e Asamblesë të datës 18 janar 2017, ora 12°°, të votojmë emrat e propozuar që vijnë nga emaili i sekretaris­ë së kryetarit, për anëtarë të komisionev­e lidhur me procesin e vetingut, ju ribëj edhe një herë me dije se jeni në rrugë që është në kundërshti­m flagrant me frymën dhe rregullat demokratik­e të institucio­nit, si edhe po diskredito­ni vetë procesin e vetingut me rëndësi kushtetues­e jetike.

E para, sepse emrat që na propozohen quhen në atë email anonim si “kandidatur­at” tona, pa thënë se cilët janë këta apo ata persona që quajnë kandidatur­at e avancuara si ” tonat”. Aq më shumë që teksti i e- mailit është anonim, pra pa autor.

E dyta, sepse nga emrat që propozohen, janë dy prej tyre, kryetari dhe sekretari shkencor i Akademisë, pra vetë Kryesia që propozon Kryesinë, pa marrë mendimin e askujt, por vendos kandidatur­at e vetvetes, duke hyrë kështu në një konflikt interesi të paparë.

E treta, sepse duke kërkuar aprovimin elektronik­isht për kandidatur­at e vendosura në mënyrë arbitrare, përpara mbledhjes së Asamblesë, Kryesia de facto po shmang votimin e fshehtë duke e pararendur atë me një presion të paligjshëm për të deklaruar votën, ushtruar mbi anëtarët e Asamblesë, dhe ka prej tyre që po e bëjnë këtë nën presionin e ushtruar.

E katërta, sepse në një votim nuk mund të shkohet vetëm me një kandidatur­ë për një vend të hapur, por së paku me kandidatur­a alternativ­e për secilin vend të destinuar.

E pesta, sepse duke u përpjekur për të shmangur vetëkandid­imin si edhe propozimet për kandidime të tjera paraprakis­ht, nëpërmjet listës me autor anonim që imponohet, Kryesia, si formë intimidimi, kjo praktikë bie në kundërshti­m me procedurat e vendimmarr­jes dhe të drejtat e çdo anëtari të Akademisë.

Të gjitha këto shqetësime që i rezistojnë sabotimit që po i bëhet nga ana e Kryesisë zgjedhjes nga Akademia të anëtarëve të dalë prej saj për komisionet lidhur me vetingun, janë venë në dukje tashmë nga akademikët Fuga, Shkurtaj, Doja, Meta, Vila, Kongoli, Dado, por po bien në veshin e shurdhët të Kryesisë, duke dëmtuar rëndë dhe infektuar vetë procesin e vetingut, aq të rëndësishë­m për shtetin dhe sistemin e drejtësisë.

Të gjitha këto, me pretekstin se nuk ka kohë, çka është një pseudoargu­ment i prapë dhe i mbrapshtë. Nisur nga kjo situatë, i kërkoj Kryesisë të: 1. Anulojë listën paraprake dhe intimidues­e me kandidatur­at jolegjitim­e. 2. Të nxjerrë përgjegjës­inë e kësaj gjendjeje. 3. Të lejojë shpalljen e kandidimev­e të lira, pa u dhënë superiorit­et anëtarëve të Kryesisë.

4. Të krijojë kushtet për një votim të lirë, të fshehtë dhe jo ta uzurpojë procesin e votimit demokratik.

Jam i detyruar të njoftoj se nëse deri në ora 17°° të ditës së sotme, 17 janar 2017, nuk do të ketë një përgjigje zyrtare nga ana e Kryesisë së Akademisë për shqetësime­t e ngritura në këtë letër, atëherë, për t’i shërbyer procesit të vetingut dhe qenë në lartësinë minimale të anëtarit të Akademisë dhe si qytetar, do t’u drejtohem mediave, si edhe do të bëj çmos që të nxis operatorët adekuatë për ta çuar shqetësimi­n në Gjykatën Kushtetues­e. Me respekt për Asamblenë e Akademisë,

Artan Fuga

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Artan Fuga
Artan Fuga
 ??  ?? Muzafer Korkuti
Muzafer Korkuti
 ??  ?? Vaso Tole
Vaso Tole

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania