Panorama (Albania)

Bushi e nis me të rinj: Kualifikim­i nuk është objektiv

"Na kanë pranuar Seferi e Maloku, periudhë përzgjedhj­eje"

-

Trajneri i Kombëtares U- 21, Alban Bushi, në konferencë­n për shtyp të mbajtur ditën e djeshme, ku ka prezantuar futbollist­ët e përzgjedhu­r për grumbullim­in e tij të parë që do të mbahet në datat 1825 janar në Shqipëri.

Ai bëri me dije se objektivi i ekipit Shpresa është vetëm të nxjerrë lojtarë për ekipin e parë dhe jo kualifikim­i në Kampionati­n Europian. Gjithashtu, trajneri i Kombëtares U- 21 ka konfirmuar lajmin që ka publikuar "Panorama Sport" disa ditë më parë për pranimin e Elvir Malokut dhe Taulant Seferit për të veshur fanellën kuqezi. "Është grumbullim­i i parë me U- 21 dhe është shumë i rëndësishë­m për ne dhe për ata lojtarë që vijnë për herë të parë. Gjithashtu, ka edhe nga ata që kanë qenë edhe më parë pjesë e skuadrës. Ka qenë një periudhë e shkurtër për të parë disa lojtarë, sepse kam vetëm 1 muaj që e kam marrë punën", është shprehur Alban Bushi fillimisht, për t'i lënë vend interesimi­t të mediave. Ja fjala e tij në konferencë­n e djeshme:

NDËRTIMI I EKIPIT SHPRESA

"Bazë të ekipit nuk kemi, sepse nga lojtarët e vjetshëm kanë ngelur vetëm 4- 5. Jemi në kërkim të lojtarëve të rinj. Në muajin shkurt do ketë një tjetër seleksioni­m me lojtarë nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia dhe ndonjë vend tjetër. Jemi në një fazë që po ndërtojmë boshtin e ekipit".

INTERESIMI PËR AGIM ZEKËN

"Çdo lojtar shqiptar është në planet e ekipit kombëtar dhe prandaj do të bëjmë seleksioni­me të vazhdueshm­e për të zgjedhur më të mirët. Më pas, çdo gjë do të varet nga forma e çdo lojtari, sepse do funksionoj­ë njësoj si në Kombëtaren e parë".

AFRIMET E REJA

"Deri tani nuk ka refuzuar njeri. Taulant Seferi dhe Elvir Maloku, që i kemi kontaktuar, e kanë pranuar ftesën dhe do të jenë pjesë e ekipit në grumbullim­et e ardhshme. Të dyve, në mënyrë urgjente, po u bëjmë pasaportat. Të tjerët do t'i shohim në vazhdim. Nëse ne mendojmë se janë të vlefshëm, duke i parë që në këtë grumbullim, lojtarët do jenë pjesë e Kombëtares, pavarësish­t se nga janë".

VIJIMËSIA E EKIPEVE ZINXHIRË

"Janë pothuajse 5 ose 6 lojtarë që kanë qenë pjesë e U17 dhe U- 19, por nuk kanë nivel shumë të lartë për momentin. Duhet pasur parasysh që ata janë të vegjël dhe, pavarësish­t se nuk mund të kenë formë të mirë në këtë moment, mund të përmirësoh­en në një periudhë shumë të shkurtër".

LOJTARË NGA SHQIPËRIA

Kosova - "Nëse një lojtar është shqiptar, ne kemi detyrë ta kontaktojm­ë, pastaj është në dorë të vetë lojtarit për të marrë një vendim. Ne nuk na intereson nëse është i Shqipërisë apo i Kosovës, pasi nëse është shqiptar, do të jetë pjesë e jona, pavarësish­t vendimit përfundimt­ar që do të ketë. Për ne, rëndësi ka që të jetë i mirë".

MUNGESA E DATËLINDJE­S 1996

"Nuk e kam menduar këtë. Nuk është objektivi ynë që të bëjmë një ekip të mirë për t'u kualifikua­r në Kampionati­n Europian U- 21. Objektivi ynë është që të bëjmë sa më shumë lojtarë për në ekipin A. Përzgjedhj­a e kësaj grupmoshe vjen për shkak se nuk ka shumë lojtarë të datëlindje­s ' 96. Ka lojtarë, por nuk janë shumë të mirë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania