Panorama (Albania)

HYSI, MINISTËR NË PERIUDHËN ' 91-' 92

-

DURRES- Bie nga kati i shtatë teksa po krasiste disa pemë dekorative në ballkon, humb jetën tragjikish­t ishministr­i i Rendit, Vladimir Hysi. Sipas Policisë, ai është rrëzuar aksidental­isht nga ballkoni i apartament­it të motrës së tij, i cili ndodhet te "Shkëmbi i Kavajës". Dyshohet se 65- vjeçari ka qenë duke u përkujdesu­r për disa palma e lule të tjera dekorative që ndodheshin në ballkonin e apartament­it dhe ka humbur ekuilibrin, duke rënë nga kati i shtatë i pallatit. Për pasojë, ai ka gjetur vdekjen e menjëhersh­me nga plagët e shumta të marra në trup dhe kokë. Policia bëri të ditur se ngjarja ndodhi dje rreth orës 13: 00, në lagjen mr. 13, te "Shkëmbi i Kavajës". "65- vjeçari ka qenë Vladimir Hysi ka qenë ministër i Rendit Publik nga dhjetori i vitit 1991 deri në prill të 1992. Pasi e mbajti për rreth një vit këtë post, ai u zëvendësua nga Bashkim Kopliku. Vladimir Hysi është arrestuar më 5 mars 1996 me akuzat e krimeve kundër njerëzimit, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Ai u dënua me 1.5 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit, ndërsa Gjykata e Kasacionit atëherë i hodhi poshtë akuzat, duke e shpallur të pafajshëm. në banesën e motrës së tij dhe është ngjitur në një shkallë te ballkoni për të prerë degët e pemëve dekorative të mbjella në vazo. Por ai është rrëzuar duke rënë nga lartësia, e për pasojë ka humbur jetën. Nga hetimet paraprake dyshojmë se ai ka humbur ekui- librin. Rënia nga lartësia ( kati i shtatë) dhe përplasja në tokë ka qenë fatale për 65- vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve të marra. Kanë qenë disa banorë të zonës që e gjetën dhe lajmëruan policinë. Vladimir Hysi ka qenë ministër i Rendit Publik nga dhjetori i vitit 1991 deri në prill të 1992", bëri të ditur Policia. Grupi hetimor që mbërriti në vendin e ngjarjes po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pavarësish­t se të dhënat paraprake tregojnë për një ngjarje aksidental­e, policia bëri të di- tur se është duke hetuar, ndërkaq kanë marrë në pyetje edhe të afërmit e viktimës, të cilët kanë dhënë versionin e tyre rreth ngjarjes. Sipas dëshmisë së dhënë prej tyre, 65vjeçari ishte nisur i vetëm dje me makinë nga Tirana dhe ka shkuar te shtëpia e pushimit të së motrës. Në banesë nuk ka qenë askush. Por policia pas sinjalizim­it të dhënë është ngjitur dhe ka gjetur në ballkon shkallët e rënë, gërshërët me të cilat ai ka tentuar të pastronte degët e thata të palmave që ishin vyshkur nga moti i keq i këtyre ditëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania