Panorama (Albania)

Vrasja e Çiços, Gjykata e Lartë: Ja pse u lirua oficeri i Policisë

-

TIRANE – Kur kanë kaluar gjashtë muaj nga momenti kur shpalli vendimin për lirimin nga qelia të oficerit të Policisë, Alban Trimi, Gjykata e Lartë zbardh arsyetimin e tij. Oficeri Trimi ishte dëshmitar okular në vrasjen e Elton Çiços, më 1 maj 2016, në një lokal në zonën e ish- Bllokut në kryeqytet. Sipas Prokuroris­ë, Trimi ishte në të njëjtën tavolinë me Çiçon dhe pas vrasjes ai dyshohet se zhduku nga vendi i ngjarjes një armë pistoletë dhe telefonin e viktimës. I dyshuar për veprat penale të “kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “shpërdorim­it të detyrës” dhe “armëmbajtj­es pa leje”, Trimi u la në masën e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apeli i Tiranës. Kjo masë u ndryshua nga Gjykata e Lartë, më 20 korrik 2016, ku ndaj tij u caktua masa “arrest shtëpie”. Në vendimin e zbardhur, një kopje e të cilit është siguruar nga gazeta, Gjykata e Lartë shprehet se Apeli ka gabuar kur ka lënë në fuqi masën ekstreme “arrest në burg” për të dyshuarin Trimi. “Gjykata e Apelit, në vendimmarr­jen e saj në caktimin e llojit të masës së përzgjedhu­r, nuk ka argumentua­r drejt se pse çdo masë tjetër sigurimi është e papërshtat­shme dhe pikërisht masa ekstreme e kërkuar nga organi i hetimit është e vetmja që duhej vendosur ndaj një personi të padënuar më parë”, shprehej Kolegji Penal. Më tej, Gjykata arsyetonte se Kolegji Penal, në vlerësimin e kritereve të veçanta të caktimit të masës së sigurimit, mban parasysh gjithashtu edhe faktin që nga ana e organit të akuzës janë marrë provat e nevojshme në lidhje me veprimtari­në e personit nën hetim dhe ai nuk mund të ndërhyjë në cenimin e tyre, e në këto kushte ajo nuk mund të ndikojë apo cenojë në çfarëdollo­j mënyre marrjen e provës nga ana e organit të hetimit. Gjykata e Lartë vlerësonte si të rëndësishë­m edhe faktin që shpjegimet e dhëna nga i dyshuari Trimi rreth autorëve të dyshuar të vrasjes, kanë çuar në identifiki­min e tyre. “Duhet theksuar tashmë se autori i veprës penale të vrasjes, së bashku me bashkëpunë­torin e tij janë identifiku­ar dhe ndaj tyre janë caktuar masa sigurimi. Personi nën hetim ka dhënë shpjegime rreth autorëve të dyshuar të krimit të vrasjes, thënie në bazë të të cilave është bërë i mundur identifiki­mi i autorëve të kësaj vepre penale”, argumenton­te Kolegji Penal. Dy personat e dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Elton Çiços, person me precedentë të mëparshëm penalë, dyshohet të jenë Jani Aliaj dhe R. M., për të cilët është caktuar një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë. ar. ba

 ??  ?? Pamje e kamerave nga momenti i vrasjes
Pamje e kamerave nga momenti i vrasjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania