Panorama (Albania)

Rrezikoi burg për dëmshpërbl­imin, e shpëton amnistia

Paulin Maçaj: Qeveria s’të jep paratë e përmbytjes, nëse bën zë të fut në burg

- SHKODER/

Protestoi dy vite më parë duke kërkuar t’i lëvrohej masa e dëmshpërbl­imit që ka caktuar komisioni i verifikimi­t për përmbytjen e vitit 2010- 2011 në Shkodër, por prej asaj kohe është sorollatur dyerve të policisë, prokuroris­ë e gjykatës.

Paulin Maçaj u paraqit dje në Gjykatën e Shkodrës. Ai kishte marrë fletëthirr­jen, pasi në ngarkim të tij do të nisnin seancat gjyqësore për “protestë të paligjshme”. Fatmirësis­ht, atë e shpëtoi amnistia. Këtë fakt ai e mori vesh vetëm dje në gjykatë, ndërkohë që mjaft i revoltuar ai akuzon qeverinë, e cila sipas tij nga njëra anë nuk të jep paratë e dëmit, e nga ana tjetër të çon në burg nëse ngre zërin për paratë e tua.

Z. Maçaj, pse keni ardhur sot në gjykatë?

Po çfarë të them... Jam para drejtësisë sepse kërkoj drejtësi. Kjo është e gjitha. Nuk kërkoj gjë tjetër veçse një të drejtë timen, dëmshpërbl­imin e përmbytjev­e 2010- 2011. Këto dëmshpërbl­ime nuk i kemi marrë ne banorët e Dajçit dhe për këtë kemi protestuar për të drejtën që na takon. Në vend të dëmshpërbl­imeve tentuan të na japin burgun, por nuk trembemi.

Po për çfarë ju kanë akuzuar?

Para dy viteve organizuam disa protesta për dëmshpërbl­imet e përmbytjev­e. Fillimisht e kemi nisur me protesta paqësore në fshatra dhe më pas duke parë se nuk kishte asnjë reagim nga qeveria, e përshkallë­zuam. Në vitin 2015 zhvilluam një protestë te Harku i Bërdicës në rrugën Shkodër- Tiranë. Sipas Policisë, paskemi bllokuar rrugën, por në fakt nuk ka ndodhur kjo gjë. Çfarë ndodhi më pas? Më arrestuan duke më akuzuar për protestë të paligjshme, kur në fakt ne po kërkonim të drejtën tonë. Më liruan pas 2 ditësh se s’kishin asnjë arsye. Pas dy vitesh nga ajo histori, Prokuroria e Shkodrës rihap çështjen dhe e sjell në gjykatë. Një paradoks total ky. Mirë që s’na japin lekët, por tentojnë të të çojnë në burg nëse bëjmë dhe i kërkojmë ato.

Çfarë ndodhi sot në seancën gjyqësore ndaj jush?

Në fakt, nuk ndodhi asgjë sepse çështja u pushua. U futën bashkë me avokatin tim dhe qëndruam shumë pak se gjykata e pushoi çështjen. Kjo ndodhi falë amnistisë së fundit që është bërë sepse në të kundërt, siç e kanë nisur, mund të kish- te vazhduar kjo histori. Faleminder­it amnistisë se nuk e di çfarë do të ndodhte.

Çfarë kërkoni ju nga qeveria?

Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër, veçse të na japin dëmshpërbl­imet që na takojnë sepse përmbytjet e 2010- 2011 kanë ardhur nga shkaqe njerëzore dhe jo natyrore. Duam vetëm atë që na takon. Qeveria na i mori paratë për energjinë elektrike. Kemi paguar edhe kamatëvone­sat. Shumë prej familjeve janë zhytur në borxhe. Qeveria e mori dëmin e vet, ndërsa ne nuk na shlyen atë që na ka borxh për dëmin që na është shkaktuar.

Keni dijeni se sa familje janë të prekura nga përmbytjet?

Në total janë 13600 familje të përmbytura në zonën e Shkodrës, bashkë me disa shtëpi në Malësinë e Madhe. Të gjitha këto familje kanë pësuar dëme të mëdha nga përmbytjet dhe kanë pasur secila thuajse nga dy metra ujë në banesë. Shumë prej tyre kanë humbur pasurinë dhe e kanë nisur nga zero.

Kryeminist­ri është shprehur se janë shlyer dëmshpërbl­imet e përmbytjev­e...

Nuk është e vërtetë ajo çfarë thotë Kryeminist­ri se e kam dëgjuar. E vërteta është se na janë dhënë vetëm 49 për qind e dëmit që është bërë në bujqësi. Kemi për të marrë edhe 51 për qind të dëmit në bujqësi dhe po ashtu, dëmet e shkaktuara në banesa dhe orendi shtëpiake, si dhe në bimët dekorative. Këto nuk i kemi marrë.

Ju çfarë dëmesh keni pasur?

Jo unë, por të gjithë jemi dëmtuar. Zyrtarisht, sipas Komisionit të Vlerësimit, dëmi është përllogari­tur në total në 13 milionë lekë të vjetër. Realisht, dëmi është më i madh. Nga shuma totale kam marrë një pjesë të papërfills­hme. Kështu si unë janë të gjithë.

 ??  ?? Paulin Maçaj, dje në Gjykatën e Shkodrës
Paulin Maçaj, dje në Gjykatën e Shkodrës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania