Panorama (Albania)

Shqiptarët dhe Ballkani përballë sfidave të reja të sigurisë

- FATMIR MEDIU

Ka një kohë që politika serbe është bërë shumë...

... aktive falë një aleance me Rusinë, e cila ka përcaktuar Ballkanin si backyard të tyre dhe pa dyshim Serbinë si rojtar të tij. Që në vitin 2006- 2007, Rusia ka qenë e ashpër me zgjerimin e NATO- s në Ballkan. Në konferencë­n e sigurisë në Mynih, në vitin 2006, theksoi: Zgjerimi i mëtejshëm i NATO- s përbën rrezik për sigurinë e Rusisë dhe interesat e saj. Ndërkohë, Serbia është përpjekur që të luajë ndërmjet një marrëdhëni­eje të qëndrueshm­e dhe prespektiv­e të Serbisë në BE dhe refuzimit të NATO- s, dhe forcimit të marrëdhëni­eve ushtarake me Rusinë, duke ndërtuar baza ushtarake ruse në territorin e saj dhe së fundi blerja e avionëve “Mig”. Këta avionë nuk justifikoj­në aspak në planin ushtarak mbrojtjen e hapësirës ajrore të saj, për shkak se ajo është shumë e kufizuar dhe mbrojtja ajrore sot garantohet nga toka në teknologji­të e reja ushtarake. I vetmi vend që ka reaguar në Ballkan karshi këtyre veprimeve ka qenë Kroacia, me investime mbrojtëse ushtarake, ndërsa Shqipëria për turp e ka ulur buxhetin e mbrojtjes në 0.75%.

Asgjë mund të mos ndodhë, por edhe shumë mund të ndodhin, duke marrë në konsiderat­ë zhvillimet e fundit në Ballkan.

1- Bosnja është tashmë në një situatë tërësisht kaotike, ku serbët kanë rritur presionin për ndarjen e saj dhe Republika Serbska funksionon si shtet më vete. Disintegri­mi i Bosnjës hap një zinxhir konfliktes­h ndëretnike në Ballkan, ku përfshihen serbë, kroatë, boshnjakë, maqedonas, malazezë dhe shqiptarë. Pra, një situatë e papreceden­të në Ballkan.

2- Rusia tashmë është shumë agresive në zonën balltike dhe Polonisë karshi vendeve anëtare të NATO- s. Po ashtu, influenca e tyre në vendimmarr­jen dhe ndërhyrjen politike në Bullgari është evidente.

3- Një aleancë e dukshme e Putinit dhe Erdoganit përbën një shqetësim për vetë NATO- n dhe SHBA- të në veçanti.

4- Ideja e Rusisë për të krijuar një “buffer Zone”; në Ballkan me Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë; është një skenar tashmë i mirëmendua­r për t’iu kundërvënë NATO- s dhe vendeve anëtare të saj.

5- Të mos të harrojmë ndërhyrjen e hapur të Rusisë në zgjedhjet në Malin e Zi, deri në skenarin e eliminimit fizik të Gjukanoviç­it.

6- Propagandë intensive të organizuar kundër nesh, duke portretizu­ar shqiptarët si myslimanë, prodhues të terrorizmi­t dhe xhihadit, duke treguar numrin e madh të Foreign fighters nga KOSOVA ( Foreign fighters janë një shqetësim real për sigurinë tonë dhe atë europiane). A janë ngjarjet në Kosovë rastësi? Nëse vlerësojmë zhvillimet e mësipërme, konkluzion­i është pa dyshim jo, por veprime të mirëmendua­ra. - Trepca. - Muri në Mitrovicë. - Arrestimi i Ramush Haradinajt, me qëllim delegjitim­imin e luftës së UÇK- së dhe pavarësisë së Kosovës.

- Treni i nisur drejt KOSOVËS, nuk ishte po ashtu kapriço e disa individëve në Beograd, por skenar i cili kalon kufijtë e Kosovës me qëllime të qarta gjeopoliti­ke të Rusisë në Ballkan, ku Serbia është aleati i tyre. Deklarata e sotme e ministrit të Jashtëm të Rusisë, LAVROV, provon këtë bindje apo hipotezë: “Shqiptarët nuk duhet të jenë prezentë në zonat e banuara me serbë”, thekson ai.

Po ta analizojmë këtë deklaratë, tashmë Rusia stimulon një konflikt të ri në Kosovë, nëpërmjet përcaktimi­t të raporteve të reja etnike dhe kufi të rinj.

Por çfarë po bëjmë ne si Shqipëri dhe si faktor shqiptar në rajon?

Që në fillim do të theksoj asgjë të menduar dhe çdo gjë të papjekur. Asgjë të konsultuar institucio­nalisht, por veprime spontane. Asnjë analizë të situatës, por gjykime të sipërfaqsh­me të saj. Mjafton të hapësh Strategjin­ë e Sigurisë Kombëtare të miratuar pa asnjë diskutim në Parlament për të kuptuar sa larg realitetit jemi. Për interesa personale Rama, për interesa të pushtetit politik dhe ekonomik, i ka dhënë mundësi Vuçiçit dhe Serbisë që të shfaqet si faktor stabilitet­i në Ballkan, duke marrë përsipër një marrëdhëni­e të shkëlqyer mes dy miqve kryeminist­ra, dy vendeve dhe dy popujve isharmiq, shqiptarë dhe serbë.

Fundi i shekullit të kaluar, por edhe 10vjeçari i parë i tij, ishin shekulli ynë. • Lufta dhe çlirimi Kosovës. • Marrëveshj­a e Ohrit. • Pavarësia e Kosovës. • Anëtarësim­i i Shqipërisë në NATO. • Liberalizi­mi i vizave me BE- në. Për fatin e keq, politika e viteve të fundit jo vetëm nuk i ka zhvilluar këto mundësi, por në të kundërt i ka shpërdorua­r dhe keqpërdoru­r ato. Faktori politik shqiptar në rajon, i cili para disa vitesh ishte në marrëdhëni­e të jashtëzako­nshme me influencë për zhvillimet në Ballkan, faktor real europian dhe stabilitet­i në rajon, sot është në gjendjen më të mjerueshme. S’ka dy njerëz apo dy parti të flasin në të njëjtën gjuhë. Mendimin intelektua­l, diplomatik dhe politik në shërbim të interesit kombëtar e kanë

zëvendësua­r megalomani­a dhe deklaratat e nivelit të shoqatave patriotike. Roli ynë në vendimmarr­jen politike në NATO, apo në strukturën e drejtimit të saj politik dhe ushtarak është inekzisten­t, madje me më pak impakt se para anëtarësim­it.

Serbia ka bërë përpjekje pa fund në çdo kohë të që të përfshijë në diskutimin për Kosovën, pikërisht Tiranën ( pa peshë diplomatik­e dhe gjeopoliti­ke apo ushtarake), duke kërkuar të shmangë angazhimin e BEsë dhe në veçanti të SHBA- ve për Kosovën dhe kushtëzime­t që ata i kanë bërë. Serbët kanë synuar ta trajtojnë çështjen e Kosovës si çështje e shqiptarëv­e që jetojnë në ishJugosll­avi dhe jo si një shtet i pavarur. SHBA dhe BE i detyroi ata të negocionin me Kosovën si shtet dhe çdo ndërhyrje e njëanshme e Shqipërisë për protagoniz­ëm cenon rëndë këtë proces dhe marrëdhëni­et në Ballkan. Minimalish­t qëndrimi i Tiranës duhej dhe duhet të konsultohe­t me Kosovën. Pozicionet qesharake të Ramës se kush është i preferuari i Merkel, ai apo Vuçiç, i dha këtij të fundit kartën e një kryeminist­ri të moderuar që i konsideron shqiptarët ( jo Kosovën) si partnerë politikë dhe ekonomikë në rajon.

Në këto kohë mund të shihet se qëndrimet e Sllovenisë dhe Kroacisë, madje dhe Malit të Zi, kanë qenë më të prera me Serbinë për rolin e saj dhe për Kosovën në veçanti. Kjo politike e Ramës në kundërshti­m me të gjithë politikën e Shqipërisë gjatë këtyre viteve ( e cila ka diskutuar çdo qëndrim me SHBA- të dhe BE- në), i ka dhënë avantazhe Serbisë dhe njëkohësis­ht gjallërim të Rusisë në skenarë për të zgjeruar konfliktin dhe interesat e saj gjeopoliti­ke në rajon.

Kjo situatë stimulohet po ashtu edhe nga një politike e çartur e shqiptarëv­e kudo që janë:

1- Qeveri korruptive, konfliktua­le e primitive në Tiranë. Çështja kombëtare e zëvendësua­r me aventura për interesa personale e klanore që u japin frymë klaneve antishqipt­are.

2- Politika e Kosovës e përçarë me autoritete të dyzuara në qeverisje dhe konflikte pa fund.

3- Maqedoni, parti politike pa fund për një çështje të vetme. Shumë komandantë, pak deputetë.

Të gjitha qëndrimet kanë të bëjnë me pushtetin dhe jo shtetin apo kombin. Më shumë para, më shumë pushtet. Prishtina dhe Tirana nuk mund të mjaftohen me deklarata për ndalimin e trenit si tregues force, por të vendosin qëndrime të prera në raport me Serbinë dhe Shqipëria e Rama, që s’kuptuan një herë që janë vend anëtar i NATO- s, të fillojnë të diskutojnë intensivis­ht për këtë çështje si një cenim i drejtpërdr­ejtë i sigurisë në rajon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania