Panorama (Albania)

Ekspertiza: Punëtori i hashashit është vrarë

Plumb në kokë në Shëngjergj, i riu s’ka barut në duar

- TIRANE

Një provë e re shkencore mbështet dyshimet e Prokuroris­ë se ngjarja ku humbi jetën i riu Besnik Pudja, në një kapanon hashashi në Shëngjergj të Tiranës, ka qenë vrasje.

Mjekësia Ligjore ka dërguar në Prokurori analizën biokimike të “faktorëve plotësues” që u gjetën në duart dhe në rrobat e viktimës. Sipas analizës në fjalë, copëzat e lëndës së gjetur në duart dhe rrobat e 36- vjeçarit Besnik Pudja nuk janë barut arme, por mbeturina të cigares. Një grup ekspertësh ka kryer analizën, e cila në cilësinë e provës materiale i është dorëzuar Prokuroris­ë së Tiranës. Kjo e fundit, pasi ka shqyrtuar raportin në fjalë, ka vendosur që të pezullojë hetimet për mungesë të provave për autorin e vrasjes dhe t’ia delegojë dosjen Policisë për zbulim autori. Dyshimet kryesore të Prokuroris­ë janë se vrasja ka ndodhur për çështje që kanë të bëjnë me kultivimin e lëndës narkotike. Viktima mendohet se ishte financues dhe punëtor i lëndës narkotike që ishte mbjellë në atë zonë dhe që përpunohej në kapanonin ku ndodhi krimi. MISTERI I KRIMIT Në pamje të parë ciflat dhe mbetjet e gjetura në duart e viktimës dhe në rrobat e tij, bashkë me armën që ishte lënë pranë kufomës, u bënë shkak për ngritjen e një versioni paraprak për vetëvrasje. Por pozicioni i panatyrshë­m i plagës te viktima dhe analizimi i mbetjeve në duart e viktimës, i kanë dhënë një drejtim tjetër hetimit. Prokuroria e Tiranës, duke pasur dyshime për skenën e ngjarjes, e regjistroi që në fillim dosjen penale në hetim për akuzën e vrasjes. Dosja tashmë është konfirmuar me këtë akuzë, mirëpo nuk ka asnjë provë në lidhje me autorësinë e krimit. Nga ana tjetër, vonesa disamujore në përcaktimi­n e plotë të skenës së ngjarjes, duket se e ka vështirësu­ar edhe më tepër hetimin. VRASJA NË SHËNGJERGJ

Më 7 tetor 2016, rreth orës 15: 30, në vendin e quajtur fs- hati Kollagjesh, Besnik Petrit Pudja, 36 vjeç, banor në Shkozë- Tiranë, ishte gjetur i vrarë, brenda një kasolleje të improvizua­r. Grupi i hetimit ka shkuar në vendin ku bëhej fjalë dhe është konstatuar se në një kasolle me përmasa 40 x 18 metra, të rrethuar me llamarina, me derë, e pikërisht në ambientin e brendshëm të kësaj kasolleje, në mesin e saj, gjendej i shtrirë trupi i shtetasit Besnik Pudja ( njohur nga familjarët). Sipas hetuesve, trupi ishte i shtrirë me kurriz, me fytyrë lart, i gjakosur në pjesën e syrit të anës së majtë dhe në pjesën e kokës të anës së djathtë. Në pjesën e brendshme të këmbës të anës së majtë, në afërsi të gjurit gjendej një armë zjarri, model 56, kalibri 7.62 mm, me goditës të ngrehur, me kreher brenda saj e brenda krehrit kishte një fishek me kapsollë të goditur. Hetuesit kanë thënë më tej se në kasolle ndihej aroma e bimës narkotike, si ajo e kanabis sativa dhe ambienti ishte i përshtatur për tharje të kësaj bime. tr. so

 ??  ?? Pozicioni ku u gjet i vrarë Besnik Pudja
Pozicioni ku u gjet i vrarë Besnik Pudja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania