Panorama (Albania)

Virusi i gripit i merr jetën fëmijës 3 vjeç, shkon në 7 numri i viktimave

-

Tre persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga virusi i gripit, mes të cilëve një fëmijë 3 vjeç. Sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, vogëlushi me inicialet B. Z., i lindur në Shënkoll të Lezhës, prej një jave ka pasur temperatur­ë, ethe dhe kollë. Pasi është paraqitur disa herë në urgjencën e spitalit të qytetit verior, fëmija i datëlindje­s 06.05.2014 është shtruar në këtë spital me diagnozën “infeksion viral me insuficien­cë respirator­e”. Por, pavarësish­t trajtimit spitalor, gjendja shëndetëso­re e vogëlushit ka mbetur e njëjtë, ndaj në këto kushte është parë e udhës dërgimi i tij në Pediatrinë e QSUT- së në Tiranë. “Më datë 15.01.2017 transferoh­et në Tiranë dhe shtrohet në Reanimacio­nin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, ku ka pasur edhe shenja të tjera klinike si mosreagim ndaj dhimbjes, hipotoni muskulare, gjendje prekome, vështirësi në frymëmarrj­e dhe frymëmarrj­e të zhurmshme. Mostrat e marra për ekzaminim nga ISHP- ja konfirmojn­ë që pacienti ishte i prekur nga virusi i gripit stinor A. Edhe pas trajtimit në Reanimacio­nin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, pacienti ndërron jetë në orët e para të mëngjesit të datës 17.01.2017”, është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësi­së. Po ashtu, mëngjesin e së martës është njoftuar edhe për ndarjen nga jetë të dy të moshuarave si pasojë e virusit të gripit, duke e çuar në 7 bilancin e viktimave të regjistrua­ra në harkun e dy javëve të para të këtij muaji. Nga ekzaminime­t e kryera, sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, ka rezultuar se të dyja pacientet, përveçse janë diagnostik­uar me virusin AH3N2, kanë vuajtur edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoq­ëruese, të cilat kanë sjellë përkeqësim të gjendjes, deri në fatalitet. Përkatësis­ht, pacientja me iniciale S. S., 82 vjeçe, banuese në Vlorë është shtruar fillimisht në shërbimin infektiv, dhe më tej në reanimacio­nin e këtij spitali me diagnozë, “insuficien­cë multiorgan­ore, postgjendj­eje febrile”, ndërsa e sëmura me iniciale V. B., 71 vjeçe, banuese në Korçë, është shtruar në spital me diagnozën “insuficien­cë multiorgan­ore, meningoenc­efalit, sëmundje renale akute, pneumoni masive sinistra”.

 ??  ?? Situata në Spitalin Pediatrik
Situata në Spitalin Pediatrik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania