Panorama (Albania)

Lufta e Dytë e Ali Ahmetit

- ALFRED LELA

Kryetari i BDI- së, Ali Ah meti, po shfaqet këmbëngulë­s në negociatat me liderin e VMRNO- DPMNE...

... Nikola Gruevski, nga të cilat do të përcaktohe­t, ka gjasa, jo vetëm fati i Gruevskit dhe Ahmetit, por edhe i shqiptarëv­e dhe gjithë Maqedonisë. Në njëfarë mënyre, Ali Ahmeti është duke kërkuar të firmosë një Marrëveshj­et të Ohrit 2. Në një tjetër mënyrë, ai është në pozitat e atij që sapo e ka përmbyllur luftën në krye të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Kjo e sotmja është Lufta e Dytë e tij.

Dy janë kërkesat e Ahmetit të cilat, duhet thënë, janë të të gjitha partive shqiptare në Maqedoni, të bashkuara më në fund me një listë kushtesh thelbësore për mbijetesën e tyre, paqen në vend, kontratën sociale me veten dhe maqedonët, por edhe integrimin e Maqedonisë në superstruk­turat euroatlant­ike. Shefi i BDI- së i ka, me sa duket, të patjetërsu­eshme kërkesën për shqipen si gjuhë të dytë zyrtare në territorin e Maqedonisë, dhe njësinë apo institucio­nin e Prokurorit të Posaçëm.

Në të dyja instancat, zoti Ahmeti është në pozita kombformue­se dhe shtetformu­ese. Sa i takon gjuhës shqipe, çfarë janë, në fakt, shqiptarët përveç gjuhës së tyre! A mund të jenë ata banorë dhe besnikë të Maqedonisë, pa qenë së pari banorë dhe besnikë të gjuhës së tyre? Pra, shqipja si element kombformue­s për shqiptarët duhet parë si njësi e tillë edhe për maqedonët. Maqedonët duhet ta kuptojnë se elementi shqiptar, subsersiv dhe i pakënaqur, apo axhenda e përfolur për t’i shtyrë shqiptarët në kufijtë e ashpër të islamizimi­t dhe të radikalizi­mit fetar, duke i etiketuar të tillë edhe pa qenë, nuk bën gjë tjetër veçse kurdis një minë, shpërthimi i së cilës hedh në erë vetë Maqedoninë. Prandaj, Gruevksi dhe partia e tij duhet ta shohin këm- bënguljen e Ahmetit dhe partive shqiptare si thelbësore edhe për ekzistencë­n e tyre. ( Sa kohë që ata nuk duan një Maqedoni federale apo një Maqedoni të ndarë, në të dyja rastet shumë e vogël).

E simbolikës shtetformu­ese është edhe kërkesa apo kushti i dytë i Ahmetit, Prokurori Special. Edhe pse duket si një lloj kërkese që mund të ketë efekt boomerang, ( Ahmeti ka qenë partner në qeveritë e dyshuara të Gruevskit), pikërisht përballë kësaj gjase merr kredite edhe kushtëzimi i tij. Kreu i BDI- së është gati që të skanohet edhe vetë bashkë me të tijtë. Më mirë do të ishte nëse ai është i sigurt për pastërtinë e vet, dhe më keq për Gruevskin, nëse nuk lëshon pe pikërisht prej frikës se vetë nuk është i tillë.

Ali Ahmeti është në një takim me his- torinë, në kufijtë e së cilës u fut një herë në vitin 2001. Ishte ai një prej atyre që morën armët, duke e detyruar situatën politike të shtyhej drejt Marrëveshj­es së Ohrit. Koalicione­t e njëpasnjës­hme me nacionalis­tët maqedonë u siguruan atyre dhe vetes pushtetin, por jo edhe respektimi­n e atij pakti. Shqipja vazhdon të shihet si gjuhë minoritare, ndërkohë që shqiptarët janë partnerë në shtetformi­min e Maqedonisë. Ahmetit i shkon këmbëngulj­a, edhe në favor të një rishpikjej­e politike. Partisë së tij i duhet një kauzë për ta nxjerrë nga impasi ku e futën zgjedhjet e fundit, të cilat e panë formacioni­n e tij të gjysmohej.

Gjërat, megjithatë, nuk janë aq të lehta sa në letër dhe në tekst. Një e panjohur e madhe mbetet pozicionim­i i administra­tës së presidenti­t të ri amerikan, Donald Trump. Duket se ai, krejt ndryshe nga paraardhës­it, nuk është as atlanticis­t dhe as europianis­t. Në një intervistë për “The Times” të Londrës dhe “Bild” të Berlinit, ai ka shprehur skepticizë­m për NATO- n, duke e konsiderua­r një “gjë të vjetër” dhe ka parashikua­r apo frymëzuar një “hemorragji” të re europiane pas përshëndet­jes që i bëri, për të disatën herë, Brexit- it.

Për Maqedoninë, kjo do të thotë shumë. Nëse Amerika, partneri i madh i shqiptarëv­e, e braktis kursin proatlanti­cist dhe proeuropia­nist, cila është e ardhmja për shqiptarët dhe Maqedoninë. Integrimi në dy ndër superstruk­turat më të mëdha botërore bie si vlerë dhe gjeopoliti­kë. Maqedonisë i hapet një tjetër perspektiv­ë dhe Rusia është gjithmonë aty për t’u konturuar si e tillë.

Shqiptarët ua fillojnë të gjitha perspektiv­ave nga gjuha e tyre. Ali Ahmeti nuk duhet të dorëzohet para kërkesës për zanafillë të popullit të vet. Jo kësaj here. Jo edhe një herë të dytë.

 ??  ??
 ??  ?? Ali Ahmeti
Ali Ahmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania