Panorama (Albania)

Policia kontrolle masive në rrugë, lokale e makina

-

TIRANE - Prej dy ditësh, Policia e Shtetit ka vënë në zbatim një plan veprimi, me shërbime me uniformë e civilë, për kryerjen e kontrollev­e të befasishme, në rrugë, lokale dhe makina. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, plani i masave është ndërmarrë me qëllim kapjen e personave të kërkim, atyre që lëvizin me armë, si dhe për parandalim­in e goditjen e trafikut të lëndëve narkotike. Në disa pika, të cilësuara strategjik­e, janë vendosur në shërbim çdo mbrëmje forca të shumta Policie, që verifikojn­ë çdo automjet që u duket i dyshimtë, duke bërë kontroll të mjetit dhe kontroll fizik të personave që ndodhen në makinë. Policia tha dje se kontrolle të befasishme janë kryer në të gjithë vendin, duke kapur armë e drogë, si dhe duke arrestuar disa per- sona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. "Plani i masave ka të bëjë me kapjen e personave që qarkullojn­ë me armë, personave në kërkim, parandalim­in dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, etj. Janë kryer kontrollet në akset rrugore nacionale, në qytete, në makina, automjete e lokale", tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit. Ndërsa mësohet se vetëm gjatë 12 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë ushtruar kontrolle në 1289 automjete, në 176 lokale dhe janë verifikuar rreth 1500 shtetas. Gjithashtu janë sekuestrua­r dy armë zjarri dhe një sasi lënde narkotike. Policia e Shtetit njoftoi dje se këto kontrolle të befasishme do të vijojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, dhe synimi është goditja e paligjshmë­risë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania