Panorama (Albania)

Tre të rinj përplasen me policinë, dy të plagosur

-

Tre të rinj të përfshirë në një konflikt të ashpër fizik, janë përplasur edhe me forcat e rendit që kanë shkuar në vendngjarj­e të lajmëruar nga dëshmitarë­t. Dy persona kanë mbetur të plagosur, dy të tjerë kanë arritur të largohen, ndërsa njëri është vënë në pranga, edhe pse duke kundërshtu­ar me forcë shoqërimin e tij nga efektivët e rendit. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së të hënës, në afërsi të një banke, pranë Unazës së Re në Tiranë. Gjithçka ka nisur pas fërkimit të dy makinave dhe më pas sherri është zhvendosur në rrugë, ku ka ndodhur përplasja fizike mes të rinjve. Tre personat që ndodheshin në njërin mjet, kanë rrahur duke përdorur shkopinj bejsbolli dhe përforcues grushti, dy personat që ndodheshin në mjetin tjetër. Madje, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shoku i tij ka marrë disa plagë të lehta. Ngjarja që ka zgjatur disa minuta në rrugën "Lani Ligori", është denoncuar në Polici nga disa kalimtarë të rastit. Autorët e kësaj ngjarjeje, pavarësish­t mbërritjes së policisë, kanë vijuar të ushtrojnë dhunë ndaj dy të dëmtuarve, madje janë konfrontua­r fizikisht edhe me efektivët e rendit. Dy prej tyre, shtetasi Ndriçim Shima, 21 vjeç dhe 29-vjeçari me iniciale G. R. kanë arritur të largohen me vrap, duke u shpëtuar prangave. Ndërsa bashkëpunë­tori i tyre, 27vjeçari Kreshnik Ferrollari, është ndaluar nga efektivët e Komisariat­it nr. 6, megjithatë ka vijuar t'i kundërshto­jë, duke dëmtuar edhe njërin prej mjeteve të Policisë që ndodhej në vendngjarj­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania