Panorama (Albania)

Meta: S’do ketë koalicion me PD- në, Presidenti i ri kukull e askujt

Kreu i LSI shuan një nga dilemat

- TIRANE

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në “News 24”, theksoi se në zgjedhjet e 2017- s nuk do të bëjë koalicion me Partinë Demokratik­e.

Meta ka theksuar disa herë se koalicioni me PD-në s’ka për të ndodhur. Por ai ka lënë të hapur dhe mundësinë që LSI-ja të dalë e vetme në zgjedhje, duke thënë se për koalicioni­n e ri do të vendosin strukturat. Meta ka folur dhe për zgjedhjet duke thënë se nëse ka vullnet politik, mund të realizohet Reforma Zgjedhore.

Ju thoni se ka kohë, OSBE/ ODIHR- i thotë se nuk ka kohë, në fakt. Ndërkohë, nga ana tjetër, kemi opozitën e cila, në mungesë të kësaj kohe sipas OSBE- së...

Kohë ka gjithmonë, nëse ka vullnet. Unë nuk po flas për aspektin teknik apo teknologji­k, sepse kjo është çështje ekspertësh. Këtu flitet për votimin elektronik. Është një gjë shumë pozitive. Është një gjë shumë pozitive, pa asnjë diskutim. Mirëpo, më e bukura është se dje, duke diskutuar për këtë çështje në Konferencë­n e Kryetarëve, na ikën dritat në Kuvendin e Shqipërisë. Mendoni sikur të iknin dritat ditën e zgjedhjeve, se çfarë impakti do të kishte kjo. Nuk po e them këtë për të relativizu­ar kërkesën e opozitës. Kjo është një kërkesë shumë e drejtë, por të mos harrojmë se në 2013- n u vendos që të bëhej një proces i tillë, pak a shumë, në dy qarqet më të mëdha, në Tiranë e në Fier, për të cilin u bënë edhe investimet e duhura, e kjo ishte e pamundur. Kështu që çdo investim teknologji­k është mjaft pozitiv, nëse ekziston kjo mundësi, por dikush duhet ta japë këtë garanci, dikush duhet ta marrë përsipër, sepse vendi nuk mund të shkojë në një kolaps zgjedhor.

A do ta firmosnit ju një memorandum të iniciuar nga kryetari i opozitës dhe të firmosur nga shumë parti të tjera, kryesisht opozitare?

Unë jam gati të firmos që sot të gjitha rekomandim­et e OSBE-ODIHR- it dhe çdo gjë që është e mundshme që të realizohet deri në datën 18 qershor.

A quhet i cenuar procesi zgjedhor, z. Meta, nëse opozita që në këtë nisje ka këtë hap, pra ka këtë shqetësim të madh se nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme? A është detyrë e maxhorancë­s apo e maxhoranca­ve në përgjithës­i ta garantojnë opozitën për këtë gjë?

Unë mendoj se opozita duhet të jetë më realiste dhe duhet të jetë shumë më konkrete në mundësinë e realizimit të kërkesave të saj. Nëse ata, me ekspertët dhe teknikët e tyre, e bindin OSBE-ODIHR- in se votimi elektronik apo numërimi elektronik mund të bëhet dhe OSBER-ODIHR- i thotë “po” dhe e merr këtë përgjegjës­i, unë që sot jam dakord për këtë gjë dhe e votoj.

Meqenëse jemi tek opozita, kreu i opozitës, z. Basha, ka qenë kategoriki­sht kundër idesë së një koalicioni me LSInë. A jeni edhe ju kaq kategorik, z. Meta?

Natyrisht, mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse të bashkohem me përgjigjen e z. Basha. I lutem të mos e ngrejë kaq shumë zërin, sepse edhe më qetë mund ta kishte thënë këtë Jo- në.

Edhe ju jeni për “jo, jo, jo” kundër idesë së një koalicioni me krahun e opozitës?

Natyrisht, nuk ka asnjë arsye që ne të bëjmë një koalicion me PD- në. Besoj se e thashë në mënyrë të qartë: z. Basha nuk ka asnjë arsye të bërtasë kaq shumë: “jo, jo, jo”, por mund ta thotë shumë më qetë, me një “jo”, siç po e them unë.

Ju po thoni se nuk ka një ndryshim, edhe pse në dukje mund të duket sikur ka qenë një koalicion më i qëndrueshë­m me z. Berisha? Unë mendoj se edhe ky koalicion është i qëndrueshë­m. Z. Meta, pse duhet të presim patjetër muajin prill, është ideja? Ka një kuriozitet publik, jo vetëm politik, për fatin e koalicioni­t zgjedhor se ku do të bëjë pjesë LSI-ja, pasi tashmë dihet se ku është LSI- ja, atje do të shkojë edhe pushteti, për shkak të disa llogaritje­ve elektorale që bëhen. Pse s’jeni i qartë që tani se ç’do të bëni ju në zgjedhje, ose nëse do të dilni vetëm, nëse po e shqyrtoni këtë ide?

Nuk kemi filluar ende të shqyrtojmë idetë. Unë nuk mund të shprehem për diçka që nuk është vendosur, por besoj se diçka doli nga kjo studio, që koalicion me Partinë Demokratik­e nuk do të ketë dhe këtu kemi konsensus të plotë me z. Basha.

“I takon Ilir Metës të vendosë nëse do të qëndrojë apo do të rimartohet djathtas”, ka qenë deklarata e Ramës diku në shtator, që u komentua edhe si një sinjal i parë për hapjen e PS- së, për t’i thënë “ejani në koalicion, na jepni një përgjigje” e të tjera. Vërtet martesa është institucio­n i vështirë, e thonë të gjithë, por duket sikur ju nuk po vendosni të martoheni majtas këtë radhë...

Absolutish­t, martesa është vetëm për Monikën. Në politikë ka vetëm marrëveshj­e.

Ju, z. Meta, thoni se ende nuk e keni vendosur, por a është një opsion i mundshëm që LSI- ja të dalë e vetme në zgjedhjet e vitit 2017? Partia Socialiste, ose z. Rama, mendon se PS- ja si forca më e madhe e së majtës mund t’i fitojë e vetme. Z. Rama e ka këtë bindje që fiton vetëm...

Është një gjë shumë e mirë dhe pa dyshim edhe z. Rama, edhe PS- ja janë sovranë në zgjedhjet e tyre, ashtu sikurse është edhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhe çdo forcë tjetër.

Ju po mendoni të dilni vetëm dhe ta lini të fitojë vetëm PS-ja, siç mendon z. Rama, që mund të fitojë vetëm?

E vetmja gjë që pata mundësi të mendoja dhe që besoj se do të ketë një konsensus edhe në LSI, është që të respektojm­ë konsensusi­n me z. Basha, për të mos pasur një koalicion me Partinë Demokratik­e. Për të tjerat, ka kohë. Aktualisht, ka gjëra më të rëndësishm­e.

A mos vallë pjesë e negocimit për koalicioni­n e ardhshëm zgjedhor, që janë edhe negociata normale midis palëve politike, do të jetë zgjedhja e Presidenti­t? Është emri i Presidenti­t pjesë e negocimit, nëse do të jeni ose jo me PS-në në zgjedhjet e ardhshme në koalicion?

Kjo nuk është çështja më e rëndësishm­e. Më e rëndësishm­e është që vendi të ketë një President me integritet, në mënyrë që të jetë një përfaqësue­s i respektuar dhe i gjithëpran­uar. Për ne çështja e emrit nuk është çështje negocimi. Ne një emër që na bind, e votojmë. Një emër që nuk na bind, nuk e votojmë.

Ju do të kërkoni që ky emër të jetë i propozuar nga LSIja, pra që Presidenti i ardhshëm të jetë i LSI- së?

Kjo nuk është gjë e rëndësishm­e për ne. E rëndësishm­e është që Presidenti i ardhshëm të mos jetë kukull e askujt.

Nuk keni ndonjë pakënaqësi personale me Kryeminist­rin apo politike për sa i takon qeverisë?

Nuk bëhet fjalë për çështje personale. Po të ishte për çështje personale, ky koalicion nuk do të ishte bërë kurrë.

Në një intervistë televizive, z. Selami duket sikur ju ka atakuar. Ka deklaruar se në zgjedhjet lokale të vitit 2015, Meta preferoi Vorën në vend të Vlorës. Pati disa deklarata që kishte pakënaqësi ndaj jush...

Mua nuk më rezulton kështu. Mesazhi i fundit i tij pas hetimit të KQZ- së është për besnikëri të përjetshme ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim. E dyta, e kam lexuar në gazetë, se nuk e kam parë në emision. Kjo më duket si bejte Vora- Vlora, sepse nuk kanë asnjë lidhje me njëra- tjetrën. I vetmi person që ka kërkuar ose që më ka kërkuar mua të kandidojë për Vlorën ka qenë vetëm z. Selami dhe askush tjetër nuk më ka kërkuar, as nuk kam pranuar që z. Selami të jetë kandidat për Bashkinë e Vlorës.

Pra, nuk ka qenë asnjëherë një çështje për shqyrtim Vlora, përveçse kërkesa e vetme e...

Ka qenë i vetmi që ka shprehur një kërkesë. Ndoshta ka parë ndonjë ëndërr, që dikush i ka premtuar ose ka kërkuar që të kandidojë për Vlorën, përveç vetes së tij.

Ju po thoni që nuk keni pasur ndonjë negociatë, për shembull, me z. Rama, për Vlorën si bashki e të tjera?

Sigurisht që jo, se z. Rama është edhe kryedepute­ti i Vlorës dhe jo vetëm për z. Selami, por edhe për këdo tjetër, ai do ta kishte të pamundur t’i justifikoh­ej Partisë Socialiste që të linte Vlorën. Unë e di që ai ka shumë simpati për z. Selami dhe mund t’i besonte edhe Tiranën, por Vlorën nuk e besoj.

Z. Manjani tha që LSI-ja dhe Partia Socialiste erdhën në pushtet me Blushin dhe jo me PDIU- në. Pyetja nuk ka të bëjë me PDIU- në, sepse ju u përgjigjët, por ka të bëjë me Blushin. Çfarë mendoni për LIBRA- n e Blushit?

Mendoj që ky prononcim i z. Manjani nuk është politikish­t korrekt, megjithatë ai ka shprehur mendimin e tij. Ne kemi ardhur në qeveri si koalicion PS- LSI, dhe të gjitha forcat e tjera politike. Për sa i takon forcës së re që ka krijuar zoti Blushi, kjo është një sfidë e tij. Unë besoj se ka qenë mundësia që zoti Blushi si politikan me eksperienc­ë, por edhe i ri dhe me kontribute, të vijonte t’i jepte këto kontribute në kuadrin e Partisë Socialiste, por natyrisht që kjo është një çështje e tij dhe nuk mund të them diçka të veçantë. Natyrisht, të krijosh një forcë të re është një sfidë e madhe.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mbrëmë në emisionin “Studio e Hapur”
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mbrëmë në emisionin “Studio e Hapur”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania