Panorama (Albania)

Qeveria, gati kësti i tetë i dëmshpërbl­imit për 2400 ish të përndjekur

Shtino: Janë 140 milionë lekë që do të ndahen për kategorinë parësore

- TIRANE

Ky vit pritet të përmbyllë procesin e dëmshpërbl­imit për të gjithë ata të dënuar që jetojnë.

Sipas drejtoresh­ës së Politikave për ish- të përndjekur­it në Ministrinë e Mirëqenies Sociale, Ermira Shtino, paralelish­t me ndarjen e këstit të shtatë do të nisë edhe kësti i tetë për kategorinë parësore. “Jemi në rrugën e drejtë për të bërë të mundur lëvrimin brenda këtij viti edhe të këstit të tetë”, tha Shtino gjatë një interviste dhënë për “Top Channel”. Një gjë e tillë më herët është pohuar edhe ministri Blendi Klosi, sipas të cilit rreth 2400 të dënuar që jetojnë do të kenë mundësi që të tërheqin dëmshpërbl­imin e plotë brenda këtij mandati qeverisës.

FONDI Këtë vit, ashtu si edhe vitin e kaluar, janë vënë në dispozicio­n nga buxheti i shtetit 2 miliardë lekë. Me ndryshimet e bëra në ligj, 70% e fondit do të përdoret për ata që jetojnë, ndërsa pjesa tjetër për trashëgimt­arët. Pak ditë më parë, Ministria e Financave bëri publike edhe listën me emrat e 1570 të dënuarve, të cilët duhet të paraqitesh­in pranë sektorit të pagave dhe dëmshpërbl­imeve për të depozituar certifikat­ë personale dhe numër llogarie. Drejtore- sha e Politikave për ish- të përndjekur­it në Ministrinë e Mirëqenies Sociale, Ermira Shtino, bëri me dije se shumë shpejt për këto familje do të nisë edhe disbursimi i parave në bankë. “Fondi për kategorinë parësore këtë vit ësh- të 140 milionë lekë. Në ditët në vijim do të bëhet disbursimi i parave në llogaritë e tyre bankare mbi bazën e rendit të miratuar, ku të parat që do të dëmshpërbl­ehen janë gratë e dënuara, për të vijuar me ishtë dënuar që nuk jetojnë më, por kanë fëmijë të mitur, ishtë dënuarit me sëmundje, ata mbi 75 vjeç dhe më pas të tjerët nën 75 vjeç”, saktësoi Shtino. TRASHËGIMT­ARËT Për të dënuarit që jetojnë procesi ka ecur me ritme të shpejta, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për trashëgimt­arët. Vitin e kaluar për këtë kategori nuk u nda asnjë pagesë. Fondi 6 milionë dollarë mbeti i paprekur dhe vonesat e krijuara u përligjen me argumentin e pamjaf- tueshmëris­ë së fondit. Por, nga ana tjetër, një tjetër problem i pranuara në heshtje nga zyrtarë të dy ministrive mbeten edhe mangësitë që rezultojnë në këto dosje, të cilat kanë zvarritur në kohë procesin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania