Panorama (Albania)

VRASJA E TOROS

- VLORE/ ARMAND XHELILI

Një sherr mes tre të rinjve në Vlorë përfundoi me vrasjen e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi në lagjen "Partizani" pranë rrugës së spitalit, ku dy vëllezërit Klevis dhe Novruz Merkaj vranë me thikë 22vjeçarin Armando Rrapaj.

Sipas dëshmitarë­ve, tre të rinjtë kanë qenë në shoqërinë e njëri- tjetrit para se të ndodhte krimi, por papritmas ka nisur debati mes tyre dhe për rrjedhojë njëri prej vëllezërve ka nxjerrë një thikë duke e qëlluar të riun. Sipas dëshmive të mbledhura nga vendi i ngjarjes, kanë qenë vetë banorët që e transportu­an të plagosurin në spital me makina private. Burime nga spitali bënë të ditur se 22vjeçari Armando Rrapaj kishte mbërritur i gjallë, por ai kishte marrë goditje në zemër me thikë, që i ka prekur arterien kryesore e për pasojë pas 15 minutash në sallë të operimit humbi jetën.

Policia e sinjalizua­r për ngjarjen mbërriti në vendngjarj­e dhe arrestoi brenda një kohe të shkurtër 27- vjeçarin Klevis Merkaj, ndërsa disa orë më pas arriti të kapte edhe vëllain e tij, Novruz Merkaj, 20 vjeç. Në ambientet e spitalit u vu re prezencë e madhe e familjarëv­e të të dyja palëve, qoftë viktimës edhe autorëve pasi, sipas burimeve nga Policia e Vlorës, ata kishin lidhje krushqie me njëritjetr­in. Përkatësis­ht, dy vëllezërit Merkaj janë të mar- tuar me dy kushërirat e viktimës. Paraprakis­ht policia dyshoi se ka qenë një borxh i pakthyer shkak i ngjarjes që i mori jetën të riut, por pas hetimeve dhe dëshmive të dhëna nga të afërmit e viktimës dyshohet se shkak ishte një motiv banal, ku dy vëllezërit kundërshto­nin raportin e dashurisë së motrës së tyre ( vajza e njerkut). Kjo e fundit kishte një lidhje me kushëririn e viktimës së djeshme, i cili ndodhej në burg. Për këtë shkak, vëllezërit Merkaj kërkonin që çifti të ndahej dhe ndërkohë dyshohet se ata debatonin edhe me 22vjeçarin, duke i kërkuar atij të ndikonte te kushëriri që të linte të qetë vajzën. Policia bëri të ditur se nuk përjashtoh­en as pista të tjera dhe se për këtë po hetohet. Pas marrjes së lajmit se i riu ndërroi jetë, nëna dhe motra e të nd- Policia e Vlorës është duke hetuar për vrasjen e tri ditëve më parë, ku mbeti viktimë Refit ( Jetnor) Toro. Aktualisht, grupi i hetimit është përqendrua­r te dëshmia e mikut të 32vjeçarit, i cili ka qenë në makinë bashkë me të. Çdo element i specifikua­r prej tij sa i përket momentit të ngjarjes mund t'i shërbejë hetimit dhe identifiki­mit të autorit. Gjithashtu po studiohen kamerat e sigurisë së një perimetri të caktuar ku ka lëvizur Toro me makinë, nga ku do të verifikohe­n të gjitha mjetet e dyshimta. Refit Toro dyshohet se u ekzekutua për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Vrasësit janë profesioni­stë, pasi nuk kanë lënë asnjë gjurmë në vend, madje as gëzhoja. jerit pësuan gjendje të fikëti në ambientet e spitalit. Është dashur ndërhyrja e bluzave të bardha për qetësimin e situatës dhe shëndetit të të afërmve.

Në një dëshmi nga vendi i ngjarjes nga një shitëse dyqani, tre të rinjtë rrinin zakonisht së bashku në lagje. "I pamë edhe sot së bashku. Nuk di çfarë ndodhi, por i dëgjuam teksa debatuan dhe më pas njëri prej tyre ra përtokë. E çuan në spital, por më pas mësuam se kishte ndërruar jetë", u shpreh një banore e lagjes ku ndodhi ngjarja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania