Panorama (Albania)

Gjebrea: Nga kënga para Enverit, te dasmat në Itali

Si nisi rrugëtimi me këngën, kompozimet për Teatrin Popullor dhe e vërteta e bursës në Romë

- TIRANE

Në kolltukun e rrëfimeve të Belina Budinit, dje u ul kantautori dhe producenti Ardit Gjebrea. Ishte ai i ftuari i radhës në “Forumin” e Universite­tit Europian të Tiranës.

Përpara një audience të gjerë, studentë e profesorë, Gjebrea, një nga emrat më të fuqishëm në lëmë të muzikës, si kantautor e producent por edhe prezantues e realizues programesh televizive, që me të drejtë mund të quhet “i puthur” nga fati, rrëfeu jetën e tij. Që nga mosha 5- vjeçare kur ka kënduar përpara Enver Hoxhës, te periudha e studimeve në Itali, jeta e vështirë atje, kthimi në Shqipëri, albumet muzikore, e deri tek intervista me të burgosurin Marjan Frroku. Cilat kanë qenë momentet më të vështira të Gjebresë... Të gjitha në “Forum”. Po sjellim me shkurtime pyetje- përgjigjet mes moderatore­s, pedagoges Belina Budini, studentëve dhe Ardit Gjebresë... Si ka qenë fëmijëria juaj? Kam lindur në një familje të madhe, ku babai kishte mbaruar për Matematikë- Fizikë dhe Inxhinieri, ndërsa mamaja, mësuese muzike, shumë e apasionuar. Jetonim në një apartament me tri familje brenda, në një prej të cilave jetonte edhe bashkëshor­tja e prof. Ksenofon Kristafit. Ishim një familje e madhe. Ka qenë një fëmijëri si e gjithë të tjerëve, por ka qenë shumë e rëndësishm­e, pasi kam mësuar shumë mbi bashkëjete­sën. Kam parë se si prindërit e mi e pranonin tjetrin dhe si të tjerët na pranonin ne. Kam kënduar që i vogël. Keni qenë 5 vjeç... Po, kam kënduar që 5 vjeç dhe kënga e parë ka qenë “Çfarë do të bëhem kur të rritem” dhe unë do të bëhesha minator. Ishte festivali i kopshteve. Ishte një publik shumë i zgjedhur dhe në lozhën qendrore ishte Enver Hoxha. Imagjinoni çfarë emocioni, presioni, të këndoje përpara liderit të asaj kohe. E ndienit ju këtë presion? E ndieja nga prindërit, sepse ata e diskutonin shumë. Si u zgjodhët? Ishte festivali i kopshteve dhe konkurs pas konkursi u përzgjodhë­n më të mirët, ndër të cilët isha dhe unë. Pastaj kam kënduar në festivalet e pionierëve, ku kam kënduar këngë si “I ëmbël zëri i gjyshes”, “Kur këndoj për ty moj nënë”, “Për çdo vit në maj”, “Baladë për pionierin dëshmor”, një këngë që e kam krijuar vetë dhe isha 14 vjeç. E kam kënduar në Dekadat e Majit. Deri atëherë kisha kënduar me zërin e fëmijës, por është një moment që zëri ndryshon, nga zëri i fëmijës në zë adulti dhe ishte pikërisht ai moment. Unë dal, salla plot, këndoj strofën e parë, refrenin, publiku duartrokis­te. Bëj të këndoj strofën e dytë, nuk kisha më zë... Ishit ambicioz? Jo, nuk kam qenë ambicioz. Zoti dhe fati më kanë ndihmuar. Më kanë ardhur gjërat vetë. Kam qenë një fëmijë i bekuar dhe tani jam një prind i bekuar. Asokohe kam studiuar violinë, këndoja, pastaj studiova për Kanto në Liceun Artistik dhe më pas në Akademinë e Arteve kam studiuar për kompozicio­n. Fati im shumë i madh ishte që profesori im ishte Çesk Zadeja, babai i muzikës shqiptare dhe e quaj veten të bekuar. Më mbajtën asistentpe­dagog në Universite­tin e Arteve dhe për dy vjet kam qenë asistent i prof. Thoma Gaqit në lëndën e harmonisë. Kam pasur studentë Adrian Hilën, Shpëtim Saraçin, që sot i kam shokë dhe kishim një diferencë moshe prej 4 vitesh... Pas dy vitesh u akordua një bursë për specializi­m në Itali dhe isha me fat që ajo m’u dha mua në Akademinë “Santa Cecilia” në Romë. Vazhdova studimet për kompozicio­n...

Ka pasur edhe të pakënaqur për faktin që jua dhanë juve këtë bursë?...

Asgjë nuk ka ardhur vetë. Unë punoja, dashuroja artin dhe besoja në atë që bëja. Kur isha student në vit të dytë, duke pasur miqësi me studentët e Dramës së asaj kohe, si Rajmonda Bulku, Gëzim Rudi, Artan Imami, Elvira Diamanti, i shoqëroja herë pas here në fragmentet që ata interpreto­nin. Ishin ata që më sugjeruan te Drita Pelinku dhe ajo më ftoi të krijoj muzikën e një fragmenti, e cila u pëlqye shumë. Në atë kohë do të vihej në Teatrin Popullor një dramë e shkruar nga Dhimitër Xhuvani, me regji të Anton Qesarit dhe Alfred Bualiotit. Flitej që ishte një student i talentuar dhe më thërrasin. Ishin mbledhur gjithë aktorët më të mirë të Teatrit Popullor, Margarita Xhepa, Yllka Mujo... dhe u tha se do të bëhej një provë se do të vinte kompozitor­i. Të gjithë prisnin kompozitor­in, edhe pse unë isha aty. Por isha i padukshëm. Isha fare i ri dhe shumë i dobët asokohe. Duke qeshur, u prezantuam. Bëra muzikën, u pëlqye dhe që atëherë fillova të çoja të ardhura në shtëpi, që ishin më të mëdha se rroga e babait tim. Që atëherë kam bërë thuajse të gjithë muzikat e premierave në Teatrin Popullor, mes tyre “Pallati 176”, “Martesa e avokatit”, “Romeo e Xhulieta” etj. Pra, sa i takon bursës, unë kisha punuar deri atëherë dhe kur erdhi bursa, të gjithë ranë dakord që të ma jepnin mua. A përjetuat një shok kulturor, kur shkuat në Itali? Natën e parë nuk kam fjetur fare. Nuk munda të flija nga emocioni, edhe pse kisha pirë dy qetësues. Vinim nga një vend i mbyllur dhe ky ishte takimi im i parë me botën, që ne e “njihnim” prej festivalev­e të Sanremos. Por ëndrra ime mbeti përgjysmë. Unë shkova atje në vitin ’ 89 dhe në vitin 1991 ndodhi përmbysja e sistemit, m’u ndërpre bursa, nuk kisha më para dhe për dy muaj nuk munda dot ta përfundoja. Unë isha në Itali kur ndodhi eksodi i refugjatëv­e. Ambasada në Itali na kishte urdhëruar të mos i takonim, por ne morën shumë nga ata në dhomën tonë. Ishim 6 studentë në një dhomë dhe u bëmë 26. Ç’ndodhi më pas? Nisa të punoj. I kam rënë fizarmonik­ës nëpër dasma, kam dhënë mësime pianoje dhe fati im i madh ishte që takova Albanon, i cili më ftoi të punoja me të. Punova një vit dhe kuptova se si menaxhohej një artist. Aty u vendos fati im. Vendosa të kthehesha në Shqipëri dhe të bëja atë që bënte Albanoja. Kur erdha më panë si UFO, sepse unë kthehesha, kur të gjithë iknin. U ktheva, mblodha miqtë e mi dhe u thashë që do të bëjmë një turne në Shqipëri, këngët i kam gati, do të sjell foni dhe ndriçim nga jashtë, do të bëjmë postera... dhe të gjithë më shihnin të habitur, duke menduar që: qenka rëndë. Nxorëm posterat. Asokohe, Fatos Nano ishte në burg dhe njerëzit kur shihnin posterat thoshin: paska dalë Nano nga burgu, pasi askush nuk e imagjinont­e dot të kishte postera...

Unë isha në Itali kur ndodhi eksodi i refugjatëv­e. Ambasada në Itali na kishte urdhëruar të mos i takonim, por ne morën shumë nga ata në dhomën tonë. Ishim 6 studentë në një dhomë dhe u bëmë 26

Pasi rrëfeu për jetën e tij, tri albumet, rrugën e tij si producent e prezantues, moderatorj­a Belina Budini u ndal në një moment që ka ngjallur shumë polemika. Bëhet fjalë për intervistë­n që Gjebrea realizoi me të burgosurin Marjan Rroku, vrasësin e dyfishtë... Përpara studentëve Gjebrea rrëfeu të vërtetën e kësaj interviste, duke u përgjigjur të gjithë atyre që e akuzuan se nuk bëri asnjë “investigim”, si edhe analistit Preç Zogaj, që në një shkrim në gazetën “Panorama” e akuzonte se të gjithë e bëri për të fituar audiencë...

Të qëndrojmë pak te mënyra e thithjes së audiencave. Preç Zogaj ju ka “kryqëzuar” për këtë fakt në një shkrim të tij në gazetën “Panorama”. Ai është nisur nga një intervistë e juaja me një të dënuar, Marian Rrokun, për të cilën pati shumë polemika. Sipas tij, ju e intervistu­at atë për të thithur audiencë, po pa u thelluar, pa investigua­r, pa bërë rolin e gazetarit të mirëfilltë, duke i dhënë hapësirë mediatike një njeriu që kishte vrarë dy veta...

U fol për investigim, ndërkohë që të gjithë ata gazetarë që folën për këtë gjë nuk investigua­n se cili ishte programi im. Unë kisha bërë edhe dy puntata të kaluara me konsullin e nderit dhe me një edukatore. Po bëja thjesht në kuadrin e programit “24 orë me, një të burgosur”. Te Marjan Rroku, unë nuk shkova për të sjellë historinë e tij se përse është burgosur. Unë shkova aty për të parë si i kalon 24 orë një i burgosur. Policët, të burgosurit kanë familje pas. Dhe nuk janë pak. Unë jam ai, i cili kam bër- titur dhe bërtas akoma që të rikthehet dënimi me vdekje në këtë vend. Kush vret, duhet të vritet. Askush nuk më ka pyetur për këtë gjë. Askush nuk më pyeti, përse ti që je pro dënimit me vdekje, si nuk the asnjë fjalë për këtë gjë? Thjesht sepse nuk shkova për këtë gjë. Askush nuk kërkoi, askush nuk investigoi, por të zellshmit donin të kryqëzonin. Ata që e kuptuan, e kuptuan. U përfitua shumë audiencë nga kjo gjë, për të gjithë ata që shkruan dhe u morën për këtë gjë. Më pas Marjan Rrokun e morën të tjerë në intervistë, por më pas asnjë nuk foli. A ndikoi kjo intervistë e juaja në vendimin e gjykatës, pasi ai kishte kërkuar ulje të dënimit në atë kohë?...

Fare. Unë e regjistrov­a emisionin në maj, vendimi i gjykatës ndaj tij është dhënë në dhjetor dhe unë e kam transmetua­r emisionin në shkurt. Pra, emisioni im nuk pati asnjë ndikim te verdikti i drejtësisë. Më kryqëzuan sepse thashë pikërisht këtë frazë: “Tani që jam këtu mendoj se ti duhet të dalësh”. Një gazetar i kujdesshëm shikon se çfarë thua. I thashë: Marjan, kur unë jam jashtë këtij burgu them mirë t’u bëhet, dhe aty të kalben. Kur jam këtu brenda them se Marjani është penduar dhe duhet të dalë. Por kur të dal prapë prej këtej, nuk e di se çfarë do të mendoj”. Askush nuk më pyeti se çfarë mendove. Nuk kam bërë asgjë për audiencë, unë e kam audiencën time, nuk më duhej Marjan Rroku. Për sa kohë që ata ekzistojnë dhe janë atje, unë doja që të sillja një realitet që nuk e ka parë askush. Asnjë nga këta gazetarët që folën për këtë gjë, nuk kanë shkuar dhe të kalojë 24 orë me një të burgo- sur dhe ta sjellin për publikun. Më thonë që nuk je gazetar! Çfarë do të thotë të jesh gazetar?! Jam çdo ditë me gazetarësh dhe mendoni se jam aq idiot sa në 22 vjet të mos kem mësuar asgjë nga gazetaria? Nuk mund të kishit bërë një zgjedhje më pak “spektakola­re”?

Nëse do të zgjedhësh një të burgosur, do të zgjedhësh atë tipikun, një me dënim të përjetshëm, ata që dalin shpejt janë tjetër kategori. Dhe unë zgjodha Marjanin. Le të thonë ç’të duan! Unë nuk kam asnjë motiv të gënjej dhe kam punuar mjaftueshë­m që të mos gënjej. Edhe në qoftë se nuk më pranojnë, unë jam ky që jam, por përderisa kam audiencë, njerëzit më kanë pranuar. Por më beso, njerëzit e kuptojnë kur gënjen. Nëse Preçi mendon se unë e bëra për audiencë, më besoni unë e kam audiencën...

Debati i Preçit ka zënë fill nga një kërkesë e tij pas kuintave, që tek “E diela shqiptare” të kishte edhe një hapësirë për poezinë dhe ju i keni thënë që ne merremi me probleme të tjera dhe nuk ka vend për poezinë...

Nuk më rezulton kështu. Nëse ju kujtohet kënga “Sytë e tu”, teksti është i Preçit dhe muzika është e imja. Nëse Preçi bën një poezi po aq të bukur, do t’ia bëj unë muzikën. Pyetja ime është përse Preçi e ka lënë poezinë?... Preçi po bën opinionist­in lart e poshtë dhe më kërkon mua tani për poezinë... Ai po flet edhe për operacione­t plastike... Nejse, nuk dua të paragjykoj askënd...

 ??  ??
 ??  ?? Belina Budini dhe Ardit Gjebrea, gjatë bisedës në UET
Belina Budini dhe Ardit Gjebrea, gjatë bisedës në UET
 ??  ?? Gjebrea dje në UET
Gjebrea dje në UET
 ??  ?? ARDIT GJEBREA DJE NE “FORUM”
ARDIT GJEBREA DJE NE “FORUM”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania