Panorama (Albania)

OSBE rrëzon votimin elektronik

“Kërkon shumë kohë, ne s’mund të këshillojm­ë të bëhet”

-

Ambasadori i OSBE- së në Tiranë, Bernd Borchardt, deklaron se nuk ka kohë për votimin dhe numërimin elektronik. Në një intervistë për “Vizion+”, ambasadori i OSBE- së thekson se një proces i tillë do të kërkojë kohë, ndaj edhe misioni i OSBE- së në Tiranë nuk do ta këshillojë realizimin e tij për kaq kohë sa ka ngelur. “Mbetet shumë pak kohë, për të mos thënë fare, për një reformë kuptimplot­ë dhe të hollësishm­e zgjedhore, që do të ishte në përputhje me rekomandim­et e OSBE/ ODIHR- it, angazhimet e OSBE-së dhe standardet ndërkombët­are. Çdo ndryshim madhor i procedurav­e zgjedhore të zhvilluara prej një kohe të gjatë në një kontekst të caktuar zgjedhor kërkon kohë për t’u bërë e për t’u zbatuar siç duhet. Si shumë elemente të tjera të sistemit zgjedhor, përdorimi i votimit dhe numërimit elektronik dihet se ka avantazhe dhe disavantaz­het e tij. Kjo kërkon shumë kohë dhe pa atë kohë, ne nuk mund të këshillojm­ë të bëhet një gjë e tillë”, shprehet ambasadori i OSBE- së. Sipas tij, propozimin për përdorimin e teknologji­së në zgjedhje e paraqiti edhe maxhoranca aktuale në kohën kur ishte në opozitë. Edhe atëherë përgjigjja e OSBE- së ka qenë e njëjtë kur u deklarua se duhet më shumë kohë për plotësimin e tyre. “Para zgjedhjeve të 2013- s, opozita e atëhershme, pra qeveria e tanishme, kërkoi futjen e votimit elektronik, po ashtu pak kohë para zgjedhjeve. OSBE-ja në atë kohë këshilloi se duhej më shumë kohë për përgatitje. Tani jemi në të njëjtën situatë dhe që prej tetorit 2016 kemi këshilluar, në të njëjtën linjë me këshillat tona të mëhershme, se votimi elek- tronik kërkon më shumë kohë sesa koha e mbetur. Sa për t’ju dhënë një shembull: dera hyrëse e zyrave tona të OSBE- së këtu në Tiranë është e mbrojtur me një sistem elektronik të kontrollit të hyrjeve. Dhe unë shoh përditë se sa të brishta mund të jenë sisteme të tilla. Kjo më bën shumë skeptik në lidhje me një sistem, i cili do të duhej të mbështetej në transmetim­in e të dhënave nga zona të thella në serverët qendrorë në Tiranë, nëse kjo nuk bëhet me përgatitje dhe testime shumë të imtësishme”, shprehet ambasadori Borchardt.

 ??  ?? Ambasadori i OSBE- së në Tiranë, Bernd Borchardt
Ambasadori i OSBE- së në Tiranë, Bernd Borchardt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania