Panorama (Albania)

Basha: S’ka skenar tjetër, PD do përballet në zgjedhje

Takimi me krerët e degëve: Deri më 15 shkurt, kandidatët

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi se opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamenta­re dhe do t’i fitojë ato.

Pas mbledhjes së kryesisë dhe Grupit Parlamenta­r, Basha u takua dje me drejtuesit e degëve të PD-së në rrethe. Sipas Bashës, opozita do të përballet me qeverinë në zgjedhjet e ardhshme dhe do të arrijë të dalë fituese. “Qeveria dhe mjetet e saj të propagandë­s janë lëshuar me klishetë: merr pjesë, nuk merr pjesë Partia Demokratik­e në zgjedhje. Partia Demokratik­e merr pjesë në zgjedhje dhe zgjedhjet do të jenë të lira e të ndershme. Nuk ka asnjë skenar tjetër. Ne do të luftojmë për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne do të përballemi për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne do të fitojmë me zgjedhje të lira e të ndershme”, deklaroi Basha. Gjatë takimit me krerët e PD- së në rrethe, Basha përcolli edhe një herë udhëzimin e tij për përzgjedhj­en e kandidatëv­e që do të përfaqësoj­në PD- në në zgjedhjet e ardhshme. Kreu i opozitës deklaroi se 15 shkurti do të jetë afati i fundit kur kandidatur­at do të vijnë në PD, ndërkohë që më pas një komision i posaçëm do të merret me filtrimin e çdo emri. “Vlerat më të larta morale dhe shoqërore që kemi në komunitet do t’i konsideroj­më për të qenë përfaqësue­sit më të denjë të Partisë Demokratik­e në Parlamenti­n e ardhshëm. Ne do t’u japim shqiptarëv­e një listë deputetësh, më përfaqësue­sen dhe më cilësoren që ka pasur ndonjëherë ky vend”, u shpreh kreu i opozitës. Edhe dje Basha e cilësoi votimin dhe numërimin elektronik një kusht të patejkalue­shëm për opozitën. Ky votim për Bashën do të siguronte garancinë e procesit dhe fundin e ndikimit të kriminelëv­e në proces. “Votimi dhe numërimi elektronik është fundi i kontestimi­t të zgjedhjeve mbi bazën e shitblerje­s së votës, apo manipulimi­t të votës, apo futjes së duarve në kutitë e votimit. Votim elektronik do të thotë po kështu numërim elektronik. Merr fund armata e partiakëve dhe e kriminelëv­e që fut duart në kuti, që blen apo kërcënon numëruesit, që tjetërson vullnetin e qytetarëve, merr fund manipulimi i vullnetit të qytetarëve, siç votojnë qytetarët, ashtu del rezultati. Me votimin elektronik, me numërimin elektronik shqiptarët do të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi kreu i PD- së.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania