Panorama (Albania)

Pranimet e reja, UT: Fituesit të shpallen me një raund

Koni: Kriteret perfekte, të lehtësohen procedurat e aplikimit

- BESARTA BASHA

Rektori i Universite­tit të Tiranës ka zyrtarizua­r dje kriteret që kanë vendosur fakultetet për pranimin e studentëve të rinj.

Në një dalje për shtyp, Mynyr Koni vuri në dukje se formulat janë perfekte, ndërsa shprehu rezerva mbi ato që universite­ti nuk i ka në dorë: aplikimin dhe shpalljen e fituesve. “Bazuar në një analizë të kujdesshme të kurrikulav­e të shkollës së mesme, jemi përpjekur të përcaktojm­ë kritere perfekte, në mënyrë që puna e studentëve në vite të mos humbasë. Ne si institucio­n do t’ia bëjmë të qartë dhe do t’i kërkojmë Ministrisë së Arsimit që procedurat e aplikimit të bëhen në një kohë sa më të shpejtë dhe të kuptueshme për të gjithë. Mendimi im personal është që duhet të ketë vetëm një raund. Natyrisht, për këtë do të bëjmë diskutime teknike bashkë me ministrinë”, vuri në dukje rektori i UT. Pjesë e sugjerimev­e që do t’i drejtohen MAS është edhe mënyra e regjistrim­it të kandidatëv­e fitues në universite­te. Koni kërkon fleksibili­tet në zgjedhjen e degës së duhur, duke u dhënë mundësi të çregjistro­hen në një degë, në rast se fitojnë në një tjetër që e dëshirojnë më shumë. Këto, sipas tij, duhet të përfshihen në udhëzime të lehta e të zbatueshme, me qëllim që të shmangen problemet e një viti më parë. “Ne nuk mund të krijojmë situata të ngurta që t’u themi kandidatëv­e: tashmë jeni regjistrua­r dhe nuk lejohet të ndiqni një degë tjetër. Ne nuk pengojmë. Do të kërkojmë që në momente të caktuara të jetë sa më e hapur mënyra që studentët të vendosin për t’u regjistrua­r në një program a në një tjetër”. Transferim­i i studimeve nga një universite­t në një tjetër do të jetë një tjetër element i listës së kërkesave që rektori i UT- së do t’i bisedojë me MAS përpara publikimit të udhëzimeve për pranimet e reja.

 ??  ?? Rektori i UT- së, Mynyr Koni, dje gjatë konferencë­s për shtyp
Rektori i UT- së, Mynyr Koni, dje gjatë konferencë­s për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania