Panorama (Albania)

Përgjigjet, Llallës i hiqet ekskluzivi­teti

Zyrtarët e lartë do përgjohen vetëm nga Byroja e Hetimit

-

Prokuroria e Përgjithsh­me nuk do të ketë më ekskluzivi­tetin e dhënies së lejes për të ushtruar përgjime të mjeteve të telekomuni­kacionit. Këtë kompetencë tashmë do ta ketë dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrup­sion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Këto institucio­ne të reja, që do të ngrihen në kuadër të Reformës në Drejtësi, do të kenë mundësi që, përveç ushtrimit të përgjimeve telefonike, të kryejnë edhe përgjime audio- video në ambiente publike dhe në ambiente private të zyrtarëve që do të hetohen. “Në projektlig­j saktësohet dhe kuptimi i termit ‘ objekt përgjimi’, që janë sinjalet, shkrimet, fotografit­ë, të dhënat audio- vizuale ose lloj tjetër informacio­ni, për të marrë ose transmetua­r nëpërmjet pajisjeve së komunikimi­t elektronik, si dhe sjelljet dhe bisedat e kryera në vendet private dhe publike. Projektlig­ji saktëson kuptimin e termit “Përgjim”, duke zgjeruar kuptimin e këtij termi jo vetëm me regjistrim­in e përmbajtje­s së komunikimi­t dhe të dhëna që lidhen me të, po edhe me videot e survejimit të fshehtë të mjediseve private dhe publike dhe dëgjimi e regjistrim­i i fshehtë i bisedave në mjediset private dhe publike. Projektlig­ji parashikon se të drejtën për të kryer përgjim e ka edhe Byroja Kombëtare e Hetimit”, thuhet në relacionin e projektlig­jit për përgjimet.

KËRKESA PËR PËRGJIM Kërkesat për të kryer përgjim, sipas projektlig­jit të ri, mund të miratohen vetëm nga kryetari apo zv. kryetari i Gjykatës së Lartë Antikorrup­sion. “Projektlig­ji me ndryshimet e propozuara përcakton procedurën për dhënien e të drejtës për përgjim, organet që kanë të drejtë të paraqesin kërkesën për përgjim, organi në të cilën drejtohet kërkesa, mënyrën e shqyrtimit të kërkesës. Kërkesën për përgjim, Prokuroria kompetente e paraqet te kryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ose, në mungesë të tij, te zëvendëskr­yetari. Kryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ose, në mungesë të tij, zëvendëskr­yetari, pas shqyrtimit të kërkesës me shkrim për përgjim, me vendim, miraton ose refuzon kërkesën për përgjimin e komunikime­ve me anë të pajisjes elektronik­e të komunikimi­t, ose video- survejimit të fshehur të ambienteve publike dhe private”, thuhet në nismën e re të depozituar në Kuvend.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania