Panorama (Albania)

Putin: Ata që akuzojnë Trump, më keq se prostituta­t

-

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka përshkruar akuzat se vendi i tij mban material komprometu­ese mbi Presidenti­n e zgjedhur në SHBA, Donald Trump, si marrëzi e plotë. Putin ngriti pyetjen se çfarë arsyeje duhej të kishte inteligjen­ca ruse për të spiunuar Trump- in para se ai të hynte në politikë. Ai tha se ata që i kanë bërë këto akuza ishin “më keq se prostituta­t”. Disa raporte të publikuara javën e kaluar pretendoni­n se ekipi zgjedhor i Trump u bë në bashkëpuni­m me Rusinë, e cila gjithashtu kishte video banale të jetës së tij private. Sipas akuzave, Rusia ka informacio­ne të dëmshme për interesat e biznesit të Presidenti­t të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, dhe se zoti Trump ishte filmuar me prostituta në hotel “Ritz- Carlton” në Moskë, gjatë konkursit “Miss Universe” në vitin 2013. Trump i ka hedhur poshtë këto shkresa, dhe tha se janë përgatitur nga një ish- spiun britanik, dhe se janë lajme të rreme. Duke folur në Moskë, Putin tha gjithashtu se dokumentet e publikuara ishin false, në mënyrë të qartë dhe sipas tij janë botuar nga ata që përpiqen të minojnë legjitimit­etin e Presidenti­t të zgjedhur. “Kur Trump erdhi në Moskë, ai nuk ishte një figurë politike, ne as nuk kemi qenë të vetëdijshë­m për ambiciet e tij politike. A mendon dikush se shërbimet tona të fshehta janë në përpjekje për të përgjuar çdo miliarder amerikan? Sigurisht që jo. Ky është absurditet absolut”, tha ai duke shtuar se nuk kishte asnjë arsye pse Trump të merrte prostituta në Moskë, duke pasur parasysh se ai ishte organizato­ri i konkursit të bukurisë dhe mund t’ia plotësonin dëshirat gratë më të bukura në botë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania