Panorama (Albania)

Lavrov flet për luftë të re në Ballkan: BE ta ndalojë

“Policia e Kosovës s’duhej të ishte në Veri, shkelën paktin”

-

Për konfliktin Kosovë- Serbi mbi trenin dhe provokimet e tjera, të cilat janë bërë gjatë ditëve të fundit nga Serbia, ka reaguar ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili për herë të parë ka përmendur fjalën luftë.

Ministri i Jashtëm rus tha të martën se një luftë e re në Ballkan duhet të shmanget, dhe se forcat e Policisë shqiptare nuk duhet të ishin në pjesën veriore të Kosovës. Duke folur gjatë konferencë­s së tij vjetore për shtyp në Moskë, Lavrov tha se “Forcat e shqiptarëv­e të Kosovës nuk duhet të ishin të pranishme në Veri të Kosovës dhe Metohisë, e cila është e banuar nga serbët”, tha ai, duke komentuar edhe “një luftë në Ballkan”. “Unë shpresoj se gjithkush e kupton se një konflikt i ri i armatosur në Ballkan nuk duhet të lejohet të ndodhë”, theksoi Lavrov. Treni provokues me simbole nacionalis­të serbe, figura fetare, i lyer me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrime­t “Kosova është Serbi” në 20 gjuhë të botës, ishte prodhuar në Rusi. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste të hënën me mediat lokale, ka thënë se Serbia dëshiron të sillet me pjesën veriore të Kosovës ashtu siç ka bërë Rusia me Krimenë, ku futi ushtrinë dhe aneksoi gadishulli­n nga Ukraina, duke lënë të kuptohet edhe mbi mundësinë e këshillimi­t nga Rusia për këtë hap të Serbisë. Por serbët po sillen sikur janë shqiptarët e Kosovës ata që u kanë rënë shumë në qafë atyre, madje po bëjnë përpjekje me një aktrim të shëmtuar, për t’u shfaqur sikur janë të rrezikuar prej shqiptarëv­e të Kosovës. Rusia ka qëndruar tradiciona­lisht në anën e Serbisë. Lavrov tha se tensionet janë rritur në mënyrë drastike në Ballkan dhe theksoi se ai është në kontakt me Beogra- din. “BE duhet të qetësojë këtë situatë dhe të veprojë në mënyrën që është arritur marrëveshj­a mes Serbisë dhe Kosovës, me ndërmjetës­imin e Brukselit”, tha ai. “Marrëveshj­et flasin për lirinë e lëvizjes dhe që Policia e Kosovës nuk duhet të jetë e pranishme në Veri”. Sipas Lavrov, “tensionet janë shkaktuar nga politikat e atyre që po imponojnë të ashtuquajt­urat vlera europiane” mbi kombet në Ballkan. Sa për Presidenti­n serb, Tomisllav Nikoliç, i cili përmendi dërgimin e Ushtrisë në Kosovë, megjithëse mediat reaguan kundër tij me titujt “President, shkoni ju në luftë, ne duam paqe”, ka vazhduar edhe të martën me të njëjtën retorikë agresive. Nikoliç tha se ai do të dërgojë Ushtrinë në Kosovë, sepse ky është qëndrimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Serbia do të mbrojë serbët në Kosovë dhe Metohi. Ky është qëndrimi i Qeverisë dhe Presidenti­t. Dhe ajo që unë kam thënë se do të dërgojmë ushtrinë në Kosovë është qëndrim i Këshillit për Sigurinë Kombëtare”, ka thënë Nikoliç, duke shtuar se po qe nevoja edhe ai vetë do të bashkohej me djemtë në ushtri.

 ??  ?? Sergei Lavrov
Sergei Lavrov

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania